Foto-Kaloi Vettingun/ Prokurori i Krujës nuk përmban gëzimin
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfi...

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK-u ka dërguar për gjykim çështjen penale në ngarkim të anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari, i akuzuar për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”.
Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur nga SPAK-u.
Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që procedohet penalisht pas Luan Dacit, tashmë i shkarkuar. Daci u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për falsifikimin e formularit të aplikimit që e zgjodhi atë anëtar të Kolegjit.
Anëtari i KPA-së, Ardian Hajdari, refuzoi të komentonte akuzat dhe kërkesën e SPAK-ut, ndërsa i tha BIRN se qëndrimet e tij lidhur me këtë çështje “do t’i mbajë para gjykatës”.
Më 24 qershor 2020, Hajdari u kallëzua penalisht në SPAK me pretendimin se kishte gënjyer në aplikimin për t’u zgjedhur anëtar i KPA-së përmes falsifikimit të dokumenteve. Kallëzimi i referohej deklarimit të tij se punonte prej 17 vitesh si avokat.
Në kërkesën e SPAK-ut për dërgimin për gjykim të çështjes ndaj Hajdarit, që BIRN e ka parë, konstatohet se në kohën kur ai ka kryer deklarimin pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI në vitin 2017 në funksion të aplikimit të tij për një pozicion në institucionet e vetingut, ka lënë bosh rubrikën lidhur me të ardhurat e krijuara më parë nga avokatia.
Sipas prokurorisë, mosdeklarimi i të ardhurave nga aktiviteti i avokatisë nuk është harresë, por është një fshehje e mirëfilltë e kryer për disa vite me radhë. Sipas verifikimeve të kryera, Hajdari ka përfaqësuar në cilësinë e avokatit dhjetëra çështje për disa vite, por nuk i ka deklaruar në tatime të ardhurat e fituara.
SPAK-u vëren se prej shumë vitesh, Hajdari depozitonte pranë organeve tatimore deklarata tatimore me vlera zero ose ndonjë deklaratë me vlerë të papërfillshme. Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe pas kontrollit tatimor të kryer për shkak të kërkesës për çregjistrim, duke pasqyruar një aktivitet me të ardhura thuajse ‘zero’.
“Siç rezulton e provuar nga hetimi, ky shtetas, gjatë gjithë viteve të ushtrimit të profesionit të avokatit është udhëhequr nga qëllimi i vetëm për të fshehur të ardhurat, me qëllim për të mos paguar detyrimet tatimore ndaj shtetit”, thuhet në kërkesën e SPAK-ut, ku shtohet se për këtë arsye ai nuk mund të deklaronte të ardhurat që kishte realizuar realisht.
Në kërkesë thuhet se shtetasi Ardian Hajdari ka pasur detyrimin për të deklaruar angazhimin në veprimtarinë që krijon të ardhura, siç ka qenë ajo e avokatisë deri në gusht të vitit 2017 kur e ka ushtruar këtë profesion, si dhe shumën neto të krijuar në lekë apo në valutë. Veç faktit që ai e ka lënë bosh këtë rubrikë të deklaratës së pasurisë, ka rezultuar se nuk e ka korrigjuar as në vijim kur është pyetur në ILDKPKI.
Bazuar në këto të dhëna të hetimit, SPAK-u konkludon se Hajdari e ka konsumuar edhe veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parshikuar nga ne 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, në formën e fshehjes së interesave private e konkretisht angazhimin e tij si avokat dhe të ardhurat e realizuara.
Ndërkohë, SPAK-u vlerëson se duhet të pushohet pjesërisht procedimi lidhur me veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”. Prokuroria shprehet se ka arritur në këtë konkluzion duke konsideruar se “fshehja e të ardhurave” dhe “…deklarimi i rremë…” panë ILDKPKI-së e përfshijnë në vetvete falsifikimin, duke qenë se është fshehur e vërteta.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfi...
Vettingu vazhdon, ndonëse me ritme të ngadalta. Të pak...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës ...
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi, është shkarkuar nga ...
Deklarata të forta nga një ish-punonjëse e KPK-së, janë bërë...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra P...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra p...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një institucion ky i ri që u...
Nga Edmond HoxhajKolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, u nda në...
Vettingu në muajin Maj, nis me “problematikët e drejtësisë”....
Komisioni i Pavarur të Kualifikimit (KPK) ka zhvilluar sot s...
Ditën e sotme ka dalë para vettingut prokurori i Durrësit, A...
Në krye të Prokurorisë së Tiranës, sot është komanduar proku...
Ish-kryegjyqtari i Gjirokastrës Guximtar Boçi do të përballe...
513 vendime për gjyqtarë dhe prokurorë janë dhënë nga Vetti...
KPA rikthen në detyrë ish kreun e Gjykatës së Tiranës, Fatri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, seancën gjyqësore...
Hashtag.al publikon dokumente të reja lidhur me paragjykimin...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka mbajtur një seancë maratonë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...