Problematikët e drejtësisë/ Nga gjyqtari i seksit, gjyqtarja e sfilitave dhe prokurori që gënjeu për pasurinë

2 Maj 2022, 08:25, Vetingu CNA
Problematikët e drejtësisë/ Nga gjyqtari i seksit, gjyqtarja e

Vettingu në muajin Maj, nis me ?problematikët e drejtësisë?.

Referuar bëmave të tyre , subjektet që pritet të dalin në Vetting, këtë javë, janë të lakuar për skandale.

Me 4 Maj, do të dalë para Vettingut, ish-kryegjyqtari i Gjirokastrës Guximtar Boçi do të përballet me Vettingun me 28 Prill 2022.

Trupa Gjykuese që do të bëjë rivlerësimin e tij përbëhet nga Suela Zhegu,Brunilda Bekteshi dhe Lulzim Hamitaj.

Boçi  është denoncuar dhe lakuar për një skandal seksual. Ka qenë një qytetare që e ka denoncuar publikisht Boçin, e cila e kishte regjistruar bisedën me të.

Ajo i kishte kërkuar ndihmë për një gjyq për çështje pronësie me ish-burrin dhe ish-vjehrrën, ndërsa Boçi, sipas saj i kishte kërkuar marrëdhënie intime.

Për këtë skandal Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi unanimisht për shkarkimin e kryegjyqtarit në tetor të vitit 2016.

Më pas Boçi shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit të Vlorës në muajin shtator të vitit 2018.

Me marrjen e pafajësisë, ish-kryegjyqtari iu drejtuar KLGJ-së  me një kërkesë ku kërkon rikthimin në detyrë, ndërkohë që thekson se

Me 29.10.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur pezullimin e kërkesës për kthimin në detyrë të gjyqtarit Guximtar Boçi.

Një ditë pas Guximtar Boçit, me 5 Maj, para Vettingut do të dalë edhe ish kryegjyqtarja e Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Kjo e fundit do të rivlerësohet nga trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga  Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Brunilda Bekteshi.

Për Kapedanin hetimet-Vetting kanë nisur në muajin Mars të vitit 2020.

Në Shtator të vitit 2020, Enkeleda Kapedani u zgjodh në krye të gjykatës së Elbasanit, pas dorëheqjes të gjyqtarit Zihni Shahu.

Gjyqtarja Enkeleda Kapedani, bëri bujë në media, pasi vendosi lirimin e menjëhershëm nga burgu i Peqinit, të Viktor Imerit, i ashtuquajturi i ?forti? i bandës së Gaxhait.

Këtë vendim gjyqtarja Kapedani e ka marrë në Dhjetor të vitit 2019, pasi Arjan Balliu dhe Anita Mici i kishin hequr një vit më parë dënimin e përjetshëm.

Gjyqtari Arjan Balliu është shkarkuar tashmë nga Vettingu, ndërsa për gjyqtaren Anita Mici, Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e saj në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Një tjetër çështje që ka pasur në duar kjo gjyqtare, ka lidhje me dosjen e korrupsionit në Universitetin e Elbasanit, në vitin 2018, kur la në burg 4 nga 7 personat e arrestuar nga policia.

Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Enkeleda Kapedani të ardhurat i ka nga paga si gjyqtare dhe nga mësimdhënia në privat e më pas në Universitetin Shtetëror të Elbasanit.

Kapedani u bë kryefjalë në media kur u shfaq në rrjete sociale, si e dehur në duke pozuar e sfiluar nga institucioni i drejtësisë në Elbasan, nën ritmet e ?Rrethi im është mafia?.

Për këtë rast pasti edhe një hetim nga ILD. Inspektoriari i Lartë i Drejtësisë vendosi rikthimin në detyrë të gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani, 6 muaj pas pezullimit të saj.

Kjo masë lehtësuese u dha pas një marrëveshjeje mes ILD dhe Kapedanit.

Me 5 janar 2022, ILD dhe Gjyqtarja Enkeleda Kapedani u dakordësuan për nënshkrimin e marrëveshjes për caktimin e masës disiplinore ?Pezullim? me të drejtën për të marrë pagën minimale për një periudhë kohore për 6 muaj.

Në të njëjtën ditë me Enkeleda Kapedanin, po me datë 5 Maj, në Vetting do të dalë edhe prokurori i Gjirokastrës Emror Kasaj.

Dosja e tij do të rivlerësohet nga trupa Gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine dhe  Olsi Komici

Për të njëtin në muajin Mars Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka riçelur hetimet.

Prokurori Emror Kasaj u përball me Vetingun me 17 mars për vlerësimin e ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.

Fshehje pasurie, deklarim të rremë dhe pasuri të pajustifikuara është ajo që ka konstatuar Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për prokurorin e Gjirokastrës Emror Kasaj.

Sipas KPK, Kasaj ka deklaruar sipërfaqe toke arë në Përmet, por jo një banesë me sipërfaqe 102 metra katrorë dhe as burimet.

Po ashtu, ai ka deklaruar një arë me sipërfaqe 1 mijë metra katror në Yzberisht me vlerë 2,5 milionë lekë, ku zotëron 50% të saj.

Sipas verifikimeve, për pasurinë tokë arë ka bërë deklarim të rremë dhe nuk ka patur të ardhura të ligjshme për blerjen e tokës me një ndërtesë tre katëshe në të.

Po ashtu, prokurori i Gjirokastrës nuk ka deklaruar vlerën e investimit për një pronë të dhuruar nga babai kur ishte student. Nga deklarimet vihet re diferencë e theksuar të vlerës së deklaruar në 2003 në raport me deklarimet e mëvonshme.

Sipas komisionit të vetingut, Prokurori Emror Kasaj rezulton se nuk ka të ardhura për të justifikuar pronat dhe mjetet e blera, si dhe ka dhënë disa hua.
Sa i përket tokës në Yzberisht, Kasaj ka bërë deklarim të rremë pasi ka përdorur emrin e vjehrrës për të fshehur të ardhurat e paligjshme.

Kasaj është një emër i lakuar në drejtësi për vendimmarrje të diskutueshme.

Në korrik të vitit 2019, prokurori i Gjirokastrës Emror Kasaj liroi nga qelia Erigers Mihasin, i cili u ekzekutua bashkë me shokun e tij Armando Dumani, në 13 nëntor 2021, në zonën e Astirit në Tiranë./CNA.al

?Më puthi në zyrë?/ Gjyqtari i ?seksit? në Vetting

?Lidhja? e kryegjyqtares me bandën Gaxhait/ Kush është Enkeleda Kapedani, magjistratja e shfrenuar  

Skandali me kryegjyqtaren e Elbasanit/ ILD mblidhet me urgjencë

VIDEO-Çmendet kryegjyqtarja e Elbasanit/ “Rrethi im është mafia”

Prokurori Emëror Kasaj ka fshehur borxhin 50 mijë Euro/ Stop zbulon të tjera informacione

Lajmet e fundit nga