LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga precedentët tek dhuratat në euro/ Ngjela: Prokurori Bejko u bashkua me vrasësin

23 Nëntor 2019, 12:16, Vetingu CNA

Formularët e deklarimit të pasurive të plotësuar nga prokurorët dhe gjyqtarët shpesh janë të shkarrivituar apo dhe kur shkruhen qartë fjalët nuk sqarohet pasuria.

Nuk dihet nëse prokurorët dhe gjyqtarët e bëjnë këtë se nuk dinë të shkruajnë, nuk dinë të plotësojnë formularin apo për të manipuluar dhe për ta pasur më të lehtë më vonë që të justifikojnë pasuritë e dyshimta.

Gjatë vëzhgimit të pasurisë së prokurorit të Durrësit Bledar Bejko, vërehet se ka ende motra, kunetër apo edhe miq që bëjnë dhurata mijëra euro.

Prokurorit Bejko, motra i blen makinë 3 500 euro, kunati për cdo vit i dërgon shuma të ndryshme eurosh nga Gjermania, ndërkohë nga ana tjetër Bejko deklaron se ka marrë kredi për të blerë shtëpi, por sakaq nuk i mungojnë kursimet mijëra euro. Madje, 10 000 euro ia jep borxh kunatës për të rregulluar shtëpinë dhe këto para i merr një vit më pas.

Më të detajuar pasurinë e prokurorit Bejko do ta sjellim më poshtë, por do të sjellim në vëmendje, se i njëjti, është akuzuar se ka mbajtur anën e krimit për një ngjarje të vitit 2017, të ndodhur në Durrës.

Bëhet fjalë për përplasjen mes familjes Arapi dhe tashmë të ndjerit Jurgen Kurti.

Konflikti mes tyre ka arritur kulmin në 11 Prill 2017, kur, pas një sherri të dhunshëm, humbi jetën Agim Arapi. Në pranga për këtë ngjarje u vu Konstandim Ekonomi, vjehrri i Jurgen Kurtit, si edhe vëllai i tij, Kujtim Ekonomi. Ndërsa për shtetasin Jurgen Kurti, i cili u ekzekutua më vonë në Tiranë,  prokuroria e Durrësit nuk bëri hetime.

Vjollca Arapi, bashkëshortja e të ndjerit Agim Arapi, ka akuzuar shpesh organet hetuese në Durrës, si policinë ashtu  dhe prokurorin e çështjes Bledar Bejko, për korrupsion gjatë hetimit të kësaj ngjarjeje.

Edhe avokati Spartak Ngjela ka qenë i zëshëm për këtë rast. Ngjela, në rolin e mbrojtësit ligjor të familjes Arapi, në vitin 2017 me anë të një letre drejtuar Presidentit Ilir Meta dhe Kryeprokurorit në atë kohë, Adriatik Llalla kërkoi ndërhyrje institucionale për një proces gjyqësor të deformuar në Gjykatën e Durrësit.

?Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Bledar Bejko, nga hetimi që i ka bërë zyra ime dhe nga praktika hetimore që kam parë në çështjen, Prokuroria vs. Kujtim Ekonomi, na rezulton se ky Prokuror dhe Policia Gjyqësore kuptohet qartë që janë bashkuar me vrasësin, Kujtim Ekonomi dhe Kostandin Ekonomi në vrasjen e shtetasit Agim Arapi?, thuhej ndër të tjerë në letrën e Ngjelës dërguar Llallës.

Ndërsa në letrën drejtuar Metës, në mes të tjerave shkruhej, ?Jam i detyruar t?iu drejtohem në këtë letër sepse, si avokat, nga hetimi që ka bërë zyra ime për një çështje penale në Durrës, rezulton se Prokuroria e Rrethit Durrës që e ka hetuar këtë çështje ka ndihmuar dy vrasës, dhe sipas të gjitha të dhënave, si pasojë e një korrupsioni material?.?

Mbi prokurorin në fjalë rëndojnë edhe precedentë të tjerë.

Emisioni investigativ ?Fiks Fare? në vitin 2018 publikoi rastin e Lorenc Bajramit, i cili kishte kallëzuar në Dhjetor 2017 bashkëjetuesen e tij për ?vjedhje?. Ky rast ndiqej nga prokurori Bejko, por denoncuesi tha në emision se nuk kishte marrë asnjë informacion se çfarë kishte ndodhur me kallëzimin e tij.

Prokurori Bejko, pas interesimit, i kishte thënë kallëzuesit se rastin po e ndiqte një oficer i Policisë Gjyqësore.

Por, ?Fiks Fare?, zbuloi dokumentat zyrtarë, ku rezultoi se prokurori Bejko kishte vendosur mosfillimin e procedimit penal që në Shkurt 2018, pra më herët se të interesohej kallëzuesi.

Rastet ku denoncohet prokurori Bejko dhe të publikuara në media, janë më shumë se aq.

Por, nëse ka korrupsion apo jo, për prokurorin Bejko pritet të vendosë Vettingu, i cili do të filtrojë të gjithë pasurinë, por edhe anën profesionale dhe figurën e tij.

Pasuria e deklaruar nga prokurori Bledar Bajko

Viti 2003

Ap. pjesa zotëruese 25%.

Autoveturë Golf 2.

Viti 2004

Shitur makina Golf me vlerë 230 000 lekë.

Blerë makina Benz me vlerë 400 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 772 608 lekë.

Viti 2005

Shitje autoveture Mercedez Benz, me vlerë 250 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 784 132 lekë.

Viti 2006

Bashkëpronar në një a me sip.98 m2. Pjesa zotëruese 1/3.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, në shumën 866 362 lekë.

