Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Gjatë viteve 1914-1929, një grup grash të njohura tani si ?Engjëll-bërësit e Nagirevit?, Hungari, helmuan rreth 40 burra dhe fëmijë në fshatin e tyre të vogël. Megjithëse disa pretendojnë se ato vranë më shumë se 300 njerëz.
Të udhëhequr nga një mami e quajtur Suzana Fazekash, vejushat shkaktojnë ende sot debate midis historianëve. Disa i kanë cilësuar si të sëmura mendore, ndërsa të tjerët thonë se ato ishin të justifikuara në aktet që kryen. Atëherë, a ishin këto gra vrasëse të çmendura, apo të dëshpëruara për të shpëtuar nga marrëdhëniet e tyre toksike?
Të qenit një grua nuk ka qenë asnjëherë e lehtë. Por të qenit grua në Hungarinë e shekullit XX-të, ishte një Ferr i vërtetë. Zakonisht të martuara që në adoleshencë – ndonjëherë që në moshën 14 vjeçe – gratë nuk ishin të lira të zgjidhnin burrat e tyre.
Dhe duke parë që Hungaria ishte një vend katolik shumë i devotshëm, divorci ishte një tabu, pavarësisht nëse burri ishte një alkoolist, abuzues apo kurorëshkelës. Kishte shumë gra që u përpoqën të jetonin dhe punonin duke pasur përreth këtë mjedis mbytës, përfshirë një mami të moshës së mesme të quajtur Suzana Fazekash, e cila midis viteve 1911-1921 kreu të paktën 10 aborte ilegale tek gratë e dëshpëruara të fshatit.
Fshati hungarez ishte ndërtuar duke u bazuar tek kultura Nagirev, një grup njerëzish që jetonin atje që nga Epoka e Bronzit. Fazekash u arrestua disa herë për këto operacione, por ndaj saj nuk u ngrit asnjë akuzë zyrtare.
Kjo pasi gjyqtarët ishin në atë kohë të vetëdijshëm mbi vështirësitë e mëdha financiare, në të cilat u gjendën shumë familje në prag të Luftës së Parë Botërore. Por Fazekash mund të ketë pasur një të kaluar edhe më të tmerrshme sesa kryerja e atyre aborteve.
Të dhënat tregojnë se ajo quhej ndryshe Julia, në kujtim të burrit të saj të ndjerë, Gyula, zhdukja e pashpjegueshme e të cilit, mbetet edhe sot e kësaj dite një mister. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore në vitin 1914, deri në 9 milionë burra nga ish-Perandoria Austro-Hungareze u dërguan në front, për të shërbyer për të ashtuquajturën ?Aleanca Tripalëshe?, dhe numri i të vdekurve ishte tronditës.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, Nagirev shërbeu si një kamp rus i të burgosurve të luftës. Shumë nga gratë e qytezës që u bënë ?vejushat e luftës?, filluan të kishin lidhje sekrete me robërit. Por kur burrat e tyre u kthyen nga lufta, shumica e tyre ishin bërë të pavarura si në aspektin financiar ashtu edhe atë emocional, dhe nuk donin të riktheheshin në një jetë ku ato ishin të nënshtruara.
Por divorci nuk ishte ende një opsion në vendin shumë fetar. Shumë nga gratë më të reja të fshati shkuan tek Fazekash për këshilla, dhe ajo thuhet se u përgjigj:?Nëse ka një problem, unë kam një zgjidhje të thjeshtë!?.
Dhe ?zgjidhja? që u propozoi mamia ishte arseniku vdekjeprurës, edhe pse në atë kohë ishte një përbërës i zakonshëm në kozmetikë dhe mjekësi. Thuhet se ajo e testoi neurotoksinën tek një rivalja në një dashuri.
Kur pati sukses, Fazekash mendoi se kishte gjeti një skemë të përsosur të fitimit të parave. Në këmbim të një pagese të caktuar, ajo i premtoi grave t?i çlironte nga bashkëshortet e tyre abuzivë. Një tarifë, të cilën ishin të gatshme që ta paguanin shumë prej tyre.
