Kush ishin Kalorësit Tempullarë?
Kalorësit Tempullarë ishin një Urdhër i të krishterëve të de...
Ne njerëzve na pëlqen të mendojmë se jemi në krye të zinxhirit ushqimor të specieve që banojnë këtu në Tokë. Ndërsa mund ta kemi nënshtruar mbretërinë e kafshëve për shkak të zgjuarsinë dhe teknologjisë që zotërojmë, mund të argumentohet lehtësisht se kafshët e tjera janë thjesht më të përparuara sesa ne në aspektin gjenetik.
Për shembull marrim sytë, dhe do të shohim se shumë kafshë kanë një shikim më të qartë
apo më të mprehtë sesa njerëzit, siç janë shqiponjat. Nëse shkoni përtej asaj që mund të shohë syri, do të mësoni se ka shumë kafshë që zotërojnë shqisat që ne as që i kemi, dhe që përmirësojnë mënyrat përmes së cilave e shohin dhe përjetojnë botën.
Nga shikimi me rreze infra të kuqe tek aftësitë lundruese përmes jehonës, dhe aftësia për të ndjerë fushat elektrike në një marrëdhënie të çuditshme me magnetizmin e Tokës, ja cilat janë shqisat shtesë që kafshët kanë më shumë në raport me njerëzit.
Disa kafshë kanë lindur të pajisur me aftësinë për të dëgjuar dhe lëshuar tinguj me frekuencë të lartë, të cilët janë plotësisht të padëgjueshëm për qeniet njerëzore. Ato mbështeten mbi jehonat e këtyre tingujve për të lëvizur në përditshmërinë e tyre.
Nga Zogu i Natës tek balena vrasëse, dhe një numër i madh kafshësh tokësore dhe detare midis tyre, shqisa e ekolokimit e bën më të lehtë lëvizjen në errësirë. Kafshët që e kanë këtë shqisë shtesë, nuk kanë nevojë të shohin me sy për të gjetur rrugën e tyre nëpër shpellat e errëta apo guvat nën oqeane.
Në vend të kësaj, ata dëgjojnë jehonën e zhurmës që krijohet nga përplasja e rrymave me objektet statike. Kjo lloj shqise, gjendet zakonisht tek lakuriqët e natës, delfinët dhe disa balena. Një nga aspektet më magjepsëse të ekolokimit, është se ajo funksionon ndryshe në kafshë të ndryshme, duke u shfaqur si një seri zërash polifonikë, dhe në raste të tjera si një mori ulërimash shurdhuese.
Kur shihni në një dokumentar peshkaqenë që sillen rrotull njëri-tjetrit, ju mund ta lidhni automatikisht këtë veprim me urinë e madhe që ata kanë. Ndërsa kjo gjë mund të jetë ndonjëherë e vërtetë, një studim i ri i botuar nga revista ?Current Biology? konfirmoi se nganjëherë këta peshkaqenë sillen kështu, pasi ndikohen nga fusha magnetike e Tokës, të cilën ata e përdorin si një lloj GPS oqeanik.
Ju mund të mos e kuptoni, por planeti ynë gjeneron një mburojë magnetike të madhe, e cila e përshkon hapësirën për mijëra kilometra, duke na mbrojtur nga grimcat e mbingarkuara që dërgon vazhdimisht drejt nesh Dielli ynë.
Ndërkohë shqisa e magnetizmit shfaqet edhe tek breshkat e detit, gaforret dhe zogjtë shtegtarë, vetëm për të përmendur disa. Shkencëtarët janë disi të habitur nga forca magnetike e padukshme e natyrës. Studimet më të fundit, sugjerojnë se krijesa të caktuara mund të shfaqin një lidhje simbiotike me bakteret magnetike, por sesi kjo ndodh ky fenomen mbetet ende një mister.
Kur lyheni me krem në plazh, synoni që të mbroheni nga dëmet që shkaktojnë rrezet ultravjollcë. Por edhe pse jemi të vetëdijshëm mbi këto rreziqe, ne nuk mund t?i shohim dot këto rreze. Kjo ndodh sepse shikimi i njeriut është shumë inferior ndaj shikimit të kafshëve. Për shembull, shumë kafshë mund të shohin një dimension të katërt të ngjyrës.
