Vaksinimi i detyruar, nismë kundër-produktive dhe e paligjshme e Xho Bajdenit
Nga Josh Blackman “Newsweek”Me një të rënë të lapsit, admini...
(Pjesa e dytë)
Fitorja ndoshta më e famshme ushtarake në historinë e Perandorisë Osmane është pushtimi i Kostandinopojës në vitin 1453,më pak se 100 vjet pas formimit të ushtrisë së jeniçerëve. Në atë betejë osmanët morën nën kontroll kryeqytetin e Perandorisë Bizantine, duke ia ndryshuar emrin në Stamboll.
Jeniçerët luajtën një rol të madh në atë ngjarje historike. Ata përbënin një pjesë të mirë të ushtrisë sulmuese, dhe ndërhynin kudo në qytet kudo ku u vërejtën shkelje. Rënia e Kostandinopojës ndihmoi në përhapjen e legjendës së jeniçerëve në fillim të historisë së tyre.
Në ditët e tyre më të lavdishme, jeniçerët u nënshtroheshin një morie rregullash të rrepta, përfshirë angazhimin për të mos u martuar. Po ashtu rekrutimi i jeniçerëve supozohej të ishte i kufizuar vetëm tek fëmijët e të krishterëve të kapur rob dhe të konvertuar në besimin Islam.
Por me kalimin e kohës, nevoja i detyroi osmanët të hiqnin dorë nga të gjitha rregullat e jeniçerëve. Pas heqjes së rregullit të beqarisë, jeniçerët filluan të bëheshin me fëmijë, të cilët më pas bëheshin pjesë e organizatës. Pra nevoja për numër më të madh, solli edhe zbehjen e standardeve të anëtarësimit, dhe çdo qytetar i vjetër mysliman ishte i mirëpritur t?u bashkohej jeniçerëve, pavarësisht nëse ishte lindur i lirë apo jo.
Jeniçerët e kaluan pjesën më të madhe të historisë së tyre si shërbëtorë besnikë të Sulltanit dhe të Perandorisë Osmane. Por sigurisht që nuk e përfunduan historinë e tyre vetëm në atë rol. Me kalimin e shekujve, jeniçerët fituan gjithnjë e më shumë ndikim politik.
Ata shfrytëzuan trazirat sociale dhe ekonomike, për të fituar sa më shumë pushtet. Jeniçerët nisën të bëhen të famshëm për nxitjen e rebelimeve, sidomos kur u përfshinë në disa skema për të përmbysur dhe zëvendësuar sulltanët e ndryshëm. Ky interes i shtuar për politikën përkoi me një rënie të efektivitetit ushtarak të tyre. Nga kontributorët kryesorë
në fitore, ata nisën të fajësohen për disa humbje ushtarake.
Një nga periudhat kryesore të trazirave sociale në historinë e Perandorisë Osmane ishte Epoka e Tulipanëve – vitet 1720 -kur idetë evropiane nisën të sfidonin seriozisht mënyrat tradicionale myslimane të Perandorisë Osmane.
Qeveria që atë kohë udhëhiqej nga Sulltan Ahmeti III ishte e dobët dhe ekonomia ishte në rënie, dhe kjo krijoi një situatë të tensionuar. Jeniçerët shfrytëzuan rastin për të nisur një revoltë popullore ne synim rrëzimin nga froni të Sulltanit, dhe zëvendësimin e tij me një emër tjetër sipas dëshirës së tyre. Halil Patrona, jeniçeri që udhëhoqi kryengritjen ishte një anëtar jo-luftëtar dhe analfabet i organizatës.
Gjatë viteve 1730, Perandoria Osmane u përpoq ta modernizonte njësinë e jeniçerëve, por ky grupim rezultoi të ishte shumë rezistent ndaj ndryshimeve. Jeniçerët nisën të marrin përgjegjësi më të mëdha ushtarake, duke fituar aftësi në fushën e marinës,por që shpesh i keq-menaxhonin, sikurse ndodhi në Luftën Ruso-Osmane të vitit 1770.
Pas asaj disfate, Sulltanët shpresuan që t?i largonin jeniçerët duke i zëvendësuar ata me një seri njësish ushtarake të quajtura Rendi i Ri. Por jeniçerët vazhduan të ushtronin fuqinë e tyre të madhe ushtarake dhe financiare, e cila përfshinte aleanca shumë të forta. Tashmë jeniçerët ishin më shumë një njësi politike e barabartë me Sulltanin sesa një forcë që ishte në shërbim të tij.
Jeniçerët udhëhoqën shumë kryengritje kundër sulltanëve të ndryshëm osmanë. Por një ndër kryengritjet më të rënda ishte ai ajo që ndodhi në vitin 1807. Të zemëruar pas urdhrit për të veshur uniformat e reja të stilit evropian, jeniçerët u hodhën në revoltë, duke e rrëzuar Sulltanin nga froni dhe duke e zëvendësuar atë me dikë tjetër. Jeniçerët fituan të drejtën të mbanin uniformat e tyre tradicionale. Por ajo ngjarje i vuri ata përballë qeverisë osmane, që nisi të hartonte plane për ta shpërndarë këtë ushtri.
Pasi rebelimit të jeniçerëve në vitin 1807, vitin që pasoi në fron u ngjit Mahmuti II. Ai kishte një axhendë serioze kundër jeniçerëve, ndaj gjatë dy dekadave që pasuan krijoi disa aleanca të forta, duke përfshirë në to njësitë më të reja ushtarake.
Më pas inskenoi një komplot për eliminimin e tij. Në dhjetorin e vitit 1826, Mahmuti
II rrethoi me artileri një kazermë të madhe jeniçerësh, duke urdhëruar vrasjen e të gjithëve. Jeniçerët u përpoqën të rezistonin, por shumica u vranë në atë sulm. Anëtarët e mbetur u nxorën jashtë ligjit dhe u përndoqën. Kështu u zhduk edhe kjo njësi e vjetër ushtarake./CNA.al
Nga Josh Blackman “Newsweek”Me një të rënë të lapsit, admini...
(Pjesa e parë)Perandoria Osmane, mund të konsiderohet si një...
Njëzet vjet më parë, sulmet terroriste të 11 Shtatorit trond...
Një avion ka goditur Qendrën Botërore të Tregtisë”-bërtiti n...
Pavarësisht të gjitha fatkeqësive që po ndodhin aktualisht n...
Dy javë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës kundër Covi...
Njëzet vjet më parë, një grup prej 19 terroristësh rrëmbyen ...
11 Shtatori shënoi kthesën historike. Tërheqja nga Afganista...
Nga Cody Cottier “Discover Magazine”Prej mijëra vitesh, njer...
Nga John Ruehl “National Interest”Bashkimi Evropian po vuan ...
Njëzet vjet pas sulmeve terroriste të 11 Shtatorit, Lufta Gl...
Talibanët radikalë islamistë prezantuan qeverinë e re të për...
(Pjesa e parë)Fjala japoneze “kamikaz”, do të thotë “erë hyj...
Ish-agjenti i FBI-së amerikane, Ali Sufan, 50 vjeç, ishte i ...
Për shtetet evropiane “dilema qëndron midis të qenit të bash...
Me kalimin e kohës, dhe sidomos gjatë epokës së lulëzuar per...
Që gjatë bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë ...
Me kërcënimet e ardhshme që vijnë nga ndryshimi i klimës, ko...
Larg vijës të frontit, banorët e qytetit Przemisl në Polonin...
Emigrimi ka qenë për dekada me radhë një plagë e rëndë socia...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...