Vrasja e efektivit në Maliq/ Kuvendi mban 1 minutë heshtje
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Ahmet Zogu qoftë si president i Republikës, qoftë si Mbret i Shqiptarëve u përpoq maksmialisht për të forcuar Ushtrinë Kombëtare (Fuqitë Armate) dhe armën e xhandarmërisë (Gjendarmëria Mbretnore). Fuqizimi i këtyre dy instrumentave të shtetit do t?i shërbenin Mbretit Zog si për mbrojtjen e Atdheut ashtu edhe të Fronit Mbretëror.
Përpjekjet ishin të mëdha, por rezultatet jo gjithmonë ishin të shkëlqyera. Xhandarmëria dhe ushtria funksionuan shumë mirë për shtypjen e rrebelimeve dhe kryengritjeve të brendshme, ndonëse pati raste tradhëtish oficerësh të ushtrisë apo tradhëti xhandarësh e graduatësh si psh. në Kryengritjen e Fierit, rebelimin e vëllezërve Toto etj.
Përsa i përket mbrojtjes së Atdheut këto instrumenta ishin të mjëftueshëm si deterrent (frikësues) për synimet jugosllave kundra Shqipërisë ( psh. në rastin e Kryengritjes së Dukagjinit 1927), por të pamjaftueshme për të përballuar invazionin italian në 7 prill 1939. Për forcimin e ushtrisë dhe të xhandarmërisë Ahmet Zogu u përqëndrua në disa drejtime.
Së pari shkollimi i kuadrit oficer dhe nënoficer. Së dyti angazhimi i instruktorëve dhe ushtarakëve të shquar të huaj në rradhët e ushtrisë dhe xhandarmërisë shqiptare. Së treti sigurimi i armatimeve dhe teknikës luftarake moderne ose së paku jo shumë të vjetëruar (obsolescent). Së katërti krijimi i një kuadri ligjor për problemet e ushtrisë e xhandarmërisë të përshtatur nga legjislacioni i vendeve europiane (kodi ushtarak, ligji organik i xhandarmërisë dhe ligji për gjykatat ushtarake) kryesisht nga Italia. Interesant është fakti se më vonë regjimi enverist, që e shante aq shumë regjimin zogist, pak a shumë ndërmorri po tënjejtët hapa si monarkia përsa i përket krijimit dhe modernizimit të Ushtrisë dhe Policisë Popullore.
Oficerë dhë nënoficerë të shkolluar për ushtrinë dhe xhandarmërinë shqiptare
Për kualifikimin e kuadrit ofcier dhe nënoficer Ahmet Zogu si President i Republikës dhe si Mbret nxiti fuqimisht dërgimin e djemve shqiptarë për tu shkolluar në akademitë dhe shkollat ushtarake kryesisht ato italiane mbështetur edhe në klauzolat e Paktit të Tiranës të v. 1927 të nënshkruar me Italinë. Në këto shkolla dhe akademi dërgoheshin me bursë (shumë pak me shpenzimet e veta) pinjollë të familjeve të mëdha shqiptare nga gjithë Shqipëria me një privilegjim jo të theksuar të pinjollëve të bajraktarëve të veriut.
Me këmbënguljen personalisht të Zogut u dërguan për të studiuar për oficerë ushtrie dhe xhandarmërie mjaft djem të familjeve të mëdha kosovare si ato Boletini, Ferri, Vokshi, Begolli, Ohri, Drava etj. Megjithë vështirësitë shumë të mëdha u hap në Tiranë shkolla e plotësimit për oficerët e ushtrisë, shkolla për nënoficerët në Tiranë, ndërsa në Burrel u hap shkolla e xhandarmërisë.
Instruktorë të huaj në ushtrinë dhe xhandarmërinë shqiptare Zogu për të stërvitur forcat e armatosura shqiptare përdori disa mënyra. Ai inkorporoi në detyra të alrta oficerë të sih Ushtrisë Mbretërore Austro-hungareze, me përvojë të gjatë në Ballkan dhe të testuar në vitet e Luftës së Parë Botërore përmendim këtu Gjen. Ghilardi-n, Kol. Gustav Mirdasch si edhe një sërë oficerësh bjellogardistë rusë përfshirë këtu edhe kol. Ullagajn i dekoruar nga Cari Nikolla II me Kryqin e Shën Gjergjit (dekorata më e larët e Perandorisë Ruse). Këta oficerë kontribuan si në shtamadhori ashtu edhe në stërvitjen e drejtpërdrejtë të ushtarëve dhe oficerëve të rangjeve të ulta të forcave shqiptare.
