web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush ishin Kalorësit Tempullarë?

2 Tetor 2021, 11:49, Blog CNA

Kalorësit Tempullarë ishin një Urdhër i të krishterëve të devotshëm i themeluar në Jeruzalem midis viteve 1118-1119, pas Kryqëzatës së Parë (1096-1099). Ky Urdhër u krijua për t?i mbrojtur evropianët që udhëtonin drejt Tokës së Shenjtë, edhe pse ata kishin edhe shumë  detyra të tjera.

Kalorësit ishin të njohur në mbarë Evropën si një forcë luftarake elitare, me një kod shumë të rreptë sjelljeje dhe me një pasuri të madhe të grumbulluar. Për gati 200 vjet, Kalorësit Tempullarë ishin në qendër të politikës dhe financave në Evropë, dhe morën pjesë në fushatat ushtarake të krishtera në Tokën e Shenjtë.

Në shekullin VII, një ushtri arabe myslimane pushtoi Jeruzalemin dhe Tokën e Shenjtë, duke i dhënë fund sundimit të krishterë në rajonin që ndodhej nën Perandorinë Bizantine, e quajtur ndryshe edhe Perandoria Romake Lindore.

Nga fundi i shekullit XI-të, Perandoria Bizantine kishte humbur shumë territore për shkak të pushtimeve nga kalifët myslimanë, përfshirë më shumë vende të shenjta të krishtera. Për këtë arsye në vitin 1095, Aleks Komneni I i kërkoi ndihmë Papës Urban II për të luftuar kundër ushtrive myslimane.

Në kundërpërgjigje, Papa bëri një thirrje të fortë për çlirimin e vendeve të shenjta të Krishterimit në Tokën e Shenjtë, duke shënuar kësisoj nisjen e Kryqëzatës së Parë. ?Në atëkohë askush nuk e quajti Kryqëzata e Parë. Por objektivi i tyre ishte rikthimi i vendeve të shenjta nën kontrollin e të krishterëve?- thotë Malkolm Barber, profesor i historisë në Universitetin e Ridingut në Britaninë e Madhe.

Për Kryqëzatën u ngrit një ushtri shumëkombëshe, e udhëhequr nga disa monarkë dhe fisnikë të Evropës. Kryqtarët arritën të pushtonin jo vetëm Jeruzalemin, por edhe pjesën më të madhe të rajonit. Ata krijuan katër territore, të njohura si Shtete Kryqtare:Qarku i Edesës (1098-1150), Principata e Antiokisë (1098-1287), Qarku i Tripolit (1102-1289) dhe Mbretëria e Jeruzalemit (1099-1298.

Kur shumica e kryqtarëve u rikthyen në Evropë, lindi nevoja për të mbrojtur Tokën e Shenjtë, si dhe për ta qeverisur popullsinë e saj, e cila përfshinte të krishterë, hebrenj, myslimanë dhe kolonët e rinj nga Evropa. ?Ata kishin nevojë të konsolidonin kontrollin e tyre në Jeruzalem dhe rajonet. Pra ishin këto rrethana që prodhuan Tempullarët?- thekson Barber.

Urdhri i Kalorësve të Tempullit të Jeruzalemit, shkurt Kalorësit Tempullarë, u krijua nga Hygo dë Paje, një fisnik francez që qëndroi në Jeruzalem pasi e vizitoi për herë të parë midis viteve 1114-1116.

Ky emër erdhi nga selia e Tempullarëve, e vendosur në Malin e Tempullit, në krah të Xhamisë Al-Aksa, që në atë kohë shërbente si një pallat mbretëror. Tamplierët u organizuan fillimisht si një organizatë bamirëse. Ata shërbenin si truproja për pelegrinët që udhëtonin për nga Toka e Shenjtë.

?Ata do të krijonin patrulla për të mbrojtur njerëzit që vinin nga portet, në veçanti nga Xhafa, që ishte porti kryesor më afër Jeruzalemit. Në atë kohë ata përballeshin kryesisht me banditë dhe grupe hajdutësh, dhe nuk u angazhuan në beteja të mëdha kundër ushtrive të mëdha, të cilat natyrisht ata nuk do të ishin në gjendje që t?i bënin ballë duke qenë në një numër aq të vogël?-theksoi Barber.

Kalorësit Tempullarë u njohën zyrtarisht nga Mbreti Balduini II i Jeruzalemit në vitin 1120, në Këshillin e Nablusit. Mbreti caktoi për ta një sasi të ardhurash nga taksat, në mënyrë që ata të visheshin dhe të ushqeheshin. Përpara atij momenti, kalorësit mbështeteshin tek donacionet nga Urdhri i Shën Gjonit në Spitalin e Jeruzalemit, që mori miratimin e Papës vitin 1113.

Pavarësisht nga kjo mbështetje, kalorësit nuk vinin nga shtresat e varfra. Përkundrazi, tempullarët e parë ishin njerëz shumë të pasur dhe me shumë lidhje. Këshilli i Nablusit miratoi 25 rregulla, të cilave duhej t?u bindeshin anëtarët e Urdhrit të Kalorësve Tempullarë.

Këtu përfshihej edhe një deklaratë në lidhje me përdorimin e dhunës. Konkretisht neni 20 thoshte se ?nëse një klerik rrëmben armë për vetëmbrojtje, ai nuk do të ketë asnjë faj. Ndërkohë Këshilli i Truasë në vitin 1129, i udhëhequr nga Hygo dë Pajen dhe Bernari i Klervo-së, hartuan një kod sjelljeje prej 68 pikash për Tempullarët, i njohur si Rregulli Primitiv ose Latin.

Rregullat mbulonin gjithçka, nga veshja, llojet e kuajve që mund të përdornin, gjatësinë e flokëve të tyre, stilin e mjekrës, dhe sa mish mund të hanin çdo javë. Ai i ndaloi anëtarët e këtij urdhri të kishin çdo lloj kontakti me gratë, madje edhe me anëtaret femra të familjes së tyre.

Gjithsesi, Barber thotë se me kalimin e kohës shumica e këtyre rregullave në fund u zbutën, madje edhe u shkelën në mënyrë që të tërhiqnin ndjekës të rinj. Mjeshtri i Madh ishte sundimtari absolut i Urdhrit.

Ata mbanin veshur një pelerinë të bardhë me një kryq të kuq në mes, që përfaqësonte sakrificën e Krishtit dhe gatishmërinë e tyre për martirizim. Në atë kohë kalorësit e Kryqëzatave cilësoheshin edhe si ?milicia e Krishtit?, që do të thotë ?kalorësi i Krishtit?.

Në vitin 1139, dekreti papal i Papës Inocenti II, i quajtur Omne Datum Optimum, i vendosi Tempullarët nën mbrojtjen e drejtpërdrejtë të papatit dhe konfirmoi Rregulloren Latine.

Dekreti theksonte se tempullarët nuk duhej të paguanin taksa, dhe ishin të lirë të udhëtonin përtej kufijve të papenguar. Ata nuk i jepnin askujt llogari përveç vetë Papës. Teksa anëtarësia e zgjerua ndjeshëm, urdhri u bë një organizatë shumë e pasur.

Ai financoi projekte ndërtimore në të gjithë Evropën dhe Tokën e Shenjtë, duke përfshirë shumë kisha të cilat kopjuan modelin e Kishës së Varrit të Shenjtë në Jeruzalem. Historianët thonë se objektet e kultit u bënë aq të përhapura dhe organizata ishte aq e pasur, saqë në atë kohë lindi miti se Tempullarët ishin bankierët e parë në botë.

Kur përfunduan kryqëzatat dhe forcat myslimane vunë sërish nën kontroll Jeruzalemin, organizatat ushtarake, përfshirë tempullarët, u fajësuan për humbjen e Tokës së Shenjtë. Kur mamlukët pushtuan qytetin e Akrës në vitin 1291, Tempullarët dhe të tjerët u tërhoqën në ishulli i Qipros.

Ajo disfatë nxiti kërkesat për të reformuar organizatat ushtarake. Mbreti Filipi IV i Francës, i cili u kishte shumë borxhe tempullarëve përfitoi nga rasti duke urdhëruar arrestimin masiv të tempullarëve francezë më 13 tetor 1307, duke konfiskuar pronat dhe pasuritë e tyre.

Prokurorët i akuzuan tempullarët për blasfemi, përdhosjen e kryqit dhe përfshirje në akte të paligjshme seksuale. Po ashtu ata u akuzuan si të përfshirë në ceremoni okulte dhe magjike. Duke u torturuar për javë të tëra, tempullarët i pranuan akuzat.

Në vitin 1308, Papa Klementi V i shfajësoi Tempullarët nga akuzat e herezisë, por reputacioni i tyre tashmë ishte dëmtuar. Në marsin e vitit 1312, Papa Klementi V e shpërndau Urdhrin e Kalorësve Tempullarë, dhe anëtarët e urdhrit u arrestuan në të gjithë Evropën.

Dy vjet më vonë, Mjeshtri i Madh Zhak dë Molei, u dogj në turrën e druve në Paris, me akuzën e herezisë.

Sot, ndërtesat e rrënuara apo edhe ato të ruajtura të ngritura nga tempullarët,mund të shihen në Evropë dhe Lindjen e Mesme, megjithëse ato përfaqësojnë vetëm një pjesë të pronave të shumta që i përkisnin dikur organizatës.

?Ata kishin shumë prona përgjatë gjithë të ashtuquajturit Krishterim perëndimor dhe në Lindje, derisa nisën që t?i humbisnin ato. Kur u tërhoqën nga Qipro, morën me vete arkivin e tyre. Por sot ai nuk ekziston më. Shumë njerëz mendojnë se kur turqit pushtuan Qipron në shekullin XVI, në atë kohë u shkatërrua edhe arkivi./ Livescience.com-Përshtatur nga CNA.al





08:51 Blog

Ku po shkon Evropa?

Nga Michael Laitman“News max”Kohët e fundit kam dëgjuar gjit...

Lajmet e fundit nga