Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Në një editorial të fundit, gazetari i oborrit të pushtetit, Mero Baze, i cili njihet si një armik i paepur i Sali Berishës, ka bërë një shërbim të fundit ndaj Erion Veliajt. Një shërbim, ndoshta joekonomik dhe financiar, por më shumë sesa mediatik dhe politik, na vlen sepse na tregon hallet e mëdha, panikun, frikërat e shumta që ka Erion Veliaj.
Mero Baze përpiqet të thotë se ka një debat brenda opozitës, duhet apo s’duhet të ketë një protestë përpara bashkisë, pas një shkrimi që ka bërë Andi Bushati.
Në fakt, nuk është debat brenda opozitës se çfarë thotë Andi Bushati.

Andi Bushati është një gazetar i majtë, mbështetës i madh i ardhjes së Ramës në pushtet. Nuk e do, sepse Rama nuk është aq radikalist sa do Bushati. Bushati është armik i kapitalizmit, i biznesit e kështu me radhë. Nuk do kulla, është komunist në konceptin e zhvillimit të vendit dhe është në të drejtën e tij. Ndërsa, Mero Baze e quan “pjesë të opozitës” sepse Bushati, edhe pse pjesë e së majtës, është kritik me Edi Ramën.
Të jesh kritik me Edi Ramën, nuk do të thotë se je pjesë e opozitës. Gjithsesi, përtej kësaj, Mero Baze shfrytëzon shkrimin e Andi Bushatit dhe del me një editorial dhe shpik debat brenda opozitës, duhet apo s’duhet të vazhdojë protesta përpara Bashkisë së Tiranës. (Lexo këtu)
Nuk ka ndonjë debat në oborrin e opozitës, duhet apo s’duhet të ketë protestë në oborrin e Bashkisë së Tiranës apo te dera e saj. Patjetër!

E në qoftë se Andi Bushati është radikalist, duhet të thoshte se protesta duhet të jetë atje përditë, çdo 2 ditë, 5 ditë, një herë në javë, për t’i kujtuar çdo qytetari të Tiranës që kreu i organizatës së hajdutëve ndodhet aty brenda në institucion ende, dhe këtë e dinë të gjithë banorët e Tiranës, të gjithë qytetarët e Shqipërisë, se Erion Veliaj është një mashtrues publik, se drejtorët e tij janë hajdutë dhe janë kapur, dhe i mohoi hajdutët e tij, dhe është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.
Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, por nuk shkojnë në protestë në 40 gradë. Nuk shkojnë se nuk pëlqejnë mënyrën se si impostohet kjo lloj proteste, pra, për faktin se dikush s’pëlqen që Berisha të lirohet, s’duhet të jetë politike e kështu me radhë, por që protesta është një kauzë e drejtë, ky është fakt. Dhe, ky është mjeti i opozitës. Protesta!
Dhe nuk po bën asgjë të keqe.
Se qytetarët kanë pakënaqësi ndaj kësaj opozite, individëve të saj, është diçka tjetër.
Fakti është që protesta duhet dhe do të qëndrojë atje. Ndaj, nuk ka debat.
Ajo që do të ngjizë Mero Baze është që ka një debat brenda opozitës dhe meqenëse paska një debat, sepse një pjesë i ka blerë Erion Veliaj, se dihet që i blen dhe i paguan, tani duhet të paguajë dhe këta “të tjerët”, që protesta të mbyllet. (Lexo këtu)

Po, kur nuk e ka hall këtë protestën, përse duhet ta mbyllë?
Përse duhet t’i paguajë?
Po, kur këta kaq pak njerëz që protestojnë, me tym, qenkan kaq kot edhe nuk kanë asnjë peshë, pse duhet t’i largojë Erion Veliaj?
Pse është shqetësuar Mero Baze dhe lali Eri për këta 200 veta që dalin një herë në jave, atje te bashkia dhe hedhin ndonjë flakadan, kur nuk ka ndonjë peshë të madhe dhe përkundrazi, duke marrë në analizë fjalët e Andi Bushatit, mund të japin efekt të kundërt te SPAK-u, ta ndihmojnë Erion Veliajn në kauzën e tij sepse shumica e shqiptarëve e duan dhe ai duhet amnistuar.

