E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
E keni kaluar tashmë Covid-19? Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë në SHBA, kanë pak lajme të mira, pas kalvarit të vuajtjeve që mund të keni përjetuar. Një studim i ri tregon se pacientët të cilët shërohen nga një infeksion i koronavirusit të ri, kanë nevojë vetëm për një dozë nga vaksinat anti-Covid që janë aktualisht në dispozicion, për të arritur një mbrojtje të plotë gjatë pandemisë.
Por fatkeqësisht, rezultatet gjithashtu tregojnë se ky imunitet ndaj Covid-19 nuk mund të zgjasë përgjithmonë, dhe të gjithë mund të kenë nevojë për marrjen e dozave përforcuese në të ardhmen.
Studimi i botuar në revistën ?ACS Nano?, i shtohet një hulumtimi të mëparshëm, që zbulon se ata që e kanë kaluar tashmë Covid-19, kanë nisur ndërtimin e një mbrojtjeje imunitare kundër virusit.
Në ato raporte, shkencëtarët zbuluan se pacientët me koronavirus fillojnë që të prodhojnë antitrupat e tyre për të luftuar infeksionin, dhe krijojnë gjithashtu qeliza të kujtesës, të cilat mbajnë një rekord të sëmundjeve të vjetra, në mënyrë që sistemi imunitar të dijë si t?i luftojë ato në të ardhmen.
Të dyja vaksinat e Pfizer-BioNTech dhe Moderna, kanë një efektshmëri në nivelin 95
për qind. Që të dyja ato përdorin mARN, për të shkaktuar një përgjigje imune tek të vaksinuarti. Sistemi imunitar fillon që të prodhojë antitrupa, të cilat synojnë vendin e
lidhjes së receptorëve të proteinës virale që rrethon nga jashtë SARS-CoV-2 (RBD).
Ajo proteinë, është mënyra që përdor virusi për t?u bashkuar me qelizat njerëzore, dhe
për të infektuar trupin e njeriut. Për njerëzit që nuk janë prekur nga Covid-19, dy doza
të këtyre vaksinave, sigurojnë imunitet të mjaftueshëm për të parandaluar shfaqjen e simptomave. Gjithsesi, autorët e studimit thonë se ka pasur deri më tani disa prova klinike që përfshijnë vaksinat, dhe mbi njerëzit që janë shëruar nga Covid-19.
Një dozë e dytë nuk sjell ndonjë mbrojtje shtesë tek ata që e kanë kaluar Covid-19
Dr Oto Jang dhe ekipi i tij, vendosën që të krahasonin nivelet e antitrupave tek njerëzit me dhe pa një infeksion paraprak me Covid-19, me ata që kishin marrë ose 1 ose 2 dozat e vaksinave Pfizer apo Moderna. Autorët e studimit, e nisën studimin duke ekzaminuar 28 persona që nuk janë prekur asnjëherë nga koronavirusi.
Rezultatet tregojnë se një dozë nga secila prej vaksinave, krijonte niveleve të ngjashme të antitrupave me ato tek të prekurit nga Covid-19 në formën e lehtë. Megjithatë doza e tyre e dytë, krijoi një përgjigje me antitrupave, që është më afër pacientëve që kanë përjetuar një formë të rëndë të sëmundjes.
Ekipi testoi më pas 36 persona që ishin prekur nga Covid-19 para vaksinimit të tyre. U vu
re se tek këta pjesëmarrës, një dozë vaksine prodhoi një përgjigje të barabartë me atë të një pacienti me Covid-19 me simptoma të rrezikshme për jetën. Për më tepër, një dozë e dytë e vaksinës nuk siguroi ndonjë mbrojtje të shtuar kundër Covid-19.
Po sa kohë do të zgjasë kjo mbrojtje?
Autorët e studimit, vërejnë se ekspertët janë ende të pasigurt se për sa kohë do të zgjasë mbrojtja e këtyre vaksinave, teksa pandemia po vazhdon. Por gjetjet e studimit të tyre, tregojnë se nivelet e antitrupave fillojnë të bien pas marrjes së dozës së dytë.
Pas 85 ditësh, marrësit e vaksinave humbin rreth 90 për qind të antitrupave SARS-CoV-2 të krijuara nga sistemi i tyre imunitar. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se vaksinat anti-Covid janë të mira vetëm për 3 muaj.
Por ekipi paralajmëron se në të ardhmen mund të jenë të nevojshme doza shtesë përforcuese, pavarësisht nëse jeni prekur apo jo nga Covid-19. Studimet e mëparshme, kanë sugjeruar se ata që janë prekur nga një formë e lehtë e koronavirusit, mund të kenë mbrojtje nga Covid-19 për gjithë jetën e tyre.
Megjithëse këta njerëz do të humbisnin shumë shpejt shumicën e qelizave të tyre antitrup-prodhuese pas vaksinimit, këto studime tregojnë se trupi i njeriut ruan gjithsesi një rezervë
të vogël të tyre në palcën e kockave.
Këto qeliza do të mblidhen atje, të gatshme për të prodhuar sërish antitrupa nëse rikthehet virusi. Ekipi i Universitetit të Kalifornisë, beson se shkencëtarët do të duhet të kryejnë më shumë teste me qelizat T njerëzore, përpara se ta dinë me siguri nëse popullatës do t?i duhet një raund i tretë vaksinimi kundër Covid-19./CNA.al
Tre dekada më parë erdhi në Shqipëri Eksarku Patriarkal, Epi...
Nga Dan Mclaughlin “National Riview”Të shtunën e shkuar u nj...
Nga John Connelly “History Extra”Shtetet moderne kanë lindur...
Nga Adrien Pécout “Le Monde”Pavarësisht nëse dëgjoni fjalime...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Në vjeshtën e vitit 2017, CNN, ...
Nga Philip Stephens, “Financial Times”Epoka e internacionali...
Është e vështirë të thuash nëse kujtesa fotografike ekziston...
Nga Cesare Martinetti “Huffington Post Italia”Vladimir Luzhg...
Nga Filippa Lentzos & Gregory Koblentz “The Conversation”A d...
Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famsh...
Nga Tim O’Donnell “The Week”Gazsjellësi shumë i diskutueshëm...
Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famsh...
Himnet kombëtare marrin një vëmendje të pazakontë në turnetë...
Edhe pse Vladimir Putin është një nga burrat më të pushtetsh...
Nga Daniel DePetris “The Spectator”Takimi midis presidentit ...
Nga Jennifer Mathers “The Conversation”Askush nuk pret ndonj...
Nga Igor Pellicciari “Formiche.net”Më 8 qershor, një muaj pë...
“The Straits Times”Me mefshtësinë e tij në procesin e zgjeri...
Ai quhet ndonjëherë si shteti më i vogël në botë, por nuk ës...
Në pamje të parë, historia njerëzore mund të duket si një ka...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...