Bota e parave sekrete/ Çfarë janë parajsat fiskale, dhe a janë ato të ligjshme?
“The Washington Post”“Pandora Papers”, është një investigim ...
Nga Sojin Lim ?The Conversation?
Kur presidenti i Koresë së Jugut, Mun Jae-in, bëri kohët e fundit thirrje për t’i dhënë fund luftës në gadishullin e Koresë, përgjigja fillestare ishte një kundërshtim i prerë nga zëvendësministri i jashtëm i Koresë së Veriut.
Kjo ka qenë në fakt përgjigja standarde nga Pheniani, sa herë që është ngritur ideja për ta kthyer në një traktat të vërtetë paqeje, armëpushimin e vitit 1953 midis dy Koreve ndërluftuese. Por të nesërmen ndodhi diçka e papritur.
Një mesazh mjaft më i ngrohtë u lëshua nga Kim Jo-jong, motra e udhëheqësit suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, e cila e cilësoi këtë ide si ?të admirueshme?. Megjithatë ajo specifikoi një numër parakushtesh që do të duhej të plotësoheshin.
Sipas saj duhet hequr dorë nga paragjykimet jologjike, nga zakonet e këqija dhe qëndrimi armiqësor, teksa mbrojti të drejtën e vetëmbrojtjes së veriut. Ky ishte një mesazhi që zakonisht mund të pritej nga vetë Kim Jong-un.
Ndaj analistët koreano-jugorë, nisën të diskutonin se çfarë peshe mund t?i njohë bota një deklarate të bërë nga motra e tij më e vogël. Po kush është në fakt Kim Jo-jong? Motra e udhëheqësit suprem, u vendos për herë të parë në vëmendjen ndërkombëtare në vitin 2018, kur u bë anëtarja e parë e dinastisë Kim të Koresë së Veriut që e vizitoi Korenë e Jugut në kuadër të një delegacioni zyrtar.
Ajo ishte pjesë e delegacionit koreano-verior në Lojërat Olimpike Dimërore në Pjong Çang, në të cilat të dyja vendet konkurruan si një ekip. Kim pati një takim me presidentin Mun dhe u fotografua duke u takuar me zv/presidentin amerikan Majk Pens dhe kryeministrin japonez Shinzo Abe.
Pamjet e vizitës së saj në jug dominuan edicionet e lajmeve në Korenë e Veriut. Pas asaj që u raportua si triumfi i saj diplomatik në Lojërat Olimpike Dimërore, profili i saj u rrit kur u takua me presidentin kinez, Xi Jinping, dhe kur ishte e pranishme në të 3 takimet ballë për ballë midis vëllait të saj dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Dihet shumë pak mbi fëmijërinë e Kim jo-jong. Madje edhe data e lindjes së saj është e paqartë. Ajo është fëmija më i vogël i marrëdhënies së ish-udhëheqësit suprem Kim Jong-il me Ko Yong-hui, që ishte me origjinë nga Japonia, ndaj cilësohej se vinte nga një kastë e ulët në sistemin kompleks korean ?kunga?.
Dihet se Kim Yo-jong ka ndjekur të njëjtën shkollë private me vëllain e saj të madh në Bernë të Zvicrës, pas së cilës ajo ndoqi Universitetin Kim Il-sung në Phenian, ku studioi për shkenca kompjuterike. Në vitin 2009, gjendja e rënduar shëndetësore e Kim Jong-il e bëri trashëgiminë një çështje urgjente, dhe u bë gjithnjë e më e qartë se Kim Jong-un po përgatitej për të marrë drejtimin e vendit pas vdekjes së tij.
Në funeralin e Kim Jong-il, Kim Jo-jong u fotografua së bashku me anëtarët e lartë të familjes. Ajo është zgjedhur 2 herë në Byronë Politike, në vitet 2017-2019 dhe 2020-2021. Përveç kësaj, ajo është gjithashtu një udhëheqëse e Departamentit të Propagandës dhe Agjitacionit, ku ajo e ka forcuar kultin e personalitetit të vëllait të saj, si dhe ka bërë deklarata të rregullta në lidhje me marrëdhëniet e jashtme të Koresë së Veriut.
Besohet se ajo është e martuar me Ço Song, djalin më të vogël të Sekretarit të Partisë së Punëtorëve të Koresë, Ço Riong Hae, gjë që i jep asaj një burim tjetër të pushtetit politik.
A mund të jetë një trashëgimtare e pushtetit absolut të vëllait të saj? Sa fuqi ka në të vërtetë Kim Jo-jong?
Një incident i ndodhur në qershorin e vitit 2020, tregon shkallën në të cilën ajo mund të ushtrojë pushtetin e saj në Korenë e Veriut. Në shenjë hakmarrje për përdorimin e balonave nga dezertorët e Koresë së Jugut për të hedhur fletëpalosje propagandistike në Veri, ajo paralajmëroi se kishte urdhëruar departamentin përgjegjës për çështjet ndër-koreane ?të kryente me vendosmëri veprimin tjetër?, duke shtuar:?Shumë shpejt, do të shihni shembjen e zyrës së padobishme të ndërlidhjes veri-jug?.
