Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
?The Washington Post?
?Pandora Papers?, është një investigim gazetaresk gjigant i bazuar tek më shumë se 11.9 milionë dokumente, që zbulojnë flukset e parave, pasurisë dhe aseteve të tjera të fshehura në sistemin financiar në parajsave fiskale ose siç njihen rëndom kompanive off-shore.
Ne dhe shumë media të tjera nxorëm në pah përfshirjen e liderëve politikë, shqyrtuam rritjen e kësaj industrie brenda Shteteve të Bashkuara, dhe treguam se si fshehtësia mbron asetet nga qeveritë, kreditorët dhe ata që abuzohen ose shfrytëzohen nga të pasurit dhe të fuqishmit. Investigimi në fjalë është drejtuar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë. Ja cilat janë disa nga pyetje dhe përgjigjet kryesore në lidhje me parajsat fiskale:
Një sistemi financiar i tillë i ofron çdokujt privatësi, gjë që nga ana tjetër mund të ofrojë një mundësi për të fshehur pasuritë nga autoritetet, kreditorët dhe pretenduesit e tjerë, si dhe nga sytë e publik. Ndërsa shumica e njerëzve janë të detyruar të respektojnë ligjet në vendet ku jetojnë, sistemi off-shore i lejon njerëzit e pasur që të ndjekin rregulloret financiare të një vendi tjetër edhe nëse ata nuk jetojnë atje.
Ata mund të strehojnë atje pasurinë e tyre – jahte, avionë, vepra arti, pallate, para,madje edhe aksione të kompanive – duke paguar ofruesin e shërbimeve financiare për të krijuar kompani dhe aktivitete të tjera në off-shore.
Këto njësi marrin forma të ndryshme, përfshirë trustet, kompanitë mbajtëse (holding) dhe kompanitë guacka, por shumica operojnë në të njëjtën mënyrë të përgjithshme. Shumë shpesh ato janë krijuar në mënyrë të tillë që fshehin emrat e atyre që përfitojnë nga pasuria, burimin e të ardhurave,dhe nganjëherë edhe faktin që ajo ekziston.
Sepse vendet që e popullarizuan këtë metodë të fshehjes të pasurisë ishin shpesh në ishuj ose vende bregdetare. Por sot termi ?off-shore? nënkupton çdo lloj vendi që nuk është vendi i vendbanimit të klientit. Për shembull 14 ofruesit e shërbimeve financiare në skandalin e ?Pandora Papers? veprojnë në vende të tilla si Belize, Ishujt e Virgjër Britanikë, Singapor, Qipro dhe Zvicër, si dhe Dakota e Jugut, Delauer dhe shtete të tjera amerikane.
Kompanitë off-shore ofrojnë një mënyrë përmes së cilës njerëzit e pasur mund t?i mbajnë paratë e tyre me një privatësi më të madhe, sesa mund të garantojnë institucionet financiare në vendet e tyre. Kjo privatësi mund t?u ofrojë atyre që duan të fshehin pasuritë e tyre një mënyrë për të mbrojtur pronat e tyre nga taksat, paditë civile, kreditorët dhe hetuesit.
Se përse një person ka krijuar një kompani ose llogari në një parajsë fiskale, shpjegohet rrallë në dosjet e ?Pandora Papers?. Edhe në dokumentet e brendshme, disa kompani off-shore nuk i identifikojnë plotësisht mbajtësit e aseteve. Në vend të kësaj ato përdorin inicialet ose ?pronari përfitues?, një term që nënkupton personin që ka pasurinë.
Një trust është një marrëveshje që zakonisht përfshin tre palë:Një klient vendos diçka me vlerë në kujdesin e një administruesi të besuar, në dobi të një përfituesi. Ju mund të keni dëgjuar për testamente të tilla të tipit:Një gjysh i pasur mund të krijojë një llogari të një xhaxhai për nipin e tij, duke i dhënë nipit një ndihmë financiare çdo muaj, në vend të një trashëgimie të një shume të caktuar.
Por jo të gjitha këto marrëveshje janë aq të drejtpërdrejta.
Shumica janë fleksibël. Çdo palë në mirëbesim mund të jetë një individ, një grup njerëzish, një kompani ose një kombinim midis tyre. Asetet e këtij fondi mund të jenë para, aksione të një kompanie, pasuri të paluajtshme, vepra arti – çdo lloj prone. Çdo trust mund të ketë rregulla të ndryshme se si funksionon.Por ky fleksibilitet mund të krijojë hapësira për abuzim.
