Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Saad Mohseni ?Financial Times?
Kur forcat amerikane dhe forcat e tjera ndërkombëtare, të jenë larguar javën e ardhshme me avionë nga Aeroporti Ndërkombëtar ?Hamid Karzai? në kryeqytetin afgan Kabul, ato do të lënë pas një vend të zhytur në një krizë të thellë humanitare dhe ekonomike.
Monedha vendase ka pësuar kolaps, ndërsa inflacioni po ua shkatërron afganëve edhe ato pak kursime që kanë ruajtur. Ndihmat për zhvillim janë ndalur, ndërsa në mbarë vendin ka mbi 550.000 njerëz të zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Shumë nga më afganët më të arsimuar dhe më të aftë, po detyrohen të largohen në kërkim të sigurisë dhe mundësive jashtë vendit. Mijëra të tjerë do ta kalojnë kufirin në këmbë, duke e provuar fatin e tyre në rajon dhe më gjerë.
Megjithatë shumica do të detyrohen të qëndrojnë në vend. Ndërkohë ka ende shumë gjëra që mund të bëjë komuniteti ndërkombëtar për t?i mbështetur ata, si dhe për të ushtruar një presion të mjaftueshëm mbi talebanët, me synim parandalimin e shndërrimit të Afganistanit në një shtet tërësisht të dështuar.
Braktisja e plotë e Afganistanit, do të ishte një gabim i tmerrshëm. Kjo që ndodh tani është një katastrofë e parashikueshme, fryt i vendimit të pamatur të presidentit amerikan Xho Bajden për t?u tërhequr, dhe me pasoja edhe më të rënda nga sa mund të priteshin për shkak të vendimit të kryeministrit afgan Ashraf Gani për t?u arratisur me shpejtësi nga vendi.
Në rast se nuk ndërmerren përpjekje të përbashkëta për të adresuar pasojat e kësaj tërheqjeje të nxituar, situata vetëm sa do të përkeqësohet. Ditët e fundit, ne kemi parë armiqtë e vjetër politikë të ulen përballë njëri -tjetrit në Kabul. Kjo gjë duhej të kishte ndodhur shumë më herët.
Është thelbësore që këto negociata të mos kenë të bëjnë vetëm me ndarjen e pushtetit, por të kenë kryesisht në fokus interesat e popullit afgan. Talebanët kanë bërë disa deklarata inkurajuese mbi respektimin e të drejtave të njeriut, lirinë e lëvizjes për gratë, dhe arsimimin e vajzave.
Këto deklarata duhet të përkthehen tani në angazhime kushtetuese, që të synojnë ruajtjen e arritjeve dhe përfitimeve në 2 dekadave të fundit. Talebanët duhet të vendosin nëse duan të sundojnë përmes frikës dhe terrorit, apo t?u japin afganëve një shans për të ardhmen. Afganistani ishte tashmë vendi më i varfër i Azisë, në aspektin e të ardhurave për frymë, që para rivendosjes nën kontrollin e talebanëve. Miliardat e investuara në këtë vend gjatë 20 viteve të fundit, u përdorën kryesisht për të financuar përpjekjet e luftës. Ato nuk i ndihmuan afganët e zakonshëm, shumë prej të cilëve janë zhytur në varfëri vitet e fundit, dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë.
Talebanët duhet ta kuptojnë se kjo situatë nuk është e qëndrueshme. Ata nuk do të jenë dot në gjendje të qeverisin një vend me njerëz të uritur, me një ekonomi në kolaps, dhe pa investime të huaja. Ndërkohë, edhe komuniteti ndërkombëtar duhet të përballet me rreziqet e kësaj situate.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të emërojë menjëherë një të dërguar special për të adresuar krizën humanitare. Qeveritë duhet të përdorin burimet e nevojshme për t?i mbështetur këto përpjekje. Ne i kemi parë këto kohë pasojat tragjike të mosveprimit, në Jemen dhe gjetkë.
Kjo situatë është gjithashtu një mundësi për të bashkëpunuar me talebanët dhe me rajonin në tërësi. Talibanët janë të vetëdijshëm se ata kanë trashëguar një vend të shkatërruar nga 4 dekada luftë, dhe nuk mund të kenë vetë burimet e nevojshme për rindërtimin e vendit.