Të tjerët janë të pajisur me ?sytë e rrezeve infra të kuqe?. Kjo nënbashkësi e shqisave vizuale që na mungon ne njerëzve, i jep mundësi shumicës dërrmuese të kafshëve që t?i shohin rrezet e rrezikshme ultravjollcë dhe rrezatim me rreze infra të kuqe. Dhe kjo është diçka shumë pozitive sa i përket gjuetisë dhe lundrimit.
Imagjinoni sikur jeni në gjendje të ndizni një llambë vetëm përmes prekjes me gishtërinjtë tuaj. Kjo shqisë e fuqishme, që ngjan si një nga skenat e filmit ?Marvel?, është e zakonshme tek shumë kafshë. Ngjala elektrike dhe krijesa të tjera detare, mund të ndjejnë fushat elektrike, dhe ta përdorin një pjesë të asaj energjie elektrike për ta goditur prenë.
Për shembull, delfini i Guianës ka folikula flokësh të modifikuara, që i japin mundësinë
të ndiejë energjinë elektrike. Kjo e bën atë një gjuetar të aftë dhe një profesionist të lundrimit. Peshkaqeni grabitqar është kafsha me shqisën elektrike më të fortë. Sipas shkencëtarëve, peshkaqenët mund të gjurmojnë energjinë elektrike me një ritëm 10.000 herë më të madh sesa e çdo kafshe tjetër në planetin tonë.
Njerëzit mund të mos kenë të gjitha shqisat e një peshkaqeni me dhëmbë të mëdhenj, por ne me siguri e kompensojmë atë përmes kreativitetit tonë. Kështu sonari i nëndetëseve, është frymëzuar shumë nga shqisa e ekolokimit. Edhe valët zanore janë elementi përgjegjës për imazhet me ultratinguj tek gratë shtatzëna.
Ndërsa mund të mos kemi një lidhje direkte me bakteret magnetike fushën elektrike të Tokës, kjo nuk na ka penguar që ta shfrytëzojmë një energji të tillë dhe e kemi bërë këtë me llambat, busullat, ftohjen etj.
Madje kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë për të krijuar energji elektrike nga fushat magnetike të ambientit, të krijuara nga pajisjet shtëpiake. Ndërsa ne vetë, nuk mund ta shohim dot dritën me rreze infra të kuqe apo ultravjollcë, këtë mund ta bëjnë smartfonët tanë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Kalorësit Tempullarë ishin një Urdhër i të krishterëve të de...
Nga Patricia Mccarthy “American Thinker”Mediat raportuan se ...
Nga Jasmine Sherif “Project Syndicate”Covid-19 po e çon botë...
Nga Chris Stewart “The HillJavën e kaluar, presidenti amerik...
Nga Michael Laitman“News max”Kohët e fundit kam dëgjuar gjit...
Nga Rainer Zitelmann “National Interest”Nuk është ende e qar...
Sot ato janë markat më të preferuara për miliona e miliona ...
Javën e fundit ka pasur diskutime, përçarje dhe grindje midi...
Franca është e zemëruar. Arsyeja më e dukshme është se marrë...
Gjatë viteve 1914-1929, një grup grash të njohura tani si “E...
“Foreign Policy”Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stolt...
Dihet se në këtë botë gjërat ndryshojnë me kalimin e kohës. ...
Nga Michael R.Pompeo “Fox News”Deklaratat e presidentit Xho ...
Nga Charles Edel & David O.Shullman “Foreign Affairs”Gjatë n...
Nga Holly Ellyatt “CNBC”Kur kancelarja gjermane Angela Merke...
Në fazat e hershme të Luftës së Dytë Botërore, kur gjermanët...
Qarku Vuxuan në rajonin autonom Guangxi Zhuang në Kinës Jugo...
Nga Max Seddon “Financial Times”E vendosur buzë një liqeni n...
Jemi mësuar që të njihemi me spiunë meshkuj si përshembull ...
Nga Julio Rivera “News Max”Presidenti Xho Bajden duket se po...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...