Pra, me drejtësi populiste sepse Erion Veliaj po del me njerëz, sa me partinë, sa me klube sportive, po del po pastron si të shtunat e Enverit, me fshesë në dorë, Tiranën, edhe pse paguan 35 milionë euro. Thjesht që të tregojë se populli e do, ai punon për popullin dhe duhet të ketë drejtësi popullore, kur në fakt, njerëzit po protestojnë, drejtorët e tij hajdutë janë kapur dhe qytetarët kërkojnë të hetohet deri në fund Erion Veliaj. Çfarë e shqetëson Mero Bazen për të krijuar një lloj diversioni megjithëse ato që shkruan Mero në opozitë kanë efekt të kundërt në fakt, por kjo tregon hallin dhe frikën e vërtetë të Erion Veliajt. (Lexo këtu)
Editoriali i Mero Bazes tregon se Erion Veliaj ka frikë nga protestat. Edhe pse mund të jenë 200 mund të jenë 50 sepse janë 13, 14, 15 protesta, janë me qindra qytetarë, me mijëra të tjerë që kalojnë dhe pyesin pse është bllokuar trafiku, pse po vonohen, po protestojnë te bashkia. E di e gjithë Tirana që ka protestë te bashkia. Mund të mos shkojnë, mund ta ndjekin nga televizioni, jepet në çdo ekran, raportohet në lajme çdo ditë. Ka një protestë te bashkia dhe mbahet mend, nuk harrohet që atje brenda janë kapur drejtorët hajdutë dhe kryetari i organizatës së tyre është ende në detyrë dhe ka disa qytetarë të përgjegjshëm që shkojnë të protestojnë.

Kjo është e vërteta. Këtë kanë hall. Dhe, Erion Veliaj ka frikë se ai do që të mbyllë një zhurmë të madhe që mbyll një tjetër edhe më të madhe. (Lexo këtu)
Sa më e madhe të jetë harrohet e para.
Dhe, Erion Veliajt nuk po i mbyllet dot zhurma. Sa inceneratori, sa dosja “5D”, po i dalin familjarët, hetimi pasuror. Ç’të bëjë më përpara?! (Lexo këtu)
Dhe tani fillon dhe shpik skenarë dhe nxjerr editoriale me idenë se mund të mbyllë protestën, e cila vërtet e lënka pa gjumë Erion Veliajn dhe në fakt shkrimi nuk tregon gjë tjetër, por panikun që paska lali Eri nga SPAK-u dhe frikën e madhe dhe tmerrin që ka nga protesta e qytetarëve.
Ndaj dhe opozita tashmë duhet të reagojë edhe më fort.

Në qoftë se ishte një herë në javë duhet ta bëjë dhe dy herë ta bëjë dhe kombëtare dhe të jetë atje para bashkisë për ta rrethuar “miun në çark”.
Për t’i treguar se nuk ikën as nga diversionet me shkrime, as nga pazaret që ofrojnë, as nga kërcënimet që duan të bëjnë dhe drejtësi popullore nuk mund të ketë, drejtësia është atje te SPAK-u.
Lali Eri problemin e ka me drejtësinë dhe atje do ta marrë përgjigjen dhe aty do të qetësohen shpirtrat e qytetarëve. Atje do të mbarojë protesta, ditën që do të jepet vendimi dhe do të ketë një masë sigurie për Erion Veliajn./ CNA
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka shtuar dal...
Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teli...
Alibeaj në një intervistë midis të tjerash ka pretendu...
Siç Cna.al ka sqaruar, vendimi i Apelit për moslegjiti...
Erion Veliaj vazhdon lojën, intrigat, përplasjet me SP...
Në vitin 2017, kur CNA deklaronte se Lulzim Basha kish...
Në një prononcim për mediat nga Vlora, Lulzim Basha ka...
Partia Demokratike ka reaguar me akuza ndaj qeverisë, ...
Zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në Partinë Demokratik...
Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj njofton se paraqit...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në daljen e tij të radh...
Në një dalje televizive, juristi Kreshnik Spahiu ka fo...
Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet ...
CNA zbuloi skemën e përgatitur nga Lulzim Basha, pas v...
Në një konferencë për mediat nga selia e Partisë së Li...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për situatën ...
Të premten zhvilloi mbledhjen e radhës Komisioni i Pos...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Nis mbledhja e Komisionit të Posaçëm që do të thërrasë...
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demok...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...