E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Cfarë nënkupton konsensus?
Kur dy ose më shumë palë, janë pozicionuar në një situatë duke mbrojtur qëndrime që bien ndesh me njëri tjetrin, si pasojë e këndvështrimeve apo edhe vlerave të ndryshme, por që nga ana tjetër shprehen të gatshëm për t?i ardhur në ndihmë një zgjidhje të përbashkët.
Ka disa elementë, që duhet të ekzistojnë, për tu arritur një konsensus:
1.gatishmëria e palëve mbetet e para;
2.artikulimi i qartë i qëndrimeve si dhe identifikimi i pikave të përbashkëta dhe atyre në kundërshtim;
3.caktimi i takimit në datën, orën dhe vendin e dakordësuar nga të gjitha palët;
4.listimi i vlerave dhe parimeve qofshin këto ligjore apo morale mbi të cilat do të kontraktohet zgjidhja;
5.parimi i barazisë dhe transparencës, palët duhet të komunikojnë me letra të hapura, që do të thotë secila ka të drejtë ta shprehë opinionin e saj deri në fund por është e detyruar të dëgjojë dhe respektojë edhe të tjerëve;
6.gjithëpërfaqësimi, hapi më i rëndësishëm. Një konsensus i mirë arrihet vetëm nëse përfaqësimi i spektrit të interesave është i plotë, duke ftuar të përfshihen të gjithë kategoritë e aktorëve që mund të preken nga objekti i këtij konsensus;
Dhe duke iu referuar këtyre 6 hapave për të negociuar një zgjidhje të përbashkët, unë nuk arrij ta lexoj, qoftë dhe mes rreshtash, një qasje të tillë për konsensus në qëndrimet e Bashës. Ai përvecse përcon pavërtetësi me të folurin skenikë dhe impostimin që sforcohet t?i bëjë zërit dhe staturës, kategorizimi ekstrem i retorikës me imponim e urdhëra të prerë, e bën edhe më të pabesueshëm në sytë e opinionit, si për shkak të pakicës që përfaqëson, ashtu dhe të një konfliktualiteti permanent me konsensusin, që ai mundohet të ushqejë.
Lulëzim Bashës, po t?ia analizosh me ftohtësi, një për një fjalët dhe veprimet e këtyre 50ditëve të fundit, nuk e formulon dot një version të interesit të tij për konsensus, biles duket qartazi që sapo krijohen kushtet për një të tillë, ai stis dicka të re për ta mbajtur sa më larg. Qëndrimet e tij janë krejtësisht të hallakatura dhe pavarësisht qëllimit underground të lexueshëm, ai vetë s?është në gjendje kurrsesi ta artikulojë atë haptas. Kjo ia vështirëson tej mase pozitën dhe ia koklavit kauzën, pasi i përcjell c?orientim mbështetësve, që nuk formulojnë dot një qëndrim për të cilin të ngulin këmbë. Gjithashtu Lulëzim Bashës i duhet të përballet edhe me një moskeherencë vlerore e parimore të asaj cfarë kërkon, duke ia bërë edhe më të pamundur konsensusin në perceptimin e tij, pasi cështjet që ai ngre bien ndesh ligjërisht e moralisht, qoftë me Kushtetutën, qoftë me interesa me të gjera, të faktorit kombëtar e ndërkombëtar.
Shtyrja e zgjedhjeve, bllokimi i Vettingut dhe reformës në drejtësi nuk janë pika që i përkasin vetëm Lulëzim Bashës, por gjithë shqiptarëve. Sikur Lulëzim Basha të ketë në unanimitet të plotë pro vetes cdo votues të PD-së(teorikisht, pasi praktikisht është krejtësisht e pamundur), në konfiguracionin elektoral nuk zë më shumë se 15% të mendimit të shqiptarëve, njëkohë kur përvec shumicës që është shprehur me votë kundra tij, ka edhe 49% të votuesve shqiptarë që zgjedhin të abstenojnë cdo dy vjet, por që kjo s?i bën ata aspak më të parëndësishëm kur vjen puna për interesa madhore në dëm osé në favor të vendit, përkundrazi gëzojnë gjithë të drejtën të shprehen dhe Basha nuk mund të ndryshojë asgjë pa mendimin e tyre dhe të grupeve të interesit që ata i përfaqësojnë. Në finale janë të huajt dhe interesat gjeostrategjike të shteteve të tyre që preken nga kjo tekë e Bashës, dhe që nuk janë më pak të rëndësishëm, pasi Shqipëria nuk është një copë tokë në Mars që s?ka kurrëfarë impakti të ndërsjelltë me shtetet e tjera, por përkundrazi ata kanë të drejtë të jenë palë e barabartë në procesin e konsensusit, pasi po flitet për të marrë osé jo një vendim të rëndësisë së vecantë që kthehet në precedent të rrezikshëm për të gjithë rajonin.
Pra me pak fjalë nëse do të ketë një tryezë konsensusi nesër, në bazë të parimit të barazisë, i bie që Lulëzim Basha të pranojë vendin që i takon dhe të jetë i gatshëm të pranojë zgjidhjen më gjithpërfshirëse. Por duke iu referuar tërë moskonformitetit në veprime dhe ide me ketë mënyrë të bëri, të liderit të djathtë, natyrshëm lind mendimi: thua vallë të jetë vërtetë i interesuar Lulëzim Basha të ulet në një tryezë të tillë dhe të negociojë në interes të vendit, apo po? kërkon të kapet pas llafeve dhe elementëve që garantojnë medeomos mungesën e konsensusit për të shtyrë ditët, tamam si ai fëmija që ka bërë një faj dhe mundohet ta mbajë prindin larg të vërtetës me maniera që se di as vetë se sa do zgjasin dhe ku e cojnë?!
Ish-ministri i Jashtëm i PD-së, Besnik Mustafaj ka analizuar...
Enver Bogdani, gazetari investigative i emisionit “BOOM” të ...
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili një nga njerëzit më të ...
Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar pjesërisht kërkes...
Zv/kryeministri Niko Peleshi, njëkohësisht dhe kreu i listë...
Socialistët kanë edhe një plan tjetër “B” për ta hedhur në v...
Ora X erdhi, dje në darkë, në 02:45′ kur fëmijte tanë flinin...
Pasi kanë qenë të shumta ankesat e përdoruesve për daljen e ...
Kryeprokurori Adriatik Llalla, vazhdon të shkelë ligjin dhe ...
Pas sulmit me kamion, ku u regjistruan tre të vdekur dhe tet...
Apple ka lëshuar sot iOS 10.3 për iPhone dhe iPad, që sjell ...
Ka qenë fatale për drejtuesin e një motoçiklete goditja prej...
Përveç se një agrum mjaft i shëndetshëm limoni ka edhe shumë...
Qindra qytetarë janë takuar, paraditen e ditës së sotme, me ...
Një nga frutat më të gjithanshëm dhe shumë e njohur, që ka m...
Flakët përpinin godinën e parlamentit të Venezuelës dhe teks...
Ahmet Zogu qoftë si president i Republikës, qoftë si Mbret ...
Një tragjedi sapo është raportua nga Stockholm i Suedisë. Nj...
Guardia di Finanza ka venë në pranga ditën e sotme një shtet...
Në entusiazmin e ngjarjeve të fundit politike, shumë prej kr...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...