Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Nga Jasmine Sherif ?Project Syndicate?
Covid-19 po e çon botën në prag të humnerës. Pandemia i ka marrë jetën më shumë se 4.7 milionë njerëzve, ka zvogëluar me 4.6 për qind PBB-në globale në vitin 2020, dhe ka zhytur në varfëri ekstreme119-124 milionë njerëz të tjerë.
Sot, gati 1 në 3 njerëz në nivel global, nuk kanë ushqim të mjaftueshëm për të ngrënë, ndërsa konfliktet dhe fatkeqësitë natyrore të shkaktuara nga ndryshimet klimatike po i detyrojnë familjet të largohen nga shtëpitë e tyre. Dhe ndërprerja e aktivitetit mësimor normal për shkak të pandemisë në shumë vende të botës, po i lë gjithnjë e më shumë prapa fëmijët e prekur nga kriza.
Sot ndërsa Covid-19 po vazhdon që të shkatërrojë vendet më pak të zhvilluara në botë, dhe me krizat e tjera në rritje, numri i fëmijëve që janë jashtë shkollës është rritur në rreth 128 milionë. Ky është një vlerësim i përafërt, pasi numri i tij ka të ngjarë të rritet teksa krizat në botë po thellohen, aktualisht ai është më shumë se popullsia e Japonisë, apo e popullsitë së Francës dhe Italisë të marra së bashku.
Njëkohësisht, 2 në 3 nxënës në nivel global janë ende të prekur nga mbyllja e shkollave. Shumë prej tyre, dhe sidomos vajzat, nuk mund t?i rikthehen kurrë arsimimit me kohë të plotë, çka rrezikon ta shtojë edhe më shumë numrin e martesave të të miturve dhe atyre që punojnë që fëmijë.
Me pandeminë, ndryshimet klimatike dhe zhvendosjet gjeopolitike, që po e vendosin botën në një pozitë shumë delikate, çka do të përcaktojë edhe trajektoren e zhvillimit njerëzor për brezat e ardhshëm, ne duhet të veprojmë me shpejtësi për ta bërë arsimin një përparësi kryesore.
Në Forumin Politik të Nivelit të Lartë të OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm të mbajtur këtë vit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres u kërkoi liderëve të rishqyrtojnë mënyrën se si i ndajmë burimet, dhe si t?u përgjigjemi sfidave globale, ndërsa garojmë për të arritur Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030.
Është e vështirë të imagjinohet një investim më i mirë se sa arsimi.
Studimet e shumta tregojnë se qoftë edhe një vit më shumë arsimim, mund të rrisë të ardhurat me 8-10 për qind.
Ngjashëm, Banka Botërore vlerëson se aftësia e çdo vajze për të përfunduar arsimin 12-vjeçar, mund të gjenerojë një shtesë prej 15-30 trilionë dollarësh në produktivitetin global dhe fitime gjatë gjithë jetës. Po ashtu, studime të tjera tregojnë se konflikti i dhunshëm bie deri në 37 për qind kur vajzat dhe djemtë kanë qasje të barabartë në arsim.
Ndërkaq mbyllja e hendekut gjinor në këtë fushë mund të kontribuojë në frenimin e ndryshimeve klimatike dhe urisë, si dhe në nxitjen e respektimit të të drejtave të njeriut. Një brez i grave profesioniste dhe udhëheqëse mund të fuqizohen për të prishur ciklet vicioze të varfërisë, dhunës, zhvendosjes dhe urisë.
Në fakt, përfitimet ekonomike vetëm nga zgjerimi i arsimimit të vajzave, mund t?i tejkalojnë kostot financiare të investimeve të nevojshme në këtë sektor, duke sjellë përfitime të qëndrueshme për breza të tërë. Për bizneset, kjo perspektivë e papritur ekonomike premton të krijojë tregje të reja, të promovojë stabilitetin në rajonet ku tani ka kaos, dhe të forcojë qëndrueshmërinë afatgjatë të investimeve.
