Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Javën e fundit ka pasur diskutime, përçarje dhe grindje midis vendeve të ndryshme për shkak të një traktati të rëndësishëm ushtarak që përfshin Shtetet e Bashkuara, Australinë dhe Britaninë e Madhe dhe që përjashton disa shtete të tjera, përfshirë Francën.
Traktati quhet shkurtimisht AUKUS (akronimi për Australi, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara), dhe cilësohet një pakt anti-Kinë, dhe që parashikohet ta pajisë Australinë me nëndetëse me energji bërthamore.
Ato bazohen tek një teknologji shumë të sofistikuar, janë strategjikisht të rëndësishme, dhe aktualisht zotërohen nga vetëm 6 vende në botë.
Nëndetëset bërthamore quhen të tilla pasi ato përdorin një motor që funksionon falë një reaktori bërthamor. Kjo teknologji i bën ato shumë më të fuqishëm se sa nëndetëset që lëvizin duke përdorur karburantet tradicionale.
Nëndetëse të tilla janë më të shpejta, mund të udhëtojnë në distanca më të gjata, dhe të kalojnë më shumë kohë nën ujë pa pasur nevojë që të rikthehen në sipërfaqe për t?u furnizuar me karburant, dhe për më tepër janë shumë më të vështira për t?u zbuluar me radarë dhe instrumente të tjera të ngjashme.
Ndërkohë këto lloj nëndetësesh mund të lëshojnë raketa të pajisura me bomba bërthamore në miniaturë, pra aq të vogla sa të mund të barten nga një rakete nëndetëseje.
Uji është gati 1 mijë herë më i dendur sesa ajri, dhe për këtë arsye lëvizja e një trupi nën ujë është shumë më e vështirë. Periudhat e gjata të zhytjes (nëndetëset bërthamore mund të qëndrojnë nën ujë për muaj të tërë), kërkojnë një sasi të madhe energjie për ta mbajtur mjetin në punë, me sisteme ventilimi, dhe ato të ngrohjes dhe ftohjes.
Për këto arsye, nëndetësja bërthamore është një nga armët më të shtrenjta që ekziston në botë. Ajo kërkon shumë mirëmbajtje, si dhe një personel të specializuar dhe të trajnuar që di ta përdorë, dhe nuk mund të funksionojë për një kohë të gjatë (normalisht, pas 20 apo 30 vjetësh nis të jetë më pak efektive dhe të humbasë potencialin e tij strategjik).
Në botë, këto lloj nëndetësesh zotërohen vetëm nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca, Britania, Kina dhe India. Australia do të jetë vendi i shtatë në botë, dhe pritet që t?i marrë nëndetëset e saj të para bërthamore nga viti 2030 e tutje.
Deri në fillimin e viteve 1980, vetëm Rusia, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania zotëronin nëndetëse bërthamore. Kina iu bashkua këtij grupi në vitin 1987, e ndjekur nga India. Deri më sot, Shtetet e Bashkuara janë vendi që ka më shumë të tilla:një flotë prej 68 nëndetësesh bërthamore (nga rreth 300 nëndetëse në total), e ndjekur nga Rusia.
Shtetet e Bashkuara, ishin gjithashtu vendi i parë që u pajis me këtë armë. Nëndetësja e parë me fuqi bërthamore në botë ishte ?Nautilus?, e përuruar nga Shtetet e Bashkuara më 21 janar 1955, dhe e cilësuar në atë kohë si një sukses i madh ushtarak. Kina, që aktualisht ka pak nëndetëse bërthamore, po investon shumë për t?i bërë ato më të përsosura, pra më të fuqishme dhe më pak të zhurmshme.
Para së gjithash, nëndetësja bërthamore është shumë e fshehtë. Ajo mund të gjurmohet me shumë vështirësi nga radarët e sotëm. Ndërkohë, mund të dalë me shpejtësi në sipërfaqe, dhe më pas të lëshojnë raketat, gjë që ia bën më të vështirë armikut të parashikojë origjinën e këtyre të fundit dhe neutralizimin e tyre.