Viti 2007

Ap me sip 100 m2 me vlerë 17 000 euro.

Bashkëpronar në një a me sip.98 m2. Pjesa zotëruese 1/3.

Të ardhura nga paga si prokuror në Fier, në shumën 837 739 lekë.

Viti 2008

Blerje ap. me sip 101 m2 me vlerë 87 000 euro. 57 000 euro janë dhënë cash, kursime nga pasuria e prindërve si dhe nga shitja ap me sip 100 m2 me vlerë 81 000 euro. (deklarimi për shkak të shkrimit, nuk është i kuptueshëm)

Të ardhura nga paga si prokuror në Fier, në shumën 816 000 lekë.

Kredi prej 4 000 000 lekë, nuk kuptohet pjesa tjetër e deklarimit të shkruar?

Viti 2009

Të ardhura nga paga si prokuror në Fier, në shumën 1 246 903 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 1 193 452 lekë.

Kredi për shtëpi. Shuma e shlyer është 9 000 euro, ndërsa e pashlyer është 20 000 euro.

Viti 2010

Të ardhura nga paga si prokuror në Fier, në shumën 996 000  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 950 000 lekë.

Kredi për shtëpi. Shuma e shlyer është 1 494 euro, ndërsa e pashlyer është 19 918 40 euro.

Automjet tip Renault Clio, vit prodhimi 2000, me vlerë 3 500 euro, dhuratë nga motra.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse të deklaruesit 535 643 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse të deklaruesit 4 268 76 euro.

Viti 2011

Shtim pasurie gjatë vitit 2011 me valutë 3 397 euro.

Shtim pasurie gjatë vitit 2011 me valutë 1 000 USD.

Të ardhura nga paga si prokuror në Fier, në shumën 950 000  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 1 200 000 lekë.

Kredi për blerje shtëpie me vlerë 20 000 euro, me këst 130 euro në muaj, marrë në vitin 2009. Shuma e shlyer është 210 000 lekë, ndërsa e pashlyer është 18 502 euro.

Viti 2012

5 000 euro tërhequr nga llogaria për t?i rikthyer sërish. Deklaruesi thotë se janë kursime.

Depozitë me afat, në vlerën 6 812 91 euro.

Të ardhura nga paga si prokuror në Fier, në shumën 1 668 750 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 1 343 120 lekë.

Kredi me vlerë 2 554 212 10 lekë. Shuma e shlyer është 178 800 lekë, ndërsa e pashlyer është 2 500 000 lekë.

Viti 2013

Shtim pasurie gjatë vitit 2013, kursime nga paga e deklaruesit dhe e bashkëshortes në shumën 1 600 euro.

Tërheqje në llogarinë e përbashkët dhënë borxh kunatës, shuma 10 000 euro për rregullim shtëpie.

Blerje autoveture Audi A6, prodhimi 2004-ës, në shtator të 2013, dhënë kunati në Gjermani 1 000 euro. Vlera e makinës deklarohet 400 000 lekë.

Hyrje nga depozitat në bankë 744 euro.

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, në shumën 963 314lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 1 668 000 lekë.

Kredi me vlerë 20 000 euro. Shuma e shlyer është 168 000 lekë, ndërsa e pashlyer është 2 501 901 lekë.

Viti 2014

10 000 euro, kthim borxhi nga kunata.

6 600 euro, nga të cilat 2 200 euro janë dhënë dhuratë nga kunati, banues në Frankfurt.

Kursime nga paga në shumën 300 000 lekë.

Kursime nga paga në shumën 300 USD.

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, në shumën 1 350 000  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 1 344 953 lekë.

Kredi për shtëpi. Shuma e shlyer është 152 633 lekë, ndërsa e pashlyer është 2 437 701 99 lekë.

Viti 2015

Kursime nga pagat në shumën 900 000 lekë.

1 800 euro, nga të cilat 800 euro janë dhënë dhuratë nga kunati, banues në Frankfurt.

Kursime nga paga në shumën 50 000 lekë.

Depozitë me afat 188 euro.

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, në shumën 1 350 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 1 344 953 lekë.

Kredi për shtëpi. Shuma e shlyer është 900 000 lekë, ndërsa e pashlyer është 1 488 606 lekë.

Viti 2016

Kursime nga pagat në shumën 500 000 lekë.

Kursime nga pagat në shumën 4 700 euro.

Një mik kosovar N. Latifi nga Frankfurti i ka sjellë shumën 1 778 euro.

Gjendja në llogarinë e pagës në shumën 227 728 08 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, në shumën 1 428 028 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 1 352 254 lekë.

Kontratë kredie për shtëpi në vitin 2009. Shuma e shlyer 500 000 lekë dhe principali 43 637 lekë, ndërsa shuma e pashlyer është 944 969  97 lekë.

Kredia e marrë në vitin 2016, prej 25 000, nuk është përdorur. Kjo kredi, sipas deklaruesit është marrë me qëllim targeti, pasi bashkëshortja e tij është drejtoreshë në një bankë të nivelit të dytë.

Viti 2017

Dhuratë nga kunati, shuma 1 000 euro.

Gjendja në llogarinë e pagës në shumën 180 786 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, në shumën 1 390 500 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 970 704 lekë.

Mbyllje e kredisë marrë në vitin 2009.

Viti 2018

Dhuratë nga kunati, në llogari të vajzës shuma 1 000 euro.

Gjendja në llogarinë e pagës në shumën 170 786 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Durrës, në shumën 1 346 758 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes në shumën 856 934 lekë.

Bashkëshortja deklaron dhuratë nga vëllai, në shumën 100 euro./CNA.al

Lajmet e fundit nga