Skema pati vërtet shumë sukses. Gratë nuk shkuan tek Fazekash për të blerë arsenik për të vrarë bashkëshortët e tyre. Ato nisën ta përdorin arsenikun edhe për të eliminuar prindërit e tyre me synim marrjen e pasurisë, rivalët e tyre në dashuri, madje edhe fëmijët e tyre.
Fazekash ishte në gjendje që ta mbante sekret këtë skemë makabre me ndihmën e Susi Olah, një grua që e helmoi burrin e saj kur ishte vetëm 18 vjeçe. Olah ishte ajo që plotësonte certifikatat e vdekjes të të gjitha viktimave të Engjëll-bërësve të Nagirev.
Por në fund gratë u zbuluan, edhe pse mënyra se si ndodhi kjo mbetet ende sot e paqartë. Pavarësisht se kush drejtoi gishtin e parë, Fazekash u etiketua në fund si drejtuese e rrjetit. Por kur policia shkoi që ta arrestojë, ajo kishte vdekur, pasi kishte konsumuar enkas një pjesë të arsenikut të saj për të shmangur ndjekjen penale.
Rreth 40 gra u akuzuan në atë rast për helmim të familjeve të tyre. Në fund, gati 40 kufoma u zhvarrosën, dhe të gjitha ato përmbanin sasi të mëdha arseniku. Por studimet e mëvonshme kanë sugjeruar, se në fakt nga helmimet u vranë 100-300 njerëz.
Tridhjetë e katër gra dhe një burrë – që të gjithë klientë të Fazekash – u arrestuan, u ndoqën penalisht dhe u dënuan për vrasje. 12 nga autorët u dënuan me burgim të përjetshëm. Ndërkohë 8 u dënuan me vdekje, nga të cilët vetëm 2 u ekzekutuan.
Gjithsesi, të gjitha ato vrasje e patën një efekt ?pozitiv?. Në vitin 2005, Maria Gunia – e
cila ishte një vajzë e vogël kur babai i saj u thirr për të hetuar ?Engjëll-bërësit e Nagyriv?, përshkroi në një libër atë që ndodhi pasi u zhvarrosën trupat. ?Sjellja e burrave ndaj grave të tyre u përmirësua dukshëm?- shkroi ajo.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
“Foreign Policy”Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stolt...
Dihet se në këtë botë gjërat ndryshojnë me kalimin e kohës. ...
Nga Michael R.Pompeo “Fox News”Deklaratat e presidentit Xho ...
Nga Charles Edel & David O.Shullman “Foreign Affairs”Gjatë n...
Nga Holly Ellyatt “CNBC”Kur kancelarja gjermane Angela Merke...
Në fazat e hershme të Luftës së Dytë Botërore, kur gjermanët...
Qarku Vuxuan në rajonin autonom Guangxi Zhuang në Kinës Jugo...
Nga Max Seddon “Financial Times”E vendosur buzë një liqeni n...
Jemi mësuar që të njihemi me spiunë meshkuj si përshembull ...
Nga Julio Rivera “News Max”Presidenti Xho Bajden duket se po...
Nga Max Seddon “Financial Times”E vendosur buzë një liqeni n...
Nga Lily Hamourtziadou “The Conversation”Dronët janë shndërr...
Megjithëse vdiq në vitin 1985, emri i Xhuzepe Grekos ngjall ...
Përgjatë historisë luftërat kanë nisur për shkak të tokës, b...
Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”Ishin shumë domëthënëse pë...
Princesha Diana u konsiderua si një nga gratë më të fotogra...
(Pjesa e dytë)Fitorja ndoshta më e famshme ushtarake në hist...
Nga Josh Blackman “Newsweek”Me një të rënë të lapsit, admini...
(Pjesa e parë)Perandoria Osmane, mund të konsiderohet si një...
Njëzet vjet më parë, sulmet terroriste të 11 Shtatorit trond...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...