Në disa shtete të SHBA-së, avokatët dhe kompanitë tilla, të mbështetura nga ligjvënës që kanë mbështetur ligje miqësore me këtë sektor, kanë krijuar struktura që mund të mbrojnë këto pasuri nga autoritetet tatimore, kreditorët dhe hetuesit.
Trustet mund të ofrojnë një privatësi të padeportueshme. Por investigimi i ?Pandora Papers? – i bazuar në miliona dokumente nga firmat financiare në det të hapur -arriti të deportojë, duke zbuluar shumë detaje sesi disa kriminelë, politikanë dhe njerëz të pasur i kanë mbrojtur pasuritë e tyre duke përdorur trustet dhe instrumentet e tjera off-shore.
Zakonisht kompanitë off-shore krijohen sipas ligjeve të vendit ku ndodhen. Por disa klientë i kanë përdorur shërbime e tyre në mënyra që nuk janë të ligjshme. Vendet ku ndodhen këto parajsa fiskale kanë ligje që ofrojnë përfitime duke përfshirë fshehtësinë, taksa të ulëta, ose asnjë lloj takse.
Ndërsa personit që përfiton nga një llogari në kompanitë off-shore,mund t?i kërkohet të paguajë taksat në vendlindje, shpesh është e vështirë që autoritetet atje të zbulojnë nëse ekziston një llogari apo ta mësojnë nëse ai ka aktivitet të paligjshëm për shkak të mungesës së bashkëpunimit të autoriteteve të vendeve ku ndodhen këto parajsa fiskale.
?Pandora Papers? përmbajnë referenca të shumta për ?raportet e aktivitetit të dyshimtë? dhe kërkesa për informacion në lidhje me llogaritë off-shore nga agjencitë hetimore në të gjithë botën, disa prej të cilave mbetën pa përgjigje për vite me radhë. Ekspertët thonë se nevojitet më shumë mbikëqyrje në këtë sektor.
Sistemi financiar of-shore mund të nxjerrë para nga thesaret e qeverisë, të përkeqësojë pabarazitë e pasurisë, dhe t?i mbrojë ata që akuzohen për shkeljen e ligjit, ndërsa i privon viktimat e tyre nga burimet e mundshme. Shumë studime arrijnë në përfundimin se ultra-të pasurit në botë, zotërojnë pjesën më të madhe, triliona dollarëve të strehuara në këto parajsa fiskale.
Më shumë se 130 njerëz të listës së miliarderëve të revistës ?Forbes? dalin në dosjet e ?Pandora Papers?. Disa nga këta miliarderë janë përballur me pyetje lidhur me burimet e pasurisë së tyre. Disa janë akuzuar për vjedhje të parave ose burimeve natyrore; të tjerët janë përballur me sanksione ndërkombëtare për lidhjet e tyre me autokratët dhe korrupsionin politik.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Nga Jennifer Welsh “Live Science”Kanceri është një gjendje s...
Nga Sean Lang “History Extra”Fjalët kanë fuqinë që ta ndrysh...
Nga Steven A.Cook “Foreign Policy”Që nga viti 2019, analistë...
Ne njerëzve na pëlqen të mendojmë se jemi në krye të zinxhir...
Kalorësit Tempullarë ishin një Urdhër i të krishterëve të de...
Nga Patricia Mccarthy “American Thinker”Mediat raportuan se ...
Nga Jasmine Sherif “Project Syndicate”Covid-19 po e çon botë...
Nga Chris Stewart “The HillJavën e kaluar, presidenti amerik...
Nga Michael Laitman“News max”Kohët e fundit kam dëgjuar gjit...
Nga Rainer Zitelmann “National Interest”Nuk është ende e qar...
Sot ato janë markat më të preferuara për miliona e miliona ...
Javën e fundit ka pasur diskutime, përçarje dhe grindje midi...
Franca është e zemëruar. Arsyeja më e dukshme është se marrë...
Gjatë viteve 1914-1929, një grup grash të njohura tani si “E...
“Foreign Policy”Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stolt...
Dihet se në këtë botë gjërat ndryshojnë me kalimin e kohës. ...
Nga Michael R.Pompeo “Fox News”Deklaratat e presidentit Xho ...
Nga Charles Edel & David O.Shullman “Foreign Affairs”Gjatë n...
Nga Holly Ellyatt “CNBC”Kur kancelarja gjermane Angela Merke...
Në fazat e hershme të Luftës së Dytë Botërore, kur gjermanët...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...