Në përputhje me Paktin e Tiranës (1927), Mbreti Zog angazhoi edhe mjaft oficerë italianë në stërvitjen e radistëve, xhenierëve, këmbësorisë, artilerisë dhe marinës shqiptare. Për tu përgatitur për cdo eventualitet Zogu i mbante nën mbikqyrje këshilltarët ushtarakë italianë, që ato të mos mundeshin apo të kishin maksimalisht vështirësi në zbatimin e ndonjë agjende sekrete, që do të cënonte pavarësinë e Shqipërisë. Ky qëndrim i Mbretit përmblidhet në atë cka ai i tha konsullit anglez z. Aires:? Italianët këshillojnë, kudo në ushtrinë shqiptare, por urdhërat i japin vetëm shqiptarët në ushtrinë shqiptare?.
Për të balancuar ndikimin italian, me kontratë të rregullt e rrogë të paguar në napolona flori u angazhuan një sërë oficerësh anglezë të gradave gjen/major, kolonel, Nën/kolonel, major etj. për të stërvitur xhandarmërinë shqiptare. Gjen/maj. Percy shefi i misionit anglez ishte i shumë dekoruar jo vetëm me dekorata britanike por edhe nga 7 shtete të tjera (Francë, Belgjikë, Portugali, SHBA, Perandoria Ruse, Itali dhe Serbi). Xhandarët e stërvitur nga anglezët e treguan veten si në shtypjen e rrebelimeve të brendshme edhe në ditët e agresionit fashist. Në këtë link është një video e oficerëve anglezë me uniformë të xhandrmërisë shqiptare në sfond të Kompleksit të Ministrive të sapo ndërtuara në Sheshin Skënderbej në Tiranë. Linku: http://ëëë.gettyimages.com/detail/video/neë-buildings-in-albania-major-general-sir-jocelyn-percy-neës-footage/509281463
Armatimi dhe teknikë luftarake e re për ushtrinë shqiptare Sigurimi i armatimit dhe teknikës luftarake moderne me anë të blerjes ishte totalisht i pamundur për buxhetin e drobitur të shtetit shqiptar. Mbreti Zog zyrtarisht dhe privatisht (e dokumentuar më së miri në arkivat italiane dhe shqiptare) u kërkoi italianëve armë, municione, artileri, teknikë luftarake etj. Italianët qëllimisht i aprovuan këto kërkesa me pikatore. Ata në asnjë mënyrë nuk dëshironin, që forcat shqiptare të ishin aq të armatosura, sa që të krijonin probleme në rast të një tentative italiane për ta pushtuar Shqipërinë.
Me shumë vështirësi u arrit të bliheshin në itali 3 motovedeta të përdorura të klasit ELCO prodhim i vitit 1927 pra vetëm 5 vjet të vjetra me tonazh 46 DËT dhe të armatosura me një mitraloz dhe një top 76/40 mm. Italianët pas kësaj blerje dhuruan një motovedetë po të këtij klasi për marinën shqiptare. Komandant i kësaj flotilje ishte Majori (Capitano di Corvetta) Tadei Italian, ndërsa zv/komandant ishte kap. Xhevdet Tirana, i diplomuar në Akademinë Detare të Livornos. (për më shumë mund të konsultohet linku: http://www.lavocedelmarinaio.com/2016/11/la-reale-marina-albanese-la-cannoniera-illiria-e-altre-cose/).
Krahas 6000 pushkëve austriake Mannlicher (me rreth 1 milion fishekë kal. 8X56 mm) dhe 24 mitraloza Schëarzlose tre prej tyre të përshtatur për qitje kundërajrore trashëguar nga trupat austro-hungareze të pushtimit (me cerek milioni fishekë kal. 8X50 mm) dhe 3000 pushkëve prodhim Italian Manlicher-Carcano po trashëgim nga Lufta I Botërore italianët e furnizuan Shqipërinë (pas kërkesave të përsëritura e zyrtare të qeverisë shqiptare) me 20 000 pushkë po Mannlicher-Carcano dhe reth 10 milion fishekë për to kal. 6,5X52 mm.
