Keni planifikuar të udhëtoni në fundjavë, në zonat turistike?/ Njihuni me situatën e rrugëve, cilat janë të kalueshme
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi situatën e rrug...

Kisha Ortodokse Autoqefale ka bërë një ankesë ndaj gazetarit të "Radio Televizionit Shqiptar", Ilir Yzeirit.
Në ankesën e saj, Kisha Ortodokse Autoqefale pretendon se në emisionin “ADN” më 12 janar 2023 të Yzeirit me të ftuar Pëllumb Xhufin janë bërë sulme të papranueshme kundër Kryepiskopit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.
“ANKESË PËR KEQPËRDORIMIN E TELEVIZIONIT PUBLIK (RTSH) NGA GAZETARI ILIR YZEIRI
Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar
Z. Enkelejd Joti
Kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizive
Znj. Armela Krasniqi
Ditën e enjte, 12 janar 2023, në emisionin “ADN”, “Janullatosi dhe rënia e pavarësisë së Kishës Ortodokse Shqiptare”, të gazetarit Ilir Yzeiri, me të ftuar z. Pëllumb Xhufi, janë bërë sulme të papranueshme kundër Kryepiskopit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe gjithë Komunitetit Orthodhoks shqiptar.
Nuk bëhet fjalë vetëm për qëndrimet e këtyre dy individëve, tendencioziteti antiorthodhoks i të cilëve është i njohur, por shqetësimin kryesor e përbën fakti se për këtë propagandë baltosëse dhe përçarëse, atyre u vihet në dispozicionin ekrani i Televizionit Publik, nga i cili pritet njohja dhe promovimi i komuniteteve fetare dhe i harmonisë mes tyre. Pa harruar edhe se orthodhoksët janë taksapagues që kontribuojnë qenësishëm për mbajtjen e shërbimit publik dhe revoltohen kur ai keqpërdoret kundër tyre.
Kujtomë se:
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe Kryepiskopi Anastas, i zgjedhur sipas Kanoneve të Shenjta Orthodhokse, njihen kanonikisht dhe si të barabartë nga të gjitha Kishat Orthodhokse në botë, si dhe nga Kishat e Krishtera dhe komunitetet e tjera fetare.
Kryepiskopi Anastas është udhëheqësi i Komunitetit Orthodhoks të Shqipërisë, i njohur, pranuar dhe vlerësuar që nga viti 1992 nga të gjitha qeveritë e vendit tonë, duke i dhënë vazhdimësi veprës së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë (njohur kanonikisht në vitin 1937), pasqyruar qartë mes të tjerash edhe në Marrëveshjen me Shtetin Shqiptar, të ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë (LIGJ Nr.10 057, datë 22.1.2009).
Kryepiskopi Anastas, personalitet i njohur dhe i vlerësuar gjerësisht brenda dhe jashtë vendit, është anëtar themelues i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë (“Nderi i Kombit”) dhe ka punuar në çdo çast për forcimin e harmonisë fetare, si një pasuri e çmuar kombëtare. Është qytetar shqiptar, i vlerësuar ndër të tjera me Urdhrin “Skënderbeu”, si dhe “Qytetar Nderi” i Tiranës dhe i disa qyteteve.
E gjithë veprimtaria e Kishës sonë dhe e Fortlumturisë së Tij Anastasit ka vlerësuar dhe vazhduar veprën kolosale të Imzot Theofanit (Nolit). Atë Artur Liolin (Kryekancelari i Kishës Orthodhokse Shqiptare në Boston SHBA) ka thënë: “...Unë jam i sigurt se Noli do ishte mik me Imzot Anastasin...”
Me kërkesën dhe bindjen se do ndërhyni për të korrigjuar këto anomali, shprehim respektin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në vazhdimësi.
Zyra e Shtypit e Kryepiskopatës”, shkruhet në ankesën e publikuar./ CNA.al

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar mbi situatën e rrug...
Reshjet e dëborës gjatë natës kanë bllokuar rrugën e Arbri...
Gjatë dimrit, shumë turistë shijojnë rrezet e diellit në p...
Drejtori i Drejtorisë së Gatishmërisë Emergjente, Robert H...
Vlerat e ulëta barike do të vijojnë të dominojnë në vendin...
Prej ditësh, moti i keq ka përfshirë territorin shqipt...
Drejtoria e Përgjithshme detare ka njoftuar se ka nisur lë...
Reshjet e shiut kanë vazhduar gjatë natës deri në orët e p...
"Ist der Winter warm, wird der Bauer arm". Nëse dimri ësht...
Shqipëria mbetet nën mbizotërimin e vranësirave dhe sh...
Bashkia e Shkodrës ka njoftuar për situatën e përmbytjeve ...
Reshjet e shiut dhe të dëborës në Bogë-Theth, kanë vazhdua...
Zhvillimi i mëtejshëm i vranësirave do të bëjë që terr...
Shitjet "online" nëpërmjet rrjeteve sociale, shmangin fatu...
Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se si pasojë e mot...
Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se si pasojë e mot...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka pasqyruar situatën ...
Një pallat në Bulqizë rrezikon jetën e 45 banorëve që jeto...
Zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik në ...
Lëkundjet e tërmetit po vijojnë edhe sot në vendin tonë. L...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...