web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmi i trefishtë i së majtës ndaj Amerikës/ Covid-19, kufiri, dhe nënshtrimi ndaj Kinës

2 Tetor 2021, 06:34, Blog CNA

Nga Patricia Mccarthy ?American Thinker?

Mediat raportuan se Xho Bajden mori të hënën dozën e tij të tretë të vaksinës anti-Covid gjatë një transmetimi televiziv direkt. U tha se ai është tashmë ?plotësisht i vaksinuar?, edhe pse mbante ende maskë në fytyrë. A e nxit vërtet ky veprim besimin e të tjerëve tek vaksinat?

Pastaj presidenti tha se nuk do të na lejojë të rikthehemi në normalitet, derisa të vaksinohen 98 për qind e të gjithë amerikanëve! Ndërsa Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), janë të sigurta se do të miratojnë vaksinimin e fëmijëve nga mosha 5 vjeç e lart para fundit të këtij viti, pavarësisht qindra mijëra efekteve anësore serioze dhe vdekjeve për shkak të vaksinave, Bajden mund të nisë të mendojë se ne duhet të vaksinojmë të porsalindurit, që në momentin që ata marrin frymë për herë të parë në këtë botë.

Siç e dinë me siguri edhe ata që votuan për të, Bajden ka probleme serioze me aftësitë e tij njohëse. Ai nuk ka qenë asnjëherë një njeri i zgjuar, por tani nuk është as i kthjellët mendërisht. Ai nuk kupton asgjë mbi shkencën, dhe sigurisht as nga shkenca e virologjisë ose epidemiologjisë.

Ai lexon fjalime në teleprompter të shkruara nga të tjerët, dhe nuk e kupton domethënien e fjalëve që lexon. Bajden dhe njerëzit rreth tij janë aktualisht për SHBA-në një plagë shumë më shkatërruese sesa Covid-19.

Disa rajone në Australi kanë kapitulluar, duke u shndërruar në tirani funksionale. Policia sulmon në rrugë të gjithë personat që janë pa maskë. A do të zbatohen edhe këtu në SHBA këto taktika staliniste?

Ka shumë të ngjarë të ndodhin në disa shtete, përkundër faktit se të gjitha bllokimet e tyre, kërkesat për maska dhe vaksinimin e detyrueshëm, nuk kanë bërë asnjë diferencë në numrin e rasteve të atyre që dyshohet se janë diagnostikuar me Covid-19.

Këshilli i qytetit të Los Anxhelosit, miratoi njëzëri një rezolutë, që kërkon prova të vaksinimit për të hyrë në të gjitha ambientet e brendshme, përfshirë dyqanet ushqimore! Kjo është çmenduri. Kjo është një tirani mjekësore, qe nuk ka të bëjë aspak me shëndetin e askujt. Sikurse u shpreh dr.Aron Uilliams në programin e Laura Ingraham:?Kjo është një luftë psikologjike, dhe jo një kurë e bazuar në dëshmi shkencore?.

SHBA-ja ndodhet sot në një udhëkryq:A do të luftojmë, apo do të kapitullojmë? Sa nga ata në të majtë janë besimtarë të vërtetë në mashtrimin e Covid-19, dhe sa janë pjesë e Planit të Rivendosjes së Madhe të Bill Gejts dhe Klaus Shvab?

A është vaksinuar vërtet Xho Bajden? A mori vërtet një dozë përforcuese të hënën? Nuk është e paarsyeshme që shumëkush të dyshojë, se ajo që u pa në TV ishte teatër. Presidenti ka shumë të ngjarë të ketë marrë deri tani kaq shumë ilaçe, sa që mjekët e tij mund të mos duan të ndërmarrin rreziqe të mëtejshme me këto vaksina.

Ai dhe njerëzit rrotull tij, duket se besojnë se shfaqja e tij duke u vaksinuar para TV, do të inkurajojë ata që nuk janë vaksinuar ende. Por kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Çdo ditë që kalon, çdo taktikë e re që ata vënë në zbatim, i bën më rezistencë qytetarët hezitues ndaj vaksinave.

