Ali Ahmeti për protestat: Nuk mbroj Ramën, armiqtë e kombit po krijojnë pasiguri
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka r...
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka r...

Kandidati i Aleancës Progresiste për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj ka denoncuar gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak se janë bërë abuzime të shumta nga ana e Veliajt.
Topllaj, i vetmi këshillatr opozitar në Këshill, thekson se salla ku këshillarët bashkiakë duhet të jepnin propozimet e tyre apo të diskutonin për aktet është kthyer në skenografinë e Veliajt.
Më tej ai rendit faktet duke zbuluar se Teatri Kombëtar u shemb një ditë para se të merrej vendimin në këshill për prishjen e tij.
Topollaj shton se është ndryshuar tri herë plani urbanistik i Tiranës që ishte miratuar për të shtuar njollat e ndërtimit të klientëve sipas interesit të ditës.
Sipas tij u mblodhën më shumë para nga viti në vit prej taksës së ndërtimit të reja se çdo vit jepnin më shumë leje ndërtimi seç kishit parashikuar në fillim të vitit.
Dy të tretat e lekëve të buxhetit të Bashkisë së Tiranës harxhoheshin për pagesa stafesh të tejfryra politike dhe për shpenzime luksi.
Ndër të tjera Topollaj është shprehur se nuk shpenzojnë dot brenda vitit as gjysmën e fondeve të investimeve në Tiranë sepse janë të paaftë.
“Për shkak të forcave kryesore opozitare që menduan se shpikën rrotën kur bojkotuan zgjedhjet e 2019, ky këshill nuk qe plural e për këtë shkak ka qenë trupa më e çuditshme e zgjedhur ndonjëherë e cila jam i sigurt që nuk ka për tu përsëritur herë tjetër. Fakti që ju zotëroni në mënyrë absolute këtë këshill duhet tu bënte të ishit më të përgjegjshëm në mënyrën se si silleshit me të dhe si ai funksiononte ndërkohë ju abuzuat në ekstrem se nuk e mblodhët këshillin bashkiak për dy vite rresht.
Duke mos u mundësuar këshilltarëve diskutimet e akteve qoftë edhe në mënyrë formale.
Kujtoj dy vite mbledhjet u bënë vetëm me e-mail.
Edhe ato pak vite që u mblodhët në këtë sallë kjo aurolë u kthye në skenografinë e fjalimeve të Veliajt .
Asnjë diskutim nga këshilltarët, asnjë propozim prej tyre. Asnjë nuk pasqyronte punëntonë edhe sepse këshilli bashkiak nuk funksiononte ishte noterizues i propozimeve të kryetarit të bashkisë ndërkohë që këshilli bashkiak ka një rol krejt tjetër.
Ndonjë nga ato pak raste që unë si këshilltar bashkiak opozitar kërkova të flas prap nuk mu lejua se u pengova në mënyrë absurde.
Mundësinë që denoncimet t’i bëj jashtë kësaj salle i pata edhe më të kufizuara kjo sepse mediat kontrollohen ose nga Veliaj që më konsideronte opozitar ose nga pala tjetër që kishte hall mos iu zija ndonjë copë të oborrit të opozitës.
Unë jam krenar për ato që arrita si përfaqësues i vetëm i opozitës në këtë mandat. Pa praninë time as nuk do të merrej vesh fare se ju teatrin kombëtar e shembët një ditë para se këshilli të votonte formalisht për prishjen e tij .Ju e ndryshuat tre herë planin urbanistik të Tiranës që ju vetë kishit miratuar për të shtuar njollat e ndërtimit të klientëve tuaj sipas interesit të ditës. Mblodhët më shumë para nga viti në vit prej taksës së ndërtimit të reja se çdo vit jepnit më shumë leje ndërtimi seç kishit parashikuar në fillim të vitit.
Ju dy të tretat e lekëve të buxhetit të Bashkisë së Tiranës i harxhuat për pagesa stafesh të tejfryra politike dhe për shpenzime luksi.
Ju nuk shpenzoni dot brenda vitit as gjysmën e fondeve të investimeve në Tiranë sepse jeni dhe të paaftë. Pavarësisht se unë do votoj që kryetari i bashkisë të ndërrohet pas 13 maji dhe në vend të Veliajt të ulet dikush tjetër jam i bidnur se këto problematika do të vazhdojnë të ekzistojnë kjo sepse ne kemi ndërtuar dhe sofistikuar atë që quhet sistem i kryetarokracisë në Shqipëri.
Ndaj dhe nëse arrij të zgjidhem edhe në mandatin tjetër si këshillar bashkiakë në logon e Aleancës Progresite LZHK pavarësisht se kush do të jetë kryetari unë sërish do të jem në opozitë me të sepse mendoj se vlen më shumë të jesh opozitar edhe kur je vetëm siç isha këto katër vite”, ka thënë Topollaj./ CNA.al
Kreu i LZHK dhe drejtuesi i Aleancës Progresiste, Dash...
Kreu i LZHK-së ose drejtuesi i Aleancës Progresiste, D...
Kreu i Bashkisë Erion Veliaj, gjatë takimit elektoral ...
Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Bel...
Kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj po vijo...
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë në sel...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë disa deklarata k...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ka ...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha nuk...
Ditën e sotme në rrjet qarkulloi një foto e aktivistes...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha i ë...
Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha i ë...
Partia Socialiste i ka kthyer përgjigje KQZ-së lidhur me v...
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka folur me tone të ashpra n...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një mesazh pë...
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi dhe p...
Kreu i PL-së , Ilir Meta ka prezantuar kandidatën e koalic...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlli...
Kandidati i PD-së së Alibeajt për Bashkinë e Tiranës, Rola...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...