LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dritë-hijet mbi transferimin në Tiranë të Arben Agovit/ Si i shtohen kursimet, prokurorit, vetëm me një pagë

14 Mars 2022, 10:19, Vetingu CNA
Dritë-hijet mbi transferimin në Tiranë të Arben Agovit/ Si i

Në shortin e datës 15 dhjetor 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, listoi për për rivlerësimi 120 prokurorë dhe gjyqtarë dhe ndërmjet tyre edhe prokurorin e Lezhës Arben Agovi.

Vetëm pak ditë më pas për prokurorin Agovi është marrë një vendim për ta transferuar në Prokurorinë e Tiranës.

Vendimi për të transferuar prokurorin Agovi në Tiranë, është marrë që me datë 29.12.2020, pra 14 ditë pasi është listuar në hetimet-Venting.

Më pas me vendimin numër 130, të datës 27.04 2021, është formalizuar transferimi edhe nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Në fakt, pjesa më e madhe e prokurorëve të Tiranës dhe pjesa më e madhe e prokurorëve të shortuar nga KPK për rivlerësim me 15 dhjetor 2020, janë përballur me Vettingun, ndërsa Agovi ende.

Në koridoret e prokurorisë flitet se Vettingu po i mbahet peng për shkak të disa ndereve që ai duhet të kryejë.

Por të mbetemi tek faktet, tek ato që janë të shkruara e zeza mbi të bardhë.

Një ditë më parë kemi sjellë disa nga çëështjet që prokurori Agovi ka pasur në duar dhe nga mënyra se si ka proceduar ngrihen dyshime jo vetëm se ka dështuar, por edhe për parapaskena të tjera.

Në deklarimin e fillestar në vitin 2003, prokurori Agobi deklaron vetëm një apartament 2+1, tek i cili thotë se zotëron vetëm 1/3. Gjithashtu ai deklaron pronësinë prej 1/3 në një garsionire me vlerë 1.9 milion lekë.

Në vitet, 2004, 2005, 2006 dhe 2007, Agoi deklaron vetëm pagën si prokuror. Në vitin 2008, kur ishte zhvendosur nga Mirdita në Lezhë, ai deklaron shtesë, kursime nga paga si prokuror, në shumën

Edhe në vitet 2009, 2010, deklaron se i ka shtuar për çdo vit kursimet me nga 250 000 lekë.

Në vitin 2011, përveç shtesës në kursime prej 200 000 lekësh ai ka blerë një autoveturë, Mercedez Benz, me vlerë 5 700 euro. Ai e justifikon blerjen e kësaj makine me të ardhurat familjare ndër vite por pa i specifikuar. Pasi ndër vite ai ka deklruar kursime te rij, 250 000 lekësh dhe pensionin e e nënës.

Në vitin 2012, ai deklaron kursime,cash, 600 000 lekë si dhe ë ardhura nga shitja e automjetit Mercedez Benz, 400 000 lekë. Pra e kishte blerë 5 700 euro dhe e kishte shitur më pak.

Në vitin 2013, i ka shtuar kursimet, cash në 870 000 lekë si dhe ka blerë një makinë të re të tipit, Daimler Chrysler, me vlerë 270 000 lekë.

Në vitin 2014, kursimet nga paga i kanë shkuar plus 300 000 lekë dhe një vit më vonë në vitin 2015, kursimet kapin shifrën 1 100 000 lekë

Në vitin 2016, Cash nga kursimet me gjithë shtesa deklaron 1 300 000 lekë.

Në vitin 2017 kursimet deklarohen në vlerën e 1 100 000 lekë. Prokurori thotë se ka
shpenzuar 300 000 lekë dhënë një avokati për përfaqësim në Gjykatën e Tiranës. Nuk e saktëson se për çfarë çështje gjyqësore ka pasur.

Dhe në vitin 2018, cash nga kursimet ka deklaruar 1 100 000 lekë. Po në të njëjtin vit ka deklaruar se ka marrë dëmshpërblim me vendimin e Gjykatës Apelit në Tiranë në shumën 2 500 000 lekë.

Viti 2003
Ap 2+1 ku zotëron 1/3.
Garsonier me vlerë 1.9 milion lekë, ku zotëron 1/3.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mirditë, 659 344 lekë.

Viti 2004
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mirditë, 1 035 000 lekë.

Viti 2005
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mirditë, 897 240 lekë.

Viti 2006
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mirditë, 1 071 178 lekë.

Viti 2007
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Mirditë dhe në Lezhë 1 263 802 lekë.

Viti 2008
Kursime nga paga si prokuror, 250 000 lekë.
Kursime të nënës, përfituar nga pensioni i vdekjes së babait, 55 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 049 270 lekë.

Viti 2009
Shtuar kursimet me 250 000 lekë.
Kursime të nënës, përfituar nga pensioni i vdekjes së babait, 150 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 198 115 lekë.

Viti 2010
Shtuar kursimet me 250 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 231 091 lekë.

Viti 2011
Blerë autoveturë, Mercedez Benz, me vlerë 5 700 euro.
Shtuar kursimet me 200 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 102 087 lekë.
Pensioni i nënës, 156 000 lekë.

Viti 2012
Kursime, cash, 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 912 769 lekë.
Pensioni i nënës, 166 760 lekë.
Të ardhura nga shitja e automjetit Mercedez Benz, 400 000 lekë.

Viti 2013
Kursime, cash, 870 000 lekë.
Blerë makinë Daimler Chrysler, me vlerë 270 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 046 035 lekë.
Pensioni i nënës, 166 760 lekë.

Viti 2014
Kursime nga paga + 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 020 007 lekë.
Pensioni i nënës, 14 400 lekë.

Viti 2015
Kursime me gjithë shtesa 1 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 258 167 lekë.

Viti 2016
Cash nga kursimet me gjithë shtesa, 1 300 000 lekë.
Hapur llogari në emër të djalit me vlerë 5 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 333 759 lekë.

Viti 2017
Cash nga kursimet 1 100 000 lekë.
Shpenzuar 300 000 lekë dhënë një avokati për përfaqësim në Gjykatën e Tiranës.
Llogari në emër të djalit me vlerë 5 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 331 147 lekë.

Viti 2018
Cash nga kursimet 1 100 000 lekë.
Llogari në emër të djalit me vlerë 5 000 lekë.
Marrë dëmshpërblim me vendim gjykate në shumën 2 500 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si prokuror në Lezhë 1 309 318 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga