Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
?The Economist
Në pranverën e vitit 2004, Antonina Presnjakova punonte në Institutin e Kërkimeve të Biologjisë Molekulare Vektor pranë Novosibirskut, një qytet rus i izoluar nga pjesa tjetër e vendit. Një ditë shkencëtarja çau aksidentalisht gishtin me një age, teksa ishte duke marrë një mostër gjaku nga një derr i infektuar.
Ajo u dërgua me urgjencë në spital. Vdiq dy javë më vonë nga virusi i Ebolës. Deri më sot është folur shumë për ?hipotezën e një arratisjeje laboratorike?, teoria sipas së cilës Covid-19 e ka origjinën nga një institut kërkimor në Vuhan të Kinës.
Në majin e këtij viti, presidenti amerikan Xho Bajden urdhëroi shërbimet sekrete amerikane të hartonin një raport mbi besueshmërinë e kësaj teorie, dhe të jepnin përgjigje deri më datën 24 gusht. Sipas Shoqatës Amerikane të Sigurisë Biologjike (ABSA), që menaxhon
një arkiv mbi këto lloj incidentesh, infeksionet e prodhuara në laborator (LAL) janë shumë më të shpeshta nga sa besohet zakonisht.
Shumica e rasteve kanë pasoja relativisht të lehta. Lloji më i zakonshëm i patogjenit të përfshirë në incidente të tilla është bruceloza, një gjini e baktereve e cila mund të shkaktojë simptoma të gripit të zakonshëm, dhe që është lehtësisht e shërueshme.
Por në disa raste, si ajo e Presnjakovës, pasojat janë shumë të rënda. Që nga viti 1970 ka pasur më shumë se 8 incidente me virusin Ebola, dhe 5 me virusin SARS. Njerëzit që punonin në laborator u infektuan me Ethet Dengi, HIV-in dhe virusin Zika.
Në vitin 2009, një profesor i mikrobiologjisë në Universitetin e Çikagos, SHBA, vdiq pasi
u infektua nga murtaja. Rreziku nuk ka të bëjë vetëm me ata që punojnë në laboratorë, pasi patogjenët vdekjeprurës arrijnë të dalin prej andej me një rregullsi shqetësuese.
Vetëm disa raste janë identifikuar dhe regjistruar nga ABSA. Në vitin 1979, të paktën 68 njerëz vdiqën kur sporet e antraksit dolën aksidentalisht nga një strukturë ushtarake sovjetike, dhe u shpërndanë përmes erës. Në vitin 2007, një shpërthim i sëmundjes së Aftës Epizotike në Britaninë e Madhe, u shkaktua nga një tubacion i dëmtuar brenda institutit Pirbright, një laborator i sigurisë së lartë në Surrey.
Midis viteve 1989-2002, në Qendrën Kërkimore të Armëve Biologjike të SHBA-së në Fort Detrik, Merilend, u verifikuan çdo vit mesatarisht 13 ?ngjarje të ekspozimit? apo incidente me ekspozim ndaj ?agjentëve të mundshëm të bioterrorizmit?. Edhe pse vetëm në 5 raste pati infektime.
Sipas ?Global Times?, një tabloid i kontrolluar nga Partia Komuniste e Kinës, më shumë se 10 mijë njerëz u infektuan me sëmundjen e brucelozës në vitin 2019, për shkak të një gabimi gjatë prodhimit të një vaksine në Gansu të Kinës.
Mjafton një aksident i rëndë që të shkaktojë një katastrofë. Dhe shanset për një ngjarje të tillë po rriten. Gjatë dekadës së fundit, janë përuruar më shumë se 20 laboratorë të rinj të ?biosigurisë maksimale? (me nivelin e biosigurisë 4, ose BSL-4).
Një nga më të fundit, i certifikuar në vitin 2017, ndodhet brenda Institutit të Virologjisë në Vuhan të Kinës, që gjendet në qendër të hipotezës mbi origjinën e mundshme të pandemisë aktuale të Covid-19. Si instituti kërkimor Vektor, ashtu edhe instituti Pirbright kanë laboratorë të sigurisë së lartë.
Përveç kësaj, aktivitetet me rrezik të lartë kryhen ndonjëherë edhe në objekte me siguri të ulët. Po çfarë mund të bëhet për të parandaluar daljen e patogjenëve në botën e jashtme? Gjatë viteve 2014-2017, SHBA-ja ndaloi hulumtimi mbi përfitimin e funksionit, proces gjatë së cilit patogjenët manipulohen gjenetikisht për t?i bërë më vdekjeprurës, më infektiv, ose të dyja bashkë.
Disa studiues besojnë se ky ndalim duhet të rikthehet, edhe sepse kur është fjala për bio-sigurinë shumë vende ndjekin shembullin e Uashingtonit. Ndalimi i këtij lloj kërkimi shkencor, mund të parandalojë mundësinë e arratisjes së një patogjeni nga një laborator amerikan.
Por nga ana tjetër, është po aq e vërtetë se për të kuptuar më mirë viruset vdekjeprurëse,
dhe për të zhvilluar një kurë ndaj tyre, është i rëndësishëm studimi i tyre. Për momentin, mbikëqyrja e këtyre laboratorëve është qartë e papërshtatshme.
Do të ishte thelbësore të bihej dakord mbi standardet ndërkombëtare, përmes financimit dhe ngritjes së një institucioni të pavarur, që do të ketë për detyrë mbikëqyrjen e zbatimit të masave të sigurisë nga këto laboratorë. Në këtë mënyrë do të kishim të paktën një mbrojtje kundër aksidenteve./CNA.al
Teksa po vëzhgoja ngjarjet e javëve të fundit – dhe po refle...
Nga Saad Mohseni “Financial Times”Kur forcat amerikane dhe f...
“Strofulla e i Ujkut” ose Wolfsschanze, është sot e rrënuar,...
Nga Jeremy Cliffe “Newstatesman”Për dekada të tëra Franca ka...
Nga Alex Orlando “Discover Magazine”Në fund të librit “Repub...
Nga David N.Bossie “Fox News”Presidentët supozohet që t’i zg...
Në fillim të muajit maj, kur vendet evropiane po prisnin një...
Presidenti Xho Bajden e menaxhoi shumë keq tërheqjen nga Afg...
Tridhjetë vjet më parë, një grup ekstremistësh komunistë vun...
Edhe pse cilësohet si dramaturgu më i suksesshëm i të gjitha...
Nga Julian Hayes “The Spectator”Lajmi i arrestimit javën e k...
Nga Gordon G.Chang “Fox News”Kina i ka furnizuar me armë dhe...
Nga Kimiya Shokoohi “BBC”Qyteti Jazd në shkretëtirën e Irani...
Nga Jean-Marie Guéhenno “European Council on Foreign Relatio...
Në vitet 1980, mjekët në një spital anglez u përpoqën të inf...
Gjatë 15 viteve të fundit, Gjermania është parë nga shumë nj...
Si lindi lëvizja?Lëvizja talebane (që fjalë për fjalë do të ...
Nga Hasan Bello Një nga personalitetet më të njohura të L...
Nga Nidhi Subbaraman “Nature”Kur të dhënat e hershme nga ter...
Nga Ben Sasse “National Riview”Ndërsa Xho Bajden po struket ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...