Dhe të nesërmen godina u hodh në erë, gjë që sugjeron se kur Kim Jo-jong urdhëron diçka, ai zbatohet. Një episod tjetër interesant, mund të hedhë dritë mbi marrëdhëniet e pushtetit midis saj dhe vëllait të saj.
Në marsin e vitit 2020, Kim Jo-jong lëshoi ??deklaratën e saj të parë zyrtare, duke sulmuar zyrën presidenciale të Koresë së Jugut, të ashtuquajturën Shtëpia Blu, e cila i kishte bërë thirrje Veriut të ndalonte stërvitjet e saj ushtarake.
Ajo e cilësoi presidentin koreano-jugor si ?një kalama?, dhe si ?një fëmijë që ka frikë nga zjarri?. Dy ditë më vonë Kim Jong-un dërgoi një mesazh ngushëllimi për valën e madhe të Covid-19 në Korenë e Jugut.
Mesazhi i futi në konfuzion vëzhguesit e Koresë së Veriut, të cilët hipotetizuan nëse vëllezërit e motrat ishin në mosmarrëveshje mbi marrëdhëniet Veri-Jug, apo nëse kjo ishte një shfaqje e diplomacisë ?polici i mirë-polici i keq?.
Në familjen Kim shumë prej pretendentëve të mundshëm meshkuj për pushtet janë ekzekutuar ose vrarë, përfshirë Kim Jong-nam, gjysmë-vëllai i Kim Jong-un, që u vra me agjentin nervor VX në aeroportin e Kuala Lumpur në Malajzi në vitin 2017; dhe xhaxhain e tij, Jang Song-thaek, i cili thuhet se u ekzekutua nga skuadra e pushkatimit në vitin 2013, pasi u akuzua se ishte një kundër-revolucionar.
Pra kur bëhet fjalë nëse dhe kur ajo mund të jetë në gjendje të tentojë postin më të lartë në Korenë e Veriut, statusi i marrëdhënies së Kim Jo-jong me vëllain e saj, është po aq i kontrolluar sa edhe shëndeti fizik i Kim Jong-un.
Duket se për të arritur në krye të Korenë e Veriut, është e nevojshme të kapësh pushtetin e ?trinitetit? të ushtrisë, partisë dhe njerëzve. Kim Jong-il dhe Kim Jong-un u bënë figura udhëheqëse të Komisionit Kombëtar të Mbrojtjes (NDC)-ushtarake-si dhe partisë përmes Partisë së Punëtorëve të Koresë (KWP).
Ata të dy kishin zhvilluar kultin e tyre të personalitetit, dhe kjo u dha qasje tek njerëzit. Kim Jo-jong mund të ketë arritur njohjen e emrit në cilësinë e zëdhënëses për marrëdhëniet me jashtë, dhe ka qasje në radhët e KWP. Por ajo nuk është emëruar ende në një pozicion në NDC. Nëse kjo gjë do të ndodhë së shpejti, kjo mund të jetë një shenjë se Koreja e Veriut po përgatitet për lideren e saj të parë grua.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
“The Washington Post”“Pandora Papers”, është një investigim ...
Nga Jennifer Welsh “Live Science”Kanceri është një gjendje s...
Nga Sean Lang “History Extra”Fjalët kanë fuqinë që ta ndrysh...
Nga Steven A.Cook “Foreign Policy”Që nga viti 2019, analistë...
Ne njerëzve na pëlqen të mendojmë se jemi në krye të zinxhir...
Kalorësit Tempullarë ishin një Urdhër i të krishterëve të de...
Nga Patricia Mccarthy “American Thinker”Mediat raportuan se ...
Nga Jasmine Sherif “Project Syndicate”Covid-19 po e çon botë...
Nga Chris Stewart “The HillJavën e kaluar, presidenti amerik...
Nga Michael Laitman“News max”Kohët e fundit kam dëgjuar gjit...
Nga Rainer Zitelmann “National Interest”Nuk është ende e qar...
Sot ato janë markat më të preferuara për miliona e miliona ...
Javën e fundit ka pasur diskutime, përçarje dhe grindje midi...
Franca është e zemëruar. Arsyeja më e dukshme është se marrë...
Gjatë viteve 1914-1929, një grup grash të njohura tani si “E...
“Foreign Policy”Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stolt...
Dihet se në këtë botë gjërat ndryshojnë me kalimin e kohës. ...
Nga Michael R.Pompeo “Fox News”Deklaratat e presidentit Xho ...
Nga Charles Edel & David O.Shullman “Foreign Affairs”Gjatë n...
Nga Holly Ellyatt “CNBC”Kur kancelarja gjermane Angela Merke...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...