web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rruga e vështirë për të gjetur pasardhësin e Angela Merkel

29 Shtator 2021, 08:32, Blog CNA

Nga Rainer Zitelmann ?National Interest?

Nuk është ende e qartë se kush do ta pasojë Angela Merkelin si kancelare e ardhshme e Gjermanisë. Qeveria e ardhshme ose do të udhëhiqet nga Kristiandemokratët shumë të dobësuar nën drejtimin e Armin Lashet ose nga Socialdemokratët e Olaf Sholc.

Pas zgjedhjeve të së dielës një gjë është e qartë:nuk do të ketë një qeveri socialiste. Kjo ishte frika e shumë gjermanëve, sidomos sipërmarrësve, por edhe e partnerëve të Gjermanisë në NATO dhe investitorëve të huaj. Zgjedhjet prodhuan një rezultat shumë të ngushtë.

Dy partitë më të mëdha të krahut të majtë, SPD (25.7 për qind, me 5.2 pikë më shumë se në vitin 2017) dhe të Gjelbrit (14.8 për qind, me 5.9 pikë më shumë se 4 vite më parë), patën rritje të konsiderueshme. Por partia e së majtës ekstreme Die Linke, humbi 4.3 pikë, duke marrë vetëm 4.9 për qind.

Meqë në Gjermani një partie i duhen të paktën 5 për qind për të hyrë në Bundestag, e majta ekstreme gati është e përjashtuar. Gjithsesi, ekziston një rregull i veçantë që një parti mund të bëhet ende pjesë e Bundestagut nëse fiton 3 mandate të drejtpërdrejta, dhe kjo do të thotë se Die Linke mund të jetë pjesë e parlamentit gjerman.

Sa i përket politikës së jashtme dhe të sigurisë, është shumë me rëndësi që të minimizohet sa më shumë që të jetë e mundur ndikimi politik i Die Linke, kjo pasi partia e së majtës ekstreme e kundërshton NATO-n dhe të gjitha dislokimet ushtarake në vende të huaja.

Gjatë fushatës elektorale, CDU/CSU që dikur ishte partia konservatore e Gjermanisë, është zhvendosur paksa në të majtë nën drejtimin e Merkel. Ndaj në këto zgjedhje humbi 8.9 pikë, duke marrë vetëm 24.1 për qind. Ky është rezultati më i keq që ka arritur kjo parti në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë.

Edhe pse kjo parti është zhvendosur dukshëm më tej në të djathtë gjatë 4 viteve të fundit, ajo ka arritur të fitojë vende në Bundestagun gjerman duke marrë 10.3 për qind të votave. Por në zgjedhjet e këtij viti, ajo humbi 2.3 pikë në krahasim me vitin 2017, kur hyri për herë të parë në parlament.

Por asnjë nga partitë e tjera nuk është e gatshme që të bashkëpunojë me AfD-në. Demokratët e Lirë pro-tregut (FDP), të udhëhequr nga Kristian Lindner, fituan këtë herë 11.5 për qind të votave, ose 0.8 pikë më shumë sesa gjatë vitit 2017.

FDP gëzon një mbështetje në mesin e votuesve të rinj:20 për qind të votuesve nën moshën 30-vjeç zgjodhën FDP-në. Vetëm të Gjelbrit ishin më të suksesshëm në mesin e votuesve të rinj, duke marrë 22 për qind të votave. Nga ana tjetër, socialdemokratët dhe CDU/CSU, patën një mbështetje masive nga votuesit mbi moshën 60-vjeç.

Duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve, ka mundësi që të qëndrojë në detyrë qeveria aktuale e koalicionit të CDU/CSU dhe SPD. Ky opsion shihet për momentin si i pamundur, por nuk mund të përjashtohet plotësisht në rast se dështojnë opsionet e tjera.

Analistët politikë gjermanë kanë shpikur emra për koalicionet më të mundshme. Kështu ekziston koalicioni ?Xhamajka? mes CDU/CSU, të Gjelbërve dhe FDP, tri partitë që kanë të njëjtat ngjyra si flamuri xhamajkian, dhe koalicioni ?Semafor?Jeshil-Verdhë-Kuq i SPD, Të Gjelbërve dhe FDP.

Në një koalicion të tipit ?Xhamajka?, kancelar do të ishte Armin Lashet i CDU/CSU; në një koalicion ?Semafor?, postin më të lartë politik në vend do ta merrte socialdemokrati Olaf Sholc. Pra rezultati përfundimtar do të varet gati tërësisht nga ajo që do të bëjnë FDP-ja e tregut të lirë dhe të Gjelbrit e së majtës ambjentaliste.

Partitë e krahut të majtë (me përjashtim të ish-komunistëve) e rritën pjesën e tyre të votave. 50 ?socialistë të rinj? do të zënë vendet e tyre në Bundestagun gjerman në emër të SPD, që të gjithë të lidhur ngushtë me kreun e fraksionit tëmajtë në SPD, Kevin Kuhnert. Dikur ky i fundit ishte shprehur në favor të shtetëzimit të kompanive të tilla si BMW, dhe ka deklaruar se vetëm shteti duhet të lejohet të menaxhojë apartamentet me qira. Edhe SPD në tërësi është zhvendosur më tej në të majtë.

Ishin ata që nominuan kandidatin e moderuar Olaf Sholc për kancelar, në mënyrë që ai të merrte ish-votuesit e Merkel nga qendra e spektrit politik.

Dhe përllogaritja e tyre, e cila mund të përshkruhet vetëm si një mashtrim i votuesve, funksionoi. Mund të duhen disa muaj para se të formohet një qeveri e re në Gjermani. Më optimistët shpresojnë se një qeveri koalicioni do të krijohet deri në Krishtlindje.

Një koalicion midis CDU/CSU, FDP dhe të Gjelbërve do të ishte më pak i keqi nga të gjithë të tjerët. Por sfidat me të cilat përballet koalicioni Xhamajka do të ishin të mëdha. Tek e fundit, Merkel e ka lënë Gjermaninë me një mori problemesh,të cilat do të shpërthejnë si mina me sahat gjatë viteve të ardhshme.

Po ashtu vendi është ende duke vuajtur nga pasojat e emigracionit të pakontrolluar masiv përgjatëviteve2015-2016,dhe është shumë larg gjetjes së një zgjidhje.

Për më tepër, pjesë të mëdha të ekonomisë gjermane (industria e energjisë, sektori i automobilave) janë transformuar progresivisht në një ekonomi të planifikuar. Gjermania po përpiqet që t?i përshtatet epokës dixhitale, dhe sipas standardeve ndërkombëtare ritmi i transformimit dixhital është tejet i ngadalshëm.

Një studim i kohëve të fundit nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, e vendos Gjermaninë të parën në botë kur bëhet fjalë për taksat dhe uljet e pagave.

Askund në botë punonjësit nuk paguajnë taksa aq të larta sa në Gjermani. Ndërsa FDP-ja e tregut të lirë dëshiron që të ulë taksat, të Gjelbrit dhe SPD duan që t?i rrisin ato. Pra, formimi i një koalicioni të ri sigurisht që nuk do të jetë i lehtë.

Shënim:Rainer Zitelmann, është historian dhe sociolog gjerman.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga