
Erion Veliaj tani ka një mundësi që të shpëtojë veten dhe të rikthejë mandatin e tij si kryetar bashkie, por edhe të tregojë forcën që ka elektorati. Atë që ai shpesh e quan: “Unë jam i zgjedhur nga qindra mijëra votues në kryeqytet"
Partia Demokratike e shpalli sot kandidatin e saj, aktorin dhe moderatorin Florjan Binajn. Një djalë që në fakt ka qenë pjesë aktive edhe i shoqërisë civile, themelues edhe i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet" dhe i larguar më pas, pas një përplasjeje me Adriatik Lapajn.
Partia Socialiste ka zyrtarizuar Ogerta Manastirliun. Rama, me udhër në Asamble ka kërkuar që Veliajn ta shkarkojë Këshilli Bashkiak. Është mbledhur ky i fundit, Këshilli i Ministrave dhe më pas e ka deleguar te Presidenti Bajram Begaj, i cili ka shpallur edhe datën e zgjedhjeve.
Tani kemi dy kandidatë, ndoshta mund të kemi edhe të tjerë të pavarur nga shoqëria civile. Por, nuk dihet a kanë kohë të mbledhin firmat, apo cilat subjekte mund t’i mbështesin.
Erion Veliaj ka mundësinë të zgjidhë njëherë e mirë ekuacionin me të panjohura. Pra, për çdo akuzë që i është bërë, se është 99-ç, se nuk ka mbështetjen e socialistëve, se ka qenë një çiban aty dhe nuk e kanë dashur kurrë, se shkatërroi PS-në e Tiranës, se e mori peng atë me drejtorët e tij me korrupsionin dhe skandalet e Bashkisë. Gjithë ato akuza të hedhura jo vetëm nga opozita, por edhe bvrenda socialistëve. Ka edhe zëra brenda PS-së dhe të majtës, të cilët thonë se është vetë Edi Rama që e ka burgosur.
Këtë e artikulojnë shpesh ata që shpesh kanë qenë te Saliu dhe më pas kanë shkuar te Rama për ndonjë lugë çorbë të prishur, siç është rasti i Mero Bazes.
Mund të dalë si kandidat i pavarur, mund të mbështetet nga G-99 e tij, ose ndonjë parti tjetër, kollaj do ta zgjidhë dhe t’i tregojë vendin edhe Ogerta Manastirliut edhe Florjan Binajt dhe në rast se e bën këtë nga burgu, ai është lideri i ri i PS-së në Shqipëri apo i një poli të ri politik.
Skena politike shqiptare nuk do të ishte dypolare, siç është rikthyer tashmë, por do të ishte tripolare. Erion Veliaj do të ishte një faktor i rëndësishëm që do përmbyste nga burgu kryeministrin e tij dhe vendi ose duhet të