"Mos kalo nga kjo rrugë"/ Si nisi konflikti mes dy vëllezërve në Kavajë që përfundoi në vrasje
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Sot është një simbol i famshëm i Britanisë së Madhe, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO -s që nga viti 1988. Por kur u ngrit në vitin 1080, ishte sinonim i shtypjes së huaj.Në fakt në fillim Kulla e Londrës ishte fortesa e ndërtuar me porosi të Uilliam Pushtuesit, Duka i Normandisë.
Pasi mundi Haroldin, mbretin e anglosaksonëve, në Betejën e Hastings në vitin 1066, padronit të ri të ishullit iu desh të ruante kontrollin dhe të shtypte çdo rebelim. Kulla e parë (e quajtur Kulla e Bardhë që nga shekulli i 13-të, dhe aktualisht ndërtesa kryesore e kompleksit) kishte pikërisht këtë synim:të ruante qasje në lumin Tamiz dhe t?u kujtonte të gjithëve fuqinë normane.
Teksa i është nënshtruar riparimeve të vazhdueshme, Kulla është përdorur gjithmonë, dhe tregon ende sot të gjithë qëndrueshmërinë e saj. Kjo është arsyeja pse aty ruhen xhevahirët e Kurorës Angleze. Por në të kaluarën Kulla ka qenë një pallat mbretëror, arkiv shtetëror, dhe në disa raste një burg nga i cili ishte e pamundur arratisja.
Burgu i armiqve të Kurorës Britanike
Për një kohë të gjatë britanikët e panë me respekt kullën që dominonte horizontin mesjetar të Londrës. Hyrja në të ndodhej në katin e dytë nga tre katet gjithsej. Por shkallët mund të hiqeshin me shpejtësi në rastin e një sulmi.
Një shembull i shkëlqyer i arkitekturës mesjetare me funksione të dyfishta ushtarake dhe politike, Kulla e Londrës u rrethua disa herë. Por famën më të madhe e fitoi si burg dhe jo si fortesë. Këtu janë burgosur armiqtë e shtetit (Tomas Mor, u burgos në vitin 1534 dhe më pas iu pre koka), apo të afërm të sikletshëm të familjes mbretërore:Ana Bolena, gruaja e dytë e Henrit VIII, së cilës po ashtu iu pre koka në kullë, si dhe Kethtrin Hauard dhe Ledi Xhejn Grej. Në tërësi, në kullë janë burgosur 4 mbretëresha të Anglisë dhe vetëm njëra, Elizabeta I (e burgosur nga Meri Gjakatarja), doli gjallë prej andej.
Por viktimat më të shquara të kullës ishin dy princat Eduard dhe Riçard, djemtë e Eduardit të IV të Jorkut. Ato ishin kohët e errëta të Luftës së Trëndafilave dhe vëllezërit e vegjël, përkatësisht 12 dhe 9 vjeç, u mbyllën në kullë në vitin 1483. Për fatin e tyre nuk pati më asnjë lajm.
Nuk ka prova të sigurta se ata u vranë në kullë. Megjithatë kulla u quajt më vonë Kulla e Përgjakshme. Për ata që burgoseshin në Kullën e Londrës, vdekja mund të ishte një çlirim. Gai Fouks, atentatori që u përpoq të hidhte në erë Mbretin Xhejms I dhe deputetët në vitin 1605, u torturua për 2 ditë rresht para se të ekzekutohej.
Stolitë e monarkisë
Kulla është modifikuar shumë herë. Si kala doli jashtë funksionit me përhapjen e topave, por vazhdoi të ishte një nga vendet simbol të fuqisë së Anglisë. Ishte rezidenca mbretërore deri në shekullin e VII, dhe vendndodhja e thesarit të Madhërisë së Tij deri në fillim të shekullit XIX.
Pastaj ishte një kopsht zoologjik privat deri në vitin 1835. Ndërkohë, vazhdoi të mbante brenda garnizone ushtarësh dhe depo armësh, dhe që prej vitit 1303 stolitë e Kurorës. Kur një hajdut i vodhi ato nga Abej Uestminster, u zhvendosën në atë që besohej të ishte vendi më i sigurt në mbretëri.
23.578 objekte të çmuara, përfshirë diamante, ar dhe gurë të çmuar të grumbulluar nga sovranët anglezë gjatë shekujve, ndodhen ende në Kullën e Londrës, të ekspozuara edhe për sytë e turistëve. Në të kaluarën ato ishin edhe më shumë, por një pjesë e konsiderueshme e koleksionit u shpërnda gjatë viteve të luftës civile dhe Republikës, në shekullin XVII.
Por po aq të famshëm sa fortesat janë edhe rojet e saj, Beefeaters, me uniformën e tyre tipike të kuqe. Ata e kanë marrë këtë emër për shkak të dietës së tyre tradicionale me bazë mishi. Në fakt mbetet ende një pozicion prestigjioz dhe i mirë-paguar, edhe pse privilegjet e të kaluarës janë vetëm një kujtim i largët. Më shumë sesa roje, Beefeaters punojnë tani si guida turistike.
Peripecitë e Urës së Londrës
Nga dritaret e Kullës mund të shihni Urën e Londrës, një tjetër simbol ikonë i qytetit, e ndërtuar shumë më vonë. Ura e Londrës u hap për herë të parë më 1 gusht 1831. Në ceremonimori pjesë edhe familja mbretërore, që ofroi një banket në një pjesë të strukturës.
Por Ura e Londrës, nisi të fundosej me 3 centimetra në vit. Ndaj në vitin 1968, iu shit një biznesmen amerikan, që e çmontoi tullë pas tulle dhe e rindërtoi në Arizona, ku u bë atraksioni i dytë turistik në atë shtet pas Kanionit të Madh. Ndërsa një urë tjetër e Londrës u ndërtua dhe përurua në vitin 1973. / Focus ? Bota.al
Nga Jeffrey Scott Shapiro “Wall Street Journal”A kanë qenë j...
Nga Nicola Ianuale“Vanilla Magazine”Në vitin 1975 Kamboxhia ...
Të gjithë mund të kemi qenë në ndonjë moment të jetës të fik...
“Unë nuk jam aspak përgjegjës për këtë gjak që po derdhet; j...
Nga Emily Tamkin “New Statesman”Pasi u përurua në detyrë në ...
Nga Nancy Qian “Project Syndicate”Përveçse u shtynë me 1 vit...
Nga Giorgio Leali “Politico.eu”Një çift i ri i pushtetshëm p...
Sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave të Dëborës dhe Akullit...
Nga Katja Hoyer “The Spectator”Pensioni tingëllon në dukje s...
Nga Andrew May, “Livescience”Këtë vit, Toka ka hyrë në një ...
Nga Federico Berger “Formiche.net”Ballkani Perëndimor është ...
Të famshmit janë të aftë të mbulojnë pasiguritë dhe frikën e...
Shumë pak gjëra i përkufizojnë speciet tona më mirë, sesa or...
Nga Nikos Mouzelis “To Vima”Në shkencat shoqërore nuk ka asn...
Nga David Gardner “The Financial Times”Presidenti i plotfuqi...
Adolf Hitleri kishte një ushtri nazistësh të droguar, të ci...
Nga Christian Kemp “The Conversation”Pajisja përgjuese më e ...
Nga Kevin Carboni “Wired.it”Qeveria kineze refuzoi që të bas...
Nga Jacob Wilkins “History of Yesterday”Ato janë një forcë e...
Nga David J.Kramer & Benjamin Parker “The Bulkwark”Administr...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...