Italianët dhuruan për ushtrinë shqiptare edhe 2 tanke FIAT 2000 shumë të amortizuar dhe 6 autoblinda Lancia IZ dhe dy autoblinda FIAT, të cilat vetë italianët i përdorën gjerësisht kundra aleatëve në Libi dhe në Etiopi gjatë Luftës II Botërore. U dhuruan edhe 6 tanke të lehtë (pajisur vetëm me 2 mitralozë) tip Ansaldo CV3/33. Tanket ishin të amortizuar dhe më 7 prill nuk funksiononte asnjëri prej tyre. U blenë në Itali për të siguruar transportin organik të ushtrisë edhe 200 kamiona tip FIAT /521 dhe FIAT C521 si edhe FIAT 525.
Italianët dhuruan 100 kamionë po FIAT me kapacitet 2,5 dhe 3 ton. Për të mekanizuar forcat e armatosura Zogu bleu rreth 80 kamionë të lehtë Ford dhe 20 vetura po Ford Model T version ushtarak të montuara në uzinën rumune Malaxa. Krahas 3 radiostacioneve fushore të ndërlidhjes tip Organ (të vjetëruara) u kërkua me insistim dhe u morën nga Italia edhe 8 radiostacione moderne tip R3, të cilat vetë italianët i përdorën me raste deri në vitin 1949 (në Sicili për operacionet e karabinierisë kundra banditëve). Të tilla shifra sot mund të duken qesharake, por theksojmë pa dekonspiruar ndonjë sekret se numri total i kamionëve (në gjendje pune) të ushtrisë shqiptare sot nuk e kalon shifrën 1000, ndërsa më 7 prill 1939 ishin eficentëe rreth 500 kamionë të lehtë dhe 20 autobuzë. Sot ushtria shqiptare për koincidencë zor se ka më shumë se 30 autobuzë në gjendje pune! Në këtë kontkest theksojmë se në prill 1939 oragnika e transportit e një batalioni ushtrie (xhandarmërie) ishte 1 kalë për komandantin, 12 karro me dy kuaj, një mushkë për të trasportuar materialet e shtabit të batalionit, një kamion 5 tonësh për logjistikën e batalionit dhe një kamioncinë 1, 5 tonshe Ford, për një efektiv prej 350 personash. Për më shumë shikoni linkun: http://www.netëork54.com/Forum/330333/thread/1235720459/ Albanian+Motor+Transport+1939.
U blenë në Itali edhe 4 bateri Skoda prodhim i modernizuar italian kal. 75/27mm mjaft modern (vetëm 5 vite pasi filloi prodhimi në Uzinën italiane Ansaldo). Në këtë link është një filmim i artilierëve shqiptarë duke u stërvitur me topat e rinj al 75/27mm. Theksojmë se sot ushtria shqiptare ende kalibrin më të rnëdë të artilerisë e ka obuzin kal. 152 mm Tip 66 prodhim kinez (kopje e obuzit sovjetik tip D 30) me moshë fiks 50 vjecare .
Për modernizmin e forcave të armatosura u adoptuan koncepte të guximshme për kohën përshtatur me mundësitë tej mase të kufizuara monetare. Përmendim këtu se me detyrim cdo xhandar shqiptar duhet të mësonte bicikletën. Sot kjo mund të duket e tejkaluar, por për malësorët e ardhur nag Mati e Dibra, Skrapari e Kolonja të mësoje bicikletën nja 80 vjet më parë ishte në kufijtë e fantashkencës. Për ta bërë ushtrinë mobile (të shpejtë) njëlloj si shumë ushtri europiane nga ajo jugosllave te ato belge apo daneze (italianët kishin madje dvizion të tipit ?Celere? i shpejtë) u krijuan 3 kompani cikliste. Në trupekspeditën italiane të 7 prillit bënin pjesë edhe 7200 bicikleta dhe 8100 kuaj e mushka (Operazione OMT scheda ). Pra forcat zbarkuese nuk ishin edhe aq shumë moderne krahasuar me ushtrinë shqiptare. Për ta bërë artilerinë sa më të lëvizshme dhe jo të varur për transport nga kali, një bateri (Bateria Prandaj) u bë e transportueshme në karrocerinë e kamionëve.
