KPA “rrëzon” KPK-në/ Jepet vendimi për gjyqtaren e Tiranës
Komisioni i Pavarur i Apelimit ka rikonfirmuar në dety...

Irena Gjoka, kryetarja e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, po përballet me shkallën e dytë të Vettingut.
Gjoka u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, në shkurt të vitit 2020.
Por, Komisioneri Publik në atë kohë, Dariel Sina, i cili më vonë u zëvendësua nga Komisionerja Irena Nino kërkojnë shkarkimin e gjyqtares Gjoka.
Sipas Komisioneres publike ka pasaktësi, mospërputhje dhe një balancë të vogël negative që e lëkundin pozicionin e gjyqtares.

Në deklaratën “Veting”, Gjoka ka shënuar si burime për blerjen e një apartamenti në Tiranë në vitin 2005 për çmimin 45 mijë e 885 euro, kursimet nga pagat ndër vite dhe një hua në shumën 2 milionë lekë.
Ndërsa në vitin 2005 ka deklaruar si burime tërheqjen e një depozite 93 mijë lekë, të një depozite në shumën 800 mijë lekë; të një depozite tjetër në vlerën 4000 USD dhe 15 mijë euro kursime të vitit 2005.
Nga verifikimi i depozitave të deklaruara si burim në 2005-ën ka rezultuar llogaria 93 mijë lekë nuk konfirmohet në emër të subjektit; se në depozitën 800 mijë lekë është shtuar në vijim dhe në 2004-ën është tërhequr shuma 1 milionë e 254 mijë lekë dhe një vit më vonë është depozituar vlera 1.7 milionë lekë.
Sipas komisioneres, gjyqtarja nuk ka deklaruar saktë kursimet kesh në vitin 2004 dhe nuk justifikon me të ardhura të ligjshme krijimin e shumës 1.7 milionë lekë.
Mospërputhje ka edhe për kursimet nga paga në vlerën 15 mijë eurove të deklaruara nga gjyqtarja në 2005-ën.
Po, sipas komisioneres publike, subjekti ka dhënë deklarime kontradiktore lidhur edhe me një shumë prej 4000 USD.
Nino arsyeton se të ardhurat e gjyqtares Gjoka deri në vitin 2002 kur është çelur depozita janë në shumën afro 2.5 milionë lekë dhe nuk i mbulojnë dot kursimet e saj në sistemin bankar në vlerën 4.3 milionë lekë.
Gjoka i ka kundërshtuar në vijimësi të gjitha gjetjet e pretenduara, duke argumentuar se çdo shifër e ka të ligjshme.
“Rrëzohet” Komisionerja Publike

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi me datë 31.05.2021, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 36/2020, datë 11.09.2020, që i përket ankimit të Komisioneres Publike kundër vendimit nr. 241, datë 26.02.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Irena Gjoka.
Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, bazuar në provat e reja të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit, Komisionerja Publike vlerësoi se subjekti i rivlerësimit arrin në nivel të besueshëm lidhur me kriterin e pasurisë dhe në përfundim, bazuar në nenin F pika 7 e Aneksit të Kushtetutës dhe nenit 59 pika 1 e ligjit 84/2016, i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit nr. 241, datë 26.02.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Gjoka ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë. Që prej dhjetorit të vitit 2019, ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Gjoka njihet si një nga gjyqtaret që mori vendimin për dënimin e përjetshëm të autorit të masakrës së vitit 2009 ku u vranë 4 policë, Dritan Dajti. Po kështu ka qenë edhe gjyqtare e çështjes së Saimir Tahirit./CNA.al
Komisioni i Pavarur i Apelimit ka rikonfirmuar në dety...
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e ish-gjyqtari...
Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Enkela Vlora (Bajo), u pë...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në ...
Seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit p...
Ditën e martë, më datë 07.06.2022, ora 10:00, do të gjykoh...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja është marrë e pand...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfi...
Vettingu vazhdon, ndonëse me ritme të ngadalta. Të pak...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës ...
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi, është shkarkuar nga ...
Deklarata të forta nga një ish-punonjëse e KPK-së, janë bërë...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra P...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra p...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një institucion ky i ri që u...
Nga Edmond HoxhajKolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, u nda në...
Vettingu në muajin Maj, nis me “problematikët e drejtësisë”....
Komisioni i Pavarur të Kualifikimit (KPK) ka zhvilluar sot s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...