Dhe më shumë burime, do t?u japin mundësi politikë-bërësve që të kenë një kundërpërgjigje më të fortë ndaj krizës së klimës, duke e shtuar mbrojtjen e mjedisit, duke ndërtuar rrugë dhe infrastrukturë produktive, dhe duke ofruar kujdes shëndetësor bazë, arsim dhe shërbime sociale.
Por përfitimet më të mëdha do të vijnë për fëmijët që jetojnë në zonat e konflikteve dhe në prag të urisë. Për ta, një edukimi cilësor nënkupton hapësira të sigurta për të mësuar, shërbime të shëndetit mendor, programe ushqimore me bazë shkollën, dhe qasje tek uji dhe sistemi i kanalizimeve.
Ndërkohë zhvendosja e brendshme i kushton ekonomisë globale mbi 20 miliardë dollarë në vit, ose rreth 390 dollarë për çdo person të zhvendosur.
Ndërsa ka pasur jo pak përparim në këtë aspekt,tani duhet bërë më shumë. Në një tryezë globale të kohëve të fundit të bashkë-organizuar nga Britania e Madhe, Kanadaja, Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe ?Education Cannot Wait?, i dërguari special i OKB-së për Edukimin Global, Gordon Braun, e vuri theksin tek vlerësimet e Bankës Botërore, që tregojnë se plotësimi i nevojave arsimore vetëm për fëmijët refugjatë, do të kushtojë mbi 4.8 miliardë dollarë në vit.
Sidomos donatorët publikë, sektori privat dhe aktorët kryesorë si fondacionet filantropike, individët me vlerë të lartë neto dhe qeveritë vendore, duhet të mobilizojnë urgjentisht qindra miliona dollarë në fonde shtesë për programin ?Education Cannot Wait?.
Ndërsa po ri-mendojmë ndërhyrjet humanitare dhe ato të zhvillimit në shekullin XXI, arsimi duhet të jetë një element qendror në përgjigjen tonë ndaj ndërprerjeve të shumta në aktivitetin shkollor që lidhen me Covid-19, konfliktin e dhunshëm dhe ndryshimin e klimës. Ne duhet të ndërmarrim që tani veprime të guximshme. Për miliona fëmijë, e ardhmja e të cilëve kërcënohet nga krizat e sotme, arsimi nuk mund të presë.
Shënim: Yasmine Sherif, është drejtoreshë e organizatës ?Education Cannot Wait?, fondit global të Kombeve të Bashkuara për arsimin në raste emergjencash dhe krizash të zgjatura.
Përkthyer dhe përshtatur CNA.al
Nga Chris Stewart “The HillJavën e kaluar, presidenti amerik...
Nga Michael Laitman“News max”Kohët e fundit kam dëgjuar gjit...
Nga Rainer Zitelmann “National Interest”Nuk është ende e qar...
Sot ato janë markat më të preferuara për miliona e miliona ...
Javën e fundit ka pasur diskutime, përçarje dhe grindje midi...
Franca është e zemëruar. Arsyeja më e dukshme është se marrë...
Gjatë viteve 1914-1929, një grup grash të njohura tani si “E...
“Foreign Policy”Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stolt...
Dihet se në këtë botë gjërat ndryshojnë me kalimin e kohës. ...
Nga Michael R.Pompeo “Fox News”Deklaratat e presidentit Xho ...
Nga Charles Edel & David O.Shullman “Foreign Affairs”Gjatë n...
Nga Holly Ellyatt “CNBC”Kur kancelarja gjermane Angela Merke...
Në fazat e hershme të Luftës së Dytë Botërore, kur gjermanët...
Qarku Vuxuan në rajonin autonom Guangxi Zhuang në Kinës Jugo...
Nga Max Seddon “Financial Times”E vendosur buzë një liqeni n...
Jemi mësuar që të njihemi me spiunë meshkuj si përshembull ...
Nga Julio Rivera “News Max”Presidenti Xho Bajden duket se po...
Nga Max Seddon “Financial Times”E vendosur buzë një liqeni n...
Nga Lily Hamourtziadou “The Conversation”Dronët janë shndërr...
Megjithëse vdiq në vitin 1985, emri i Xhuzepe Grekos ngjall ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...