Të tillë mënyrë transporti për artilerinë e quajtur ?Portee? përdorën si anglezët edhe italianët gjatë luftimeve në Afrikën e Veriut në Luftën II Botërore. Në këtë kontekst në dokumentin në arkivat italiane me nr. Cfr DDI, Serie VIIIvol. VI (fascicolo Jacomoni) ka një të dhënë interesante, ku Jacomoni kërkon që refuzimi i kërkesës së gjen. Aranitit për t?u furnizuar nga Italia me 2 bateri topash fushorë të shoqërohet me premtimin e dhurimit të 600 000 frangave ar (5 fishi i kostos së 8 topave), që do të shërbenin për financimin e Pallatit Mbretëror për Mbretin Zog. Kryediplomati Jacomoni theksonte se në fund të fundit nëj ditë ky pallat mbretëror do të bëhej pronë italiane, ndërsa topat mund të përdoreshin kundra italianve nga shqiptarë me koka të nxehta!!!
Pra në kushtet e mungesave ulëritse monetare dhe të mos dashjes nga ana Italisë për ta armatosur seriozisht Shqipërinë, u bë ndoshta edhe maksimumi Iimundshmë në këtë drejtim
Rezistenca në 7 prill 1939
Në këtë shkrim nuk do të bëjmë një kronologji të fakteve dhe ngjarjeve të atyre ditëve, por do të shjellim fakte për të rrëzuar poshtë 2 tezat kryesore të propagandës fashiste dhe asaj komuniste. Përkatësisht: Mbreti Zog hapi burgjet, armatosi të burgosurit për të pritur me pushkë ushtrinë ?glorioze? italiane, ndërsa populli vëlla shqiptare i priti ushtarët tanë me ovacione dhe me mirënjophje. Teza komuniste në thelb është: Zogu dhe kasta e tij sabotuan në 7 prill mbrojtjen e Atdheut dhe më pas ua mbathën nga syutë këmbët. Rezistencën ndaj italianve e bënë një grusht patriotësh vullnetarë shqiptarë me nga një pushkë me gjalmë dhe një grusht fishekësh!!!
Në Durrës kundra italianve u hap zjarr me pushkë nga një fuqi prej mbi 500 trupash të përbërë nga marinarë të togës së mariëns komanduar nga kapiten Xhevdet Triana, i cili ndonëse me bashkëshorte italiane rezistoi në vijën e frontit deri në momentin e zbarkimit të tankeve të lehta italiane CV 3/33, kundra të cilave pushkët dhe mitralozët shqiptarë nuk ishin efektive. Tre mitralozë të rëndë austriakë hapën zjar (2 komplete me 250 fishekë secili) kundra itlianëve. Mitrolozcinjtë shqiptarë ose u vranë te mitralozët marinarë si kapterri hero Mujo Ulqinaku, ose ushtarë si toger Stefan Goga, që mbeti i plagosur pranë mitralozit.
Bateria Prandaj komanduar nga majori Gaqe (Gjergj) Mosko e pozicionuar në Rrugën Vila Mbretërore- Fabrika ?Stamles? hapi zjarr me 12 predha kundra luftanijeve italiane duke goditur edhe Kryqëzorin Fiume ( u ndez flakë avioni tip hidrovolant në katapultën e kryqëzorit). Italianët për të thyer rezistencën e ?hajdutëve të liruar nga burgjet? apo ?patriotëve me pushkë me gjalmë? goditën me artileri me topa 90 mm në qytetin e Durrësit(në kinoditarët Luce ka filmime me derën kryesore të Bankës në Durrës të shkatërruar nga predhat e topave) dhe me topa 122 mm të kryqëzorve në zonën e plazhit në Kodrën e Rrashbullit si edhe të Mali i Robit, ku forca të quajtura ?kreshnike? (qytetarë dhe fshatarë nga Kavaja dhe rrethinat)të komanduara nga oficeri zogist në rezervë Ram Habilja ndaluan përparimin e bersaljerëve të Gjen. Messe.
Në raportin e tij (22 prill 1939) Gjen. Messe shkruan?una fucilata anemica di non piu di 10-15 minuti fini dopo qualche colpo dall?artileria di Garibaldi (kryqëzori Garibaldi)che ha immediatamente disperssi i fedeli di Re Zog?. Në Durrës duke përfituar edhe nga niveli i dobët i forcave zbarkuese për mbi 24 orë italianët u gozhduan në breg të Lumit Erzen e maksimalisht deri në zonën e Vorës. ?Burgaxhinj apo vullnetarë popullorë? kishin njohuri xhenjere të mjafueshe për të hedhur në erë Urën e Erzenit dhe për t?i pritur me pushkë e breshëri topash italinët. Raporti i gjen. Messe-s përmban frazën : ?8 colpi di cannoncini 65/17 mm hanno messo fouri uso un carro armato legero e feriti 2 carristi presso il ponte saltato di Aerzeno.? Tipike sipas manualit ushtarak: pengesa xhenjere d.m.th. ura e hedhur në erë mbrohet me zjarr këmbësorie dhe artilerie.