Në një nëndetëse bërthamore mund të ngarkohen dhjetëra raketa të llojeve të ndryshme,
si ato balistike po ashtu edhe ato lundruese. Një video e publikuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes, në të cilën kryhen stërvitje ushtarake tregon 3 nëndetëse bërthamore të ngarkuara me rreth 200 raketa, që dalin me një forcë mbresëlënëse në mesin e Arktikut, duke copëtuar me lehtësi shtresën e akullit disa metra të trashë.
Pavarësisht fuqisë së tyre, nëndetëset bërthamore nuk bëjnë shumë zhurmë, gjë që e lehtëson përdorimin e tyre për të kryer sulme (një pjesë e padukshmërisë së tyre i detyrohet mungesës së zhurmës:sa më e zhurmshme të jetë një nëndetëse bërthamore, aq më i lehtë është zbulimi i saj).
Nëndetëset bërthamore përdoren kryesisht për dy qëllime. Së pari për të konsoliduar praninë ushtarake të një vendi në zona që nuk mund të arrihen me mjete të tjera, ose ku është e vështirë të kryhen veprime të zgjatura dhe efektive. Për shembull këtë po tenton ta bëjë Kina në nivel global.
Pakti ushtarak AUKUS, mund t?i japë mundësi Australinë që të veprojë dhe forcojë praninë e saj në Detin e Kinës Jugore, një zonë që është në qendër të shumë mosmarrëveshjeve territoriale midis Kinës dhe vendeve të tjera, përfshirë Tajvanin; dhe natyrisht mund të kundërshtojë edhe ndikimin e Kinës në rajon.
Gjithsesi, ky nuk është rasti i Australisë, vend që e ka nënshkruar Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore të vitit 1968. Por në kushtet kur Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania dhe Rusia i kanë pajisur tashmë nëndetëset e tyre me armë bërthamore, të njëjtën gjë pritet të bëjnë së shpejti edhe India dhe Kina.
Megjithatë, armët bërthamore kanë kryesisht një funksion parandalues. Ideja themelore nuk është përdorimi i tyre për të sulmuar drejtpërdrejt armikun, por për ta dekurajuar atë që të sulmojë. Duke hyrë në paktin ushtarak kundër Kinës me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, Australia anuloi një kontratë të mëparshme që kishte me Francën për furnizimin me 12 nëndetëse ushtarake konvencionale.
Dëmit diplomatik dhe politik -teksa po afrohen zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 – i shtohet edhe një dëm i madh ekonomik. Sipas qendrës kërkimore angleze ?Chatam House?, prishja e marrëveshjes midis Australisë dhe Francës do të dëmtojë mijëra punëtorë brenda industrisë franceze të mbrojtjes.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Franca është e zemëruar. Arsyeja më e dukshme është se marrë...
Gjatë viteve 1914-1929, një grup grash të njohura tani si “E...
“Foreign Policy”Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stolt...
Dihet se në këtë botë gjërat ndryshojnë me kalimin e kohës. ...
Nga Michael R.Pompeo “Fox News”Deklaratat e presidentit Xho ...
Nga Charles Edel & David O.Shullman “Foreign Affairs”Gjatë n...
Nga Holly Ellyatt “CNBC”Kur kancelarja gjermane Angela Merke...
Në fazat e hershme të Luftës së Dytë Botërore, kur gjermanët...
Qarku Vuxuan në rajonin autonom Guangxi Zhuang në Kinës Jugo...
Nga Max Seddon “Financial Times”E vendosur buzë një liqeni n...
Jemi mësuar që të njihemi me spiunë meshkuj si përshembull ...
Nga Julio Rivera “News Max”Presidenti Xho Bajden duket se po...
Nga Max Seddon “Financial Times”E vendosur buzë një liqeni n...
Nga Lily Hamourtziadou “The Conversation”Dronët janë shndërr...
Megjithëse vdiq në vitin 1985, emri i Xhuzepe Grekos ngjall ...
Përgjatë historisë luftërat kanë nisur për shkak të tokës, b...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Ishin shumë domëthënëse pë...
Princesha Diana u konsiderua si një nga gratë më të fotogra...
(Pjesa e dytë)Fitorja ndoshta më e famshme ushtarake në hist...
Nga Josh Blackman “Newsweek”Me një të rënë të lapsit, admini...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...