
Vettingu vazhdon, ndonëse me ritme të ngadalta. Të paktën për muajin qershor, deri më datë 13 janë të planifikuara tri seanca për shpallje vendimi dhe një seancë dëgjimore.
Do të jetë gjyqtari i Shkodrës, Andri Ymeri, i cili më 13 qershor do të dalë para trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Dosja e rivlerësimit për Ymerin është shqyrtuar nga trupa Gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Roland Ilia.
Andri Ymeri, i cili nga viti 2010 deri në vitin 2012 ka mbajtur postin e kryetarit të Gjykatës se Shkodrës, nuk është një emër i panjohur.
Ymeri është denoncuar disa herë në media nga emisionet investigative.
Kujtojmë këtu emisionin investigativ “Fiks Fare”, i cili në vitin 2014 ka denoncuar gjyqtarin Ymeri, pasi së bashku me një tjetër gjyqtar kishin marrë ryshfet për të favorizuar një të dënuar me burg. Për të vërtetuar këtë denoncim, u bënë publike edhe bisedat.
Ymeri është akuzuar edhe dy herë të tjera nga të burgosur për disa vendime, ndërsa edhe një herë tjetër është bërë pjese e hetimeve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Në vitin 2009, Ymeri u akuzua për shpërdorim detyre dhe mosmbajtje të procesverbaleve të një çështjeje. Një i dënuar në burgun e Shënkollit denoncoi se ishte dënuar padrejtësisht në mungesë, pasi kishte qenë në Spanjë.
Kjo është historia profesionale e gjyqtarit Ymeri, i cili pavarësisht akuzave, denoncimeve dhe hetimeve, ka vijuar punën sikur të mos ketë ndodhur asgjë.
Në vitin 2019, makinës së gjyqtarit Ymeri i është vënë zjarri. Ai në atë kohë e lidhte ngjajen me punën e tij dhe paralajmëroi se nuk tërhiqet nga presionet.
Sa i përket pasurisë, një tjetër kriter ky që hetohet nga Vettingu, rezulton se Ymeri nga viti në vit ka shtuar financat.

Automjeti "Benz Mercedez", viti 2009, i blerë nga gjyqtari në vitin 2016, është djegur në vitin 2019. Ky ishte automjeti i vetëm që gjyqtari deklaron në formularët e pasurisë.
Ai deklaron se e ka blerë në shumën 930 000 lekë, por në formular shkruan që mendon se vlera e automjetit është 1 000 000 lekë, pasi ka shpenzuar 80 000 lekë, për letrat e makinës.
Për të njëjtin automjet, në vitin 2018 gjyqtari thotë se nuk ka shlyer taksën e qarkullimit. Po ashtu nuk ka paguar siguracionin e mjetit. Kjo për arsye, sipas tij, se makina ka pasur probleme teknike dhe ka qenë e pamundur të pajisej me dokumentin e kolaudimit.
Dyshime në pasurinë e gjyqtarit Ymeri ngrihen edhe te disa kredi të njëpasnjëshme, apo si hua që pretendon se ia ka dhënë vëllait me afat të caktuar, por që deri në 2018-ën, nuk ia ka kthyer.
Gjithashtu në vitin 2015, por edhe në vzhdim, bashkëshortja e tij me profesion psikologe e ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër, aty ku punon bashkëshorti i saj.
Në vitin 2016 dekklaron dy bono thesari në emër të Arlinda Hallunovi (Ymeri), përkatësisht në shumën 3 150 000 lekë dhe 4 200 000 lekë, të cilat janë rinovuar.
Në vitin 2017, pasuria e luajtshme që deklaruesi ka në pronësi me bashkëshorten, është shtuar me vlerë 320 000 lekë.
Ndërsa në vitin 2018, pasuria e luajtshme që deklaruesi ka në pronësi me bashkëshorten, është shtuar me vlerë 700 000 lekë. Është shtuar gjendja e parave 'cash' në shtëpi, nga 380 000 në shumën 1 080 000 lekë. Janë rinovuar edhe dy bonot e thesarit të depozituara nga bashkëshortja.
Të ardhura nga interesat e bonos së thesarit me vlerë 138 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si eksperte psikologe e licencuar me veprimtarinë e ushtruar në Gjykatën e Shkodrës në disa gjykime civile me objekt zgjidhjeje martese dhe lenie fëmijësh për rritje dhe edukim, në shumën 76 500 lekë. Gjithashtu ai deklaron edhe një overdraft në shumën 180 000 lekë, si dhe një hua që ia ka vëllait në shumën 2 200 000./CNA.al
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës ...
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi, është shkarkuar nga ...
Deklarata të forta nga një ish-punonjëse e KPK-së, janë bërë...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra P...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra p...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një institucion ky i ri që u...
Nga Edmond HoxhajKolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, u nda në...
Vettingu në muajin Maj, nis me “problematikët e drejtësisë”....
Komisioni i Pavarur të Kualifikimit (KPK) ka zhvilluar sot s...
Ditën e sotme ka dalë para vettingut prokurori i Durrësit, A...
Në krye të Prokurorisë së Tiranës, sot është komanduar proku...
Ish-kryegjyqtari i Gjirokastrës Guximtar Boçi do të përballe...
513 vendime për gjyqtarë dhe prokurorë janë dhënë nga Vetti...
KPA rikthen në detyrë ish kreun e Gjykatës së Tiranës, Fatri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, seancën gjyqësore...
Hashtag.al publikon dokumente të reja lidhur me paragjykimin...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka mbajtur një seancë maratonë...
Shtyhet për nesër në orën 12:30, seanca e KPA ndaj prokurore...
Procesi i Vettingut, pritej të ishte shpresë për drejtësinë ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...