Po ashtu ata e dinë se Afganistani, nuk është i njëjti me atë që ishte 20 vjet më parë. Tani talebanët duhet të përballen me një popullsi në rritje të të rinjve, të cilët nuk e ka njohur kurrë sundimin taleban, me gratë e fuqizuara, dhe me një strukturë shoqërore të transformuar nga lidhja dixhitale dhe qasja ndaj botës së jashtme.
Talibanët ndërkohë kërkojnë një legjitimitet ndërkombëtar, për të shmangur skenarin e shndërrimit të Afganistanit si Koreja e Veriut pa dalje në det. Komuniteti ndërkombëtar, që ka një interes të caktuar në parandalimin e krijimit të një ?parajsë terroriste? të re, dhe në destabilizimin e një rajoni ku ndodhen 3 fuqi bërthamore, duhet që ta shfrytëzojë këtë nevojë për njohje, dhe t?i bindë talebanët që të kenë një qasje më të përshtatshme.
Të gjithë ata që kanë ndikim në stabilitetin e Afganistanit duhet të mblidhen sa më parë në një tryezë, dhe të bien dakord për një sërë interesash themelore të përbashkëta. Këtu përfshihet ruajtja e integritetit të vendit, dhe shmangia e konflikteve të mëtejshme, dhe e fragmentimit të mundshëm.
Afganistani duhet të jetë ekonomikisht i qëndrueshëm, dhe të shërbejë si një rrugë tregtare që lidh Azinë Qendrore me pjesën tjetër të kontinentit. Të drejtat e popullit afgan duhet të mbrohen, dhe të plotësohen nevojat e tij themelore.
Duhet të mbështeten sistemet ekonomike në vend, në mënyrë që të rifillojë jeta në qendrat urbane, dhe kjo mund të arrihet përmes investimeve të nevojshme. Asnjë vend i vetëm nuk është i aftë të luajë këtë rol, ndaj duhen përpjekjet e të gjithëve për ta nxjerrë Afganistanin nga krizat e tij të ndërthurura.
SHBA-ja dhe aleatët e saj nuk kanë më ndikim dhe as besueshmëri për ta bërë vetë këtë gjë, ndërsa vendet e rajonit janë të motivuara nga interesat vetjake dhe konkurruese. Rruga e vetme që duhet ndjekur është që OKB-ja të ndërhyjë sa më parë, të adresojë nevojat humanitare, të bashkojë klasën politike afgane në një marrëveshjeje të re bazuar në të drejtat e njeriut, dhe të sigurojë që kur të largohet avioni i fundit ushtarak nga Kabuli, njerëzit e mbetur pas të mos lihen në harresë./ Përshtatur nga CNA.al
“Strofulla e i Ujkut” ose Wolfsschanze, është sot e rrënuar,...
Nga Jeremy Cliffe “Newstatesman”Për dekada të tëra Franca ka...
Nga Alex Orlando “Discover Magazine”Në fund të librit “Repub...
Nga David N.Bossie “Fox News”Presidentët supozohet që t’i zg...
Në fillim të muajit maj, kur vendet evropiane po prisnin një...
Presidenti Xho Bajden e menaxhoi shumë keq tërheqjen nga Afg...
Tridhjetë vjet më parë, një grup ekstremistësh komunistë vun...
Edhe pse cilësohet si dramaturgu më i suksesshëm i të gjitha...
Nga Julian Hayes “The Spectator”Lajmi i arrestimit javën e k...
Nga Gordon G.Chang “Fox News”Kina i ka furnizuar me armë dhe...
Nga Kimiya Shokoohi “BBC”Qyteti Jazd në shkretëtirën e Irani...
Nga Jean-Marie Guéhenno “European Council on Foreign Relatio...
Në vitet 1980, mjekët në një spital anglez u përpoqën të inf...
Gjatë 15 viteve të fundit, Gjermania është parë nga shumë nj...
Si lindi lëvizja?Lëvizja talebane (që fjalë për fjalë do të ...
Nga Hasan Bello Një nga personalitetet më të njohura të L...
Nga Nidhi Subbaraman “Nature”Kur të dhënat e hershme nga ter...
Nga Ben Sasse “National Riview”Ndërsa Xho Bajden po struket ...
Nga Bruno Maçães “Politico.eu”Diskutimet në mbarë Kabulin kë...
Numri i rasteve të reja me koronavirus po rritet sërish në s...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...