Në Durrës u përdorën edhe avionët Hidrovolantë CANT për të bombarduar deri në nyjen e Vorës. Në Vorë kolona me kamioncina e batalionit të Shkollës së Xhandarmërisë Burrel (maj. Murat Basha) u bombardua rëndë nga aviacioni dhe pjesërisht u neutralizua bashkë me bateriën e topave 65mm dhe 5 mitrolozë Fita Revelli. Një pjesë e kadetëve xhandarë, gjithsesi i gozhdoi me zjarr në zonën e Vorës bersaljerët dhe këmishëzinjtë deri në orën 7 të mëngjesit të 8 prillit. Sipas relacionit të Gjen. Pricolo për aktivitetin e forcave ajrore italiane nga data 5 deri në 12 prill avionët tip hidrovolant CANT Z 506 në Durrës, Vorë, Rivierë dhe në kodrat e Vlorës kanë bombarduar me 1300 (një mijë e tre qind) bomba 15 kG, përfshirë edhe bombat e hedhura (jetissoned) në det. Durrësi në luftë komunikonte me Tiranën dhe me Mbretin me telefon, telegraf dhe radiostacion fushor R 3, ndërsa italianët për shkak të stërvitjes së dobët të radiotelegrafistëve gjatë zbarkimit u detyruan të përdornin korrierë me avionë rikonicioni për të transmetuar urdhëra dhe dhënë pasqyra të luftimeve në terren.
Në Vlorë në Kodrat e Bestrovës një batalion i Ushtrisë Shqiptare (Kol.Quku) me 4 mitralozë FIAT Revelli për rreth 20 orë i gozhdoi kënmishëzinjtë e Legjioneve Ferrara dhe Nannini. Për të thyer rezistencë shqiptare (burgaxhinj apo patriotë me pushkë me gjalmë!!!), Kryqëzori Giulio Cesare goditi pozicionet e shqiptarëve me 12 predha kal.305 mm(800 kg peshë predha dhe gëzhoja!). Predha 305 milimetërshe kundra ca burgaxhinjve apo një grushti patrioptësh të keq armatosur?!
Në Sarandë italianët për të thyer rezistencën e forcave shqiptare krahas përdorimit të tankeve të skuadronit Carro veloci San Giorgio morën peng gruan dhe fëmijën motak të komandantit të trupave shqiptare toger Tajfurit dhe i kërkuan këtij të fundit të pushonte rezistencën në Qafën e Gjashtës, ku në pozicione ishin ende rreth 50 shqiptarë me një mitraloz të vjetër francez Chauchat.
Me urdhër të prefektit të Beratit Bodinaku xhandarmëria preu kabullin telefonik, që lidhte Ndërmarrjen italiane të naftës AIPA me Italinë, me qëllim që trupekspedita italiane mos informohej nga Shqipëria për masat mbrojtse të forcave shqiptare. Pra kemi një prefekt të Mbretit, që thjesht kryen detyrën me devocion. Në Shëngjin në 6 prill xhandarët kapën kapitenin italian Aldo Capriata të Regjimentit elitë San Marco të veshur si peshkatar, i ardhur për të kryer veprime zbulimi. Kapiteni u torturua për të mësuar më shumë për qëllimet e italianve, por duke shfytëzuar bombardimin nga topat 110 mm të një kacatorpediniere italiane arriti të arratisej në orët e mëngjesit të 7 prillit. Kuptohet që xhandarmëria shqiptare deri në 6 prill 1939 ende kryente me sukses detyra kundërzbulimi!!
Vallë kjo rezistncë hajdutësh të liruar nga burgjet apo patriotësh me një pushkë me gjalmë e detyroi Mbretin Perandor Vittorio Emanuele të dekoronte për trimëri në fushën e betejës (Operazione OMT)plot 113 ushtarakë italianë me Medalje trimërie të artë, të argjendtë , të bronztë dhe me Kryqe Lufte për trimëri në betej?!
Shulat e pushkëve dhe gjilpërat e topave
Gjatë viteve të komunizmit u përhap legjenda që oficerët e Mbretit Zog dhe instruktorët italianë u hoqën shulat pushkëve dhe gjilpërat topave për të sabotuar rezistencën shqiptare. Nuk ka absolutisht asnjë dokument, që provon pretendimin për heqjen e shulave të pushkëve. Përkundrazi ekziston një dokumentacion i tërë që me urdhër të Mbretit autotransporti i ushtrisë dërgoi në Vlorë 1300 pushkë me 10 ballë fishekë (100 copë) për pushkë për të armatosur vlonjatët.
Fatkeqësisht nëjlloj si në vitin 1997 (kur midis grekut dhe Berishës, vlonjatët prefruan të plackisnin depot dhe repartet e ushtrisë shqiptare për hesap të Greqisë)asnjë vullnetar nuk morri pushkët e Mbretit Zog për të luftuar italianët. Ka një procesverbal (fondi Crispino Agostinucci në Muzeun e Armës së Karabinierëve Romë) të mbajtur nga Konsulli (grada kolonel e milicisë fashiste) komandant i Legjionit Nannini për marrjen në dorëzoim të 1300 pushkeve tip Carcano të gjendura në zyrat e prefekturës dhe depon e ushtrisë Vlorë!
Nën/kol Bombagli, këshilltari italian për artiletinë në ushtriën shqiptare arriti të sabotojë disa nga 14 bateritë e topave në arsenalin shqiptar. Gjithsesi 4 topat e Baterisë Prandaj në Durrës, 4 topa 65 mm në breg të Lumit Erzen hapën zjarr me sukses kundra italianëve.
Një bateri topash 65 mm u shkatërrua nga goditja e aviacionit italian kundra autokolonës së batalionit të xhandarmëirsë në rrugën nacionale afër Vorës. Dy bateri topash në mbështetje të dy batalioneve të ushtrisë shqiptare Deja dhe Korata u tërhoqën në Jugosllavi (me 30 predha për top) bashkë me oficerët e tyre,për të mos rënë në duart e itlaianëve. Për një fakt të tillë ekziston procesverbali i komandantit (pukovnik Piperovic) të njësisë jugosllave Komski Odred, që bëri carmatimin e ushtarkëve dhe civilëve të armatosur shqiptarë, që marshuan deri në periferi të Tuzit në datën 9 prill 1939 pasi u thye rezistenca në Shkodë
. Në këtë kontkest theksojmë se rrena e komunistëve shqiptarë, që italianët hynë pa rezistencë në Shkodër është qepur me pe të bardhë, sepse pikërisht te Ura e Bunës në Shkodër breshëria e mitralozit të trupave të ko. Ullagajt të vendosura në lagjen Ajazme vranë nëntogerin Rccardo Bomping, që u printe bersaljerëve me thirrjen ?Avanti Savoia!?. Për këtë akt trimërie istriani Bomping u dekorua me Medaljen e artë të trimërisë. Për më shuëm linku: https://it.wikipedia.org/ëiki/Riccardo_Bombig
Në pjesën e tretë të shkrimit tonë do të ofrojmë një listë të tradhëtarëve dhe të trimave të rezistencës së 7 prillit 1939. GJERGJ THANASI
Një tragjedi sapo është raportua nga Stockholm i Suedisë. Nj...
Guardia di Finanza ka venë në pranga ditën e sotme një shtet...
Në entusiazmin e ngjarjeve të fundit politike, shumë prej kr...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pak orë pasi një simp...
Partitë Konservatore Europiane kanë pranuar në aleancën e ty...
Detaje të reja janë zbardhur nga të shtënat me armë zjarri n...
Ne jo gjithmonë ndihemi rehat kur ia pohojmë këtë miqve tanë...
(- drejtuar zotit Lulzim Basha – te Cadra e Lirive Qytetare ...
Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar nga qytet i Elb...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, foli sot nga qyteti i Sh...
Avokati i Popullit dorëzoi sot në Kuvendin e Shqipërisë list...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e Pre...
Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad, ka thyer heshtjen, duk...
Kryetarja e ONM-së, Znj. Genoveva Ruiz Calavera, i dorëzoi ...
Kreu i partisë “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi, foli ...
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Cakran të Fierit, për të ...
Policia e Tiranës, vazhdon e vendosur për të parandaluar dhe...
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Cakran të Fierit, ku ndau...
Të tjera pamje janë publikuar nga bombardimet amerikane, që ...
Çadrës së opozitës i është bashkuar sot një politikan i huaj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...