Zai Fundo, intelektuali që e konsideronte Stalinin vrasës që në vitin 1938
Nga Hasan Bello Një nga personalitetet më të njohura të L...
Si lindi lëvizja?
Lëvizja talebane (që fjalë për fjalë do të thotë ?studentë?), i përket kryesisht komunitetit Pashtun (bashkësia më e madhe etnike në Afganistan, e cila ka pretenduar historikisht të drejtën për të sunduar vendin), u themelua në fillim të viteve 1990 në qytetin e Kandaharit
në jug të vendit, nga mulla Muhamed Omar.
Të trajnuar në medrese (shkollat kuranike), këta islamikë sunitë i premtuan një popullsie
të rraskapitur nga vitet e luftës civile se do të luftonin destabilitetin kronik, korrupsionin
dhe krimin e shumë-përhapur.
Ata u ngjitën në pushtet në vitin 1996, vetëm për t?u rrëzuar 5 vjet më vonë nga një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Uashingtoni, pasi refuzuan që t?u dorëzonin amerikanëve udhëheqësin e organizatës radikale Al Kaeda, Osama bin Laden pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.
Që nga viti 2001, talebanët janë ngulitur në zonat më të thella të vendit nga ku kanë nisur një kryengritje kundër qeverisë së Kabulit. Sipas vlerësimeve të NATO-s, grupimi mund të ketë tani deri në 85.000 luftëtarë.
Kush është udhëheqësi kryesor i Talebanëve?
Kandidati më i mundshëm për të udhëhequr qeverinë talebane është Udhëheqësi Suprem aktual Haibatullah Akundzada, një studiues 60-vjeçar i ligjit islamik, qe e mori këtë post kur paraardhësi i tij, Akhtar Mansur, u vra në një sulm amerikan me dron pranë kufirit Afganistan-Pakistan në vitin 2016.
Ashtu si shumica e udhëheqësve kryesorë Talebanë, edhe ai i përket komunitetit etnik Pashtun. Gjatë viteve 1980, Akunzada luftoi kundër ushtrisë sovjetike dhe aleatëve të tyre lokalë me brigadat e përbëra nga studentët e shkollave fetare, të cilët më vonë formuan bërthamën e lëvizjes.
Edhe ai ka studiuar në shkollat ??fetare në Afganistan dhe Pakistanin fqinj, dhe ka qenë ?këshilltari? kryesor fetar i Mullah Omarit, duke marrë përfundimisht statusin e sheik ul-hadithit si një dijetar i shquar.
Gjatë dekadave të fundit, Akunzada ka qenë gjykatësi më i lartë fetar i Talebanëve, duke zgjidhur çështjet e vështira si legjitimiteti i sulmeve vetëvrasëse (kamikaze), apo nëse ishte e drejtë të luftoje kundër Shtetin Islamik, në kohën kur ky i fundit synonte të krijonte një prani në Afganistan.
Ai ka 3 zëvendës:Mulla Ahmed Ghani Baradar, një nga themeluesit e lëvizjes së Talebanëve; Mulla Muhamed Jakub, i biri i Mulla Omarit; dhe Siraxhudin Hakani, djali i një komandanti të luftëtarëve muxhahidinë.
Cila është ideologjia e kësaj lëvizjeje?
Kryengritësit duan që të imponojnë një version ultra-rigoroz të ligjit islamik (Sharia). Ata e shohin veten si një lëvizje rezistence përballë pushtuesit. Ndryshe nga organizatat si Al-Kaeda dhe grupi i Shteti Islamik (ISIS), grupi nuk kërkon që ta shtrijë ndikimin jashtë vendit.
Si jetohet nën regjimin e Talebanëve?
Talebanët e shohin veten si lëvizja më pak e korruptuar politike në vend. Ata imponojnë pikëpamjen e tyre shumë të ngurtë që janë mbi shoqërinë afgane. Ata e ndalojnë popullsinë të merret me politikë, të dëgjojë muzikë, të shkojë në kinema. Gratë nuk mund të punojnë apo të shkojnë në shkollë, dhe duhet të mbulohen plotësisht në ambiente publike.
Si financohet kjo lëvizje?
Talebanët kontrollojnë një pjesë të madhe të ekonomisë afgane. Ata varen shumë nga tregtia ilegale dhe trafiku i drogës, përmes vendosjes së taksave për kultivuesit e lulëkuqes dhe prodhuesit e opiumit, si dhe vjelin taksa në zonat që kontrollojnë. Po ashtu organizata merr fonde nga mbështetësit me banim në Pakistan dhe vendet e Gjirit Persik. NATO vlerëson se lëvizja mbledh 1.4 miliardë euro në vit.
Po kush i mbështet Talebanët?
Vetëm Pakistani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe e njohën qeverinë talebane kur ajo ishte në pushtet në vitet 1990. Legjitimiteti i tyre u forcua nga marrëveshja historike që nënshkruan me qeverinë e Shteteve të Bashkuara në shkurtin e vitit 2020, e cila kërkonte tërheqjen e ushtarëve amerikanë, në këmbim të garancive të sigurisë dhe bisedimeve paqësore midis vetë afganëve.
Që atëherë, edhe Kina, e shqetësuar për sigurinë e kufijve të saj, e ka kthyer kokën nga Talebanët për arsye pragmatiste. ?Një forcë vendimtare politike dhe ushtarake në Afganistan?- i cilësoi ministri i Jashtëm kinez Wang Yi më 28 korrik, pas një takimi me udhëheqësin politik të Talebanëve./CNA.al
Nga Hasan Bello Një nga personalitetet më të njohura të L...
Nga Nidhi Subbaraman “Nature”Kur të dhënat e hershme nga ter...
Nga Ben Sasse “National Riview”Ndërsa Xho Bajden po struket ...
Nga Bruno Maçães “Politico.eu”Diskutimet në mbarë Kabulin kë...
Numri i rasteve të reja me koronavirus po rritet sërish në s...
Nga New York TimesTalebanët kanë marrë nën kontroll më shumë...
Nga Julia Hollingsworth, CNNKa kaluar një vit e gjysmë që ku...
The ConversationOrganizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë t...
Sot është një simbol i famshëm i Britanisë së Madhe, një ven...
Nga Jeffrey Scott Shapiro “Wall Street Journal”A kanë qenë j...
Nga Nicola Ianuale“Vanilla Magazine”Në vitin 1975 Kamboxhia ...
Të gjithë mund të kemi qenë në ndonjë moment të jetës të fik...
“Unë nuk jam aspak përgjegjës për këtë gjak që po derdhet; j...
Nga Emily Tamkin “New Statesman”Pasi u përurua në detyrë në ...
Nga Nancy Qian “Project Syndicate”Përveçse u shtynë me 1 vit...
Nga Giorgio Leali “Politico.eu”Një çift i ri i pushtetshëm p...
Sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave të Dëborës dhe Akullit...
Nga Katja Hoyer “The Spectator”Pensioni tingëllon në dukje s...
Nga Andrew May, “Livescience”Këtë vit, Toka ka hyrë në një ...
Nga Federico Berger “Formiche.net”Ballkani Perëndimor është ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...