Vaksinat nuk janë të qëndrueshme; mbrojtja e tyre është afatshkurtër. Askush nuk e di se cilat mund të jenë efektet afatgjata:infertiliteti, sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, mpiksja e gjakut? Atletët e rinj po vuajnë nga efekte serioze fizike dhe neurologjike, gjë që sugjeron se ushtrimi fizik pas vaksinës është i rrezikshëm.

Një kirurg i ushtrisë amerikane, ka paralajmëruar se pilotët mund të jenë të rrezikuar nga efektet anësore të vaksinës. A janë mpiksjet e gjakut që po vërehen tek atletët, një ?minë me sahat? për të gjithë njerëzit tashmë të vaksinuar? Ne të gjithë duhet të shqetësohemi se Xho Bajden mund të jetë një kukull në duart e Partisë Komuniste Kineze.

Laptopi i djalit të tij, që përmban shumë prova të veprimeve të tij kriminale ku përfshihej dhe babai i tij, është prova për këtë dyshim. Familja Bajden ka qenë lakmitare dhe e korruptuar për 50 vite me radhë, E megjithatë Bajden ia doli, qoftë edhe në mënyrë të paligjshme, të hyjë në Zyrën Ovale.

Dhe tani ai është shndërruar në një siklet për gjithë kombin, në një ortek shkatërrues. Ai dhe ?njerëzit? e tij e urrenin dhe i druheshin aq shumë Trumpit, saqë ata e organizuan këtë gafë në presidencë. Dhe tani të gjithë amerikanët duhet të vuajnë pasojat e tradhtisë së tyre.

12 mijë haitianë sapo kanë hyrë në Teksas. Shumë shpejt, 100 mijë ose më shumë refugjatë afganë do të jenë këtu, duke sulmuar seksualisht në grup gratë amerikane, siç është zakonet e tyre. Ata ka të ngjarë të lirohen nga burgu, pasi ngacmimi i grave në grup është një normë kulturore në vendin e tyre të lindjes.

Ashtu si protestuesit e verës së vitit 2020 u liruan që të gjithë, të pa ngarkuar me asnjë akuzë, ndërsa njerëzit që ishin edhe të pranishëm qoftë dhe nga distanca në tubimin e 6 janarit në Uashington, janë në izolim prej muajsh.

Kjo nuk është Amerika. Ky vend po bëhet me shpejtësi si ai i ?Vitit 1984? të Xhorxh Oruell, një Bashkim Sovjetik Stalinist i së kaluarës, një Kinë Maoiste, të cilën kreu aktual i Partisë Komuniste të Kinës, Xi Jinping, po përpiqet ta ripërtërijë.

Dhe Bajden është njeriu i tyre që përdoret dhe kontrollohet. Kina e pasuroi familjen Bajden përmes mënyrave të poshtra; kinezët e blenë atë. Dhe tani Bajden do të bëjë gjithçka që e udhëzon Pekini. Braktis Afganistanin, për t?ia dorëzuar Kinës? Qoftë e bërë! Refuzo të shpëtosh amerikanët e lënë pas? Qoftë e bërë!

Trump na bëri të pavarur në aspektin energjetik, teksa Bajden i dha fund asaj që në ditën e parë në detyrë. Kufijtë? Nuk ka më kufij. Nuk e dini që kufijtë janë një element racist? Bajden është pilula helmuese e të majtëve, e para në planin e tyre për të ?transformuar? (në fakt shkatërruar) Amerikën.

Amerikanët duhet të nisin të luftojnë që tani kundër propozimeve të shpenzimeve të shfrenuara të Bajden, kundër të gjitha vendimeve për vaksinimet e detyruara, dhe veçanërisht kundër mbajtjes së detyruar të maskave.

Vaksinimi i fëmijëve është një tmerr. Asnjë prind nuk duhet të bjerë pre e gënjeshtrës se fëmijët e tij janë të rrezikuar të vdesin nga Covid-19. Kjo është gënjeshtër. Fëmijët nuk përhapin Covid-19, dhe nuk kanë nevojë të mbajnë maska./ CNA.al





08:51 Blog

Ku po shkon Evropa?

Nga Michael Laitman“News max”Kohët e fundit kam dëgjuar gjit...

Lajmet e fundit nga