“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Nga Charles Edel & David O.Shullman ?Foreign Affairs?
Gjatë një fjalimi para zyrtarëve të lartë të Partisë Komuniste Kineze (PKK) në korrik të këtij vit, udhëheqësi kinez Xi Jinping, deklaroi se Kina duhet të bëjë më shumë për ta ndarë ?historinë e suksesit? të partisë me pjesën tjetër të botës. Ai nënvizoi se për të rritur ndikimin ndërkombëtar si të vendit po ashtu edhe të partisë, zyrtarët kinezë duhet të lartësojnë jashtë vendit virtytet e modelit të qeverisjes autoritare të Kinës.
Ndonëse disa analistë vazhdojnë të pretendojnë se Kina nuk paraqet ndonjë kërcënim ideologjik për normat demokratike dominuese, dhe se PKK nuk po e eksporton ideologjinë e saj, është e qartë se kjo e fundit ka filluar një përpjekje për të promovuar stilin e saj të autoritarizmit tek aktorët jo-liberalë rreth e rrotull botës.
Synimi i saj nuk është që të përhapë marksizmin apo të minojë demokraci të caktuara, por më tepër të arrijë epërsinë politike dhe ekonomike. Dhe përpjekjet e tij në funksion të këtij qëllimi – përhapja e propagandës, zgjerimi i operacioneve të informacionit, konsolidimi i ndikimit ekonomik dhe ndërhyrja në sistemet e huaja politike – po dëmtojnë institucionet demokratike dhe sundimin e ligjit në vende të ndryshme.
Xi e ka bërë të qartë se ai e konsideron modelin jo-liberal të qeverisjes kineze si superior ndaj të ashtuquajturve sisteme politike perëndimore dhe ai po tenton që ta popullarizojë atë model në të gjithë botën si një ?kontribut për njerëzimin?.
Siç u shpreh Xi në Kongresin XIX-të të PPKK në vitin 2017, modeli qeverisës i Kinës ofron ?një opsion të ri për vendet dhe kombet e tjera, që duan të përshpejtojnë zhvillimin e tyre, duke ruajtur pavarësinë?, duke injoruar presionin e jashtëm për t?u demokratizuar.
Ky mesazh është shumë tërheqës për udhëheqësit që shpresojnë të arrijnë suksesin ekonomik, pa iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve të vendit të tyre. Mbrojtja e së drejtës së vendeve për t?u qeverisur nga regjimet jodemokratike, është qartazi e ndryshme nga instalimi me forcë i udhëheqësve autokratë në të gjithë botën, siç bëri Bashkimi Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.
Por promovimi gjithnjë e më i plotë i autoritarizmit, si një model i qeverisjes ?superiore? të PKK,paraqet një sfidë jo më pak serioze ndaj demokracisë sesa ndërhyrja sovjetike, sidomos kur shoqërohet me masat ekonomike dhe politike të Kinës,të cilat forcojnë regjimet autoritare dhe dobësojnë ato demokratike në të gjithë botën.
Përpjekjet ndërkombëtare të Kinës për të përmbysur demokracinë, klasifikohen në 3 kategori të mëdha. E para, përfshin përpjekjet e saj për të diktuar narracionin mbi Kinën në vendet e zhvilluara. Në vendet që variojnë nga Kanadaja dhe Gjermania, në Australi dhe Japoni, Pekini synon që t?u mbyllë gojën kritikëve të Kinës, dhe të përforcojë zërat e individëve dhe institucioneve që promovojnë lidhje më të ngushta me Pekinin apo që kanë një portretizim më pozitiv të Kinës.
Siç e pranoi ambasadori kinez në Suedi në vitin 2019:?Ne i trajtojmë miqtë tanë me verë të mirë, por për armiqtë tanë ne kemi armët e gjahut!?. Kina ofron një qasje preferenciale në treg për qeveritë, institucionet akademike dhe bizneset miqësore me të, por hakmerret në aspektin financiar kundër atyre që i sheh si armiqësorë ndaj interesave të Kinës.
Po ashtu, Pekini kërcënon disidentët kinezë dhe familjet e tyre, monitoron studentët kinezë jashtë vendit, përpiqet të censurojë ligjërimin akademik që cilësohet ofendues për Pekinin, dhe përpiqet të kontrollojë sesi edukohen të huajt mbi Kinën.
Ndërkohë, Kina është përpjekur të zgjerojë ndikimin e saj tek mediat e huaja, të kontrollojë mediat në gjuhën kineze jashtë vendit, dhe t?i kthejë qytetarët e diasporës kineze kundër partive apo kandidatëve që ajo i konsideron si kërcënues për interesat e veta.
Kategoria e dytë e veprimeve antidemokratike, janë ato që ndodhin në vendet në zhvillim. Në dallim nga bota e zhvilluar, ku presioni politik dhe ekonomik i Kinës, dhe diplomacia ?Ujkut luftëtar? kanë shkaktuar një reagim në rritje, Pekini përballet me një pritje më të ngrohtë në shumë vende në zhvillim, ku elitat shpresojnë që të mësojnë nga një sistem politik që ka bërë të mundur transformimin e Kinës në ekonominë e dytë më të madhen në botë.
Në këto demokraci të brishta, Pekini ka korruptuar elitat dhe i ka ndihmuar ata të centralizojnë pushtetin, duke i izoluar nga kërkesat e shoqërisë civile, dhe duke përdorur teknologjinë kineze për të shtypur qytetarët e tyre, duke ndihmuar kësisoj për të qëndruar pafundësisht në pushtet.
Kjo është pra mënyra se si PKK po e eksporton autoritarizmin në të gjithë globin:jo përmes seminareve mbi ideologjinë marksiste, siç kanë pohuar disa analistë, por përmes një game të gjerë aktivitetesh antidemokratike.
Partnerët e saj të preferuar nuk janë përkrahës të zjarrtë të marksizëm-leninizmit, por zyrtarë, drejtues biznesi, manjatë të medias, dhe të tjerë që e konsiderojnë miratimin e një modeli qeverisjeje jo-demokratik, që e përqendron pushtetin në duart e pak njerëzve si rrugën drejt pasjes së një ndikimi afatgjatë.
Një numër vendesh në rritje janë frymëzuar nga Kina për të miratuar ligjet që kontrollojnë mediat sociale apo për të ndërtuar barriera mbrojtëse në internet, të modeluara sipas?Great Firewall? të Kinës.
Kategoria e trete dhe e fundit e veprimeve antidemokratike ndërkombëtare, përfshin ato që synojnë dobësimin e institucioneve ndërkombëtare që promovojnë normat demokratike, dhe krijimin e institucioneve të reja që nuk e bëjnë diçka të tillë.
Kina po e shfrytëzon ndikimin që ka fituar, duke konsoliduar ndikimin në agjencitë e OKB-së, për të siguruar përafrimin institucional me prioritetet kineze. Për shembull, ajo e ka përdorur autoritetin e saj në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, për të promovuar politika që lehtësojnë përdorimin autoritar të teknologjisë me synim shtypjen e lirive të qytetarëve.
Po ashtu Pekini po promovon pikëpamjen e vet mbi të drejtat e njeriut, sipas së cilës qeveritë mund të citojnë kushte të supozuara unike lokale, për të justifikuar shpërfilljen e të drejtave individuale apo të pakicave, dhe në të cilat të drejtat civile apo ato politike janë dytësore përballë të ashtuquajturave të drejta ekonomike dhe sociale.
Sfida e Partisë Komuniste Kineze ndaj demokracisë, kërkon një përpjekje të koordinuar dhe me burime të shumta për të forcuar institucionet demokratike në vendet e cënueshme të botës. Kjo përpjekje duhet t?i japë prioritet mbështetjes për mediat e pavarura dhe shoqërisë civile, zbatimit të masave agresive kundër korrupsionit dhe pastrimin e parave, dhe investimit në teknologji që mund të depërtojnë në hapësirat digjitale të mbyllura, dhe të garantojnë transparencë për proceset politike.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj duhet të forcojnë mbrojtjen e tyre, dhe t?i kundërvihen Kinës përmes forcimit të demokracisë brenda dhe jashtë vendit. Dështimi për ta bërë këtë mund të rrezikojë rendin aktual ndërkombëtar, dhe ta bëjë të ardhmen të pasigurt për demokracinë./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Holly Ellyatt “CNBC”Kur kancelarja gjermane Angela Merke...
Në fazat e hershme të Luftës së Dytë Botërore, kur gjermanët...
Qarku Vuxuan në rajonin autonom Guangxi Zhuang në Kinës Jugo...
Nga Max Seddon “Financial Times”E vendosur buzë një liqeni n...
Jemi mësuar që të njihemi me spiunë meshkuj si përshembull ...
Nga Julio Rivera “News Max”Presidenti Xho Bajden duket se po...
Nga Max Seddon “Financial Times”E vendosur buzë një liqeni n...
Nga Lily Hamourtziadou “The Conversation”Dronët janë shndërr...
Megjithëse vdiq në vitin 1985, emri i Xhuzepe Grekos ngjall ...
Përgjatë historisë luftërat kanë nisur për shkak të tokës, b...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Ishin shumë domëthënëse pë...
Princesha Diana u konsiderua si një nga gratë më të fotogra...
(Pjesa e dytë)Fitorja ndoshta më e famshme ushtarake në hist...
Nga Josh Blackman “Newsweek”Me një të rënë të lapsit, admini...
(Pjesa e parë)Perandoria Osmane, mund të konsiderohet si një...
Njëzet vjet më parë, sulmet terroriste të 11 Shtatorit trond...
Një avion ka goditur Qendrën Botërore të Tregtisë”-bërtiti n...
Pavarësisht të gjitha fatkeqësive që po ndodhin aktualisht n...
Dy javë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës kundër Covi...
Njëzet vjet më parë, një grup prej 19 terroristësh rrëmbyen ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...