"The Albanian Files"/ Zhupa: Libri i premtimeve të Ramës për ndërtuesit e vet, ka brenda 523 vepra penale
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, tashmë ka në radhët e tij edhe zëvendësin e Luan Dacit.
Bëhet fjalë për anëtarën Mimoza Tasi, që do të jetë në KPA, në vendin e Dacit.
Ky ndryshim është bërë pasi Daci, është dënuar nga GJKKO për falsifikim të dokumentave dhe për pasojë është shkarkuar edhe nga KPA.
Mimoza Tasi është në listën e kandidatëve që është përzgjedhur që në 2017 nga Kuvendi, për zëvendësuese në KPA.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka shpallur fajtor dhe ka dënuar për veprën penale ?falsifikim të dokumenteve?, anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Luan Daci.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK e akuzoi Luan Dacin se ka falsifikuar dokumentet gjatë aplikimit për pozicionin e tij, përmes paraqitjes së rrethanave të rreme nëpërmjet mosdeklarimit të një mase disiplinore për largim nga puna të vitit 1997.
Prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Klodian Braho, i paraqitën gjykatës konkluzionet përfundimtare në seancën e të martës, kur kërkuan shpalljen fajtor të gjyqtarit të KPA Luan Daci dhe dënimin e tij me 1 vit heqje lirie.
Vetë i pandehuri Luan Daci dhe dy përfaqësuesit ligjorë të Dacit, avokatët Andi Durraj dhe Jordan Daci kërkuan pafajësi duke e konsideruar të pabazuar kërkesën e prokurorisë.
Gjatë shpalljes së vendimit, gjyqtari Sandër Simoni përmblodhi argumentet dhe arsyetimin e tij, ku është bazuar në marrjen e vendimit për dënimin e anëtarit të Kolegjit Luan Daci.
Ai tha se kërkesa për aplikim për një pozicion në institucionet e vetingut nga Daci ka pasqyruar një të dhënë jo të vërtetë, pasi ka fshehur faktin e marrjes së masës disiplinore të shkarkimit nga ana e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 1997.
Sipas tij, ku deklarim i rremë ka dhënë pasoja dhe efekt në zgjedhjen e Dacit si anëtar i KPA.
Ashtu si prokuroria, edhe gjykata konstatoi se masa disiplinore duhej të ishte deklaruar në aplikim, pasi ishte një nga kushtet për t?u kualifikuar.
Gjithashtu gjykata vendosi të deklarojë të falsifikuar kërkesë/aplikimin e datës 3 shkurt 2017 të depozituar nga Daci pranë Avokatit të Popullit për një pozicion në institucionet e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Pas përfundimit të seancës, gjyqtari i KPA Luan Daci e cilësoi të padrejtë vendimin e Gjykatës së Posaçme. ?Nuk kam kryer asnjëherë falsifikim në jetën time. Do e apeloj?, u shpreh Daci për mediat.
Luan Daci u denoncua në SPAK për falsifikim të dokumenteve nga ish-prokurori dhe ish-anëtari i KLP, Besnik Cani. Ndaj Dacit është dorëzuar në SPAK edhe një kallëzim i dytë nga ish-prokurorja e Prokurorisë së Tiranës Antoneta Sevdari; ish-prokurori i Korçës Elsion Sadiku dhe ish-gjyqtari i Apelit Tiranë, Ervin Metalla./E.S-CNA.al
Gjyqtaja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Shefkie D...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten vendim...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se ka vendosur sh...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga dety...
Kolegji i posaçëm i Apelimit ka rrëzuar disa nga vendimet që...
Vettingu në drejtësia ka nisur që në vitin 2017 si process n...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka zbardhur për CNA.al, numrin ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nxjerrë një tjetër pro...
Nga Edmond HoxhajGjyqtarja e shkarkuar e Krujës, Enkeleida H...
Nga Edmond HoxhajGjyqtarja Tereza Merkaj e Gjykatës së Tiran...
Nga Edmond Hoxhaj Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shk...
Matilda Llangozi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqëso...
Pas shkarkimit nga KPA, ka ardhur reagimi i gjyqtarit Luan D...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga ...
Komisionit të Vettingut, shkalla e parë, i janë dashur dy vi...
Nga Edmond HoxhajGjyqtarja e Tiranës, Klorinda Çela u shkark...
Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka ankimuar në Kolegjin e Posa...
Prokurori i Vlorës, Erion Çelaj u shkarkua nga detyra më 21 ...
Vettingu nisi me bujë para rreth tre vitesh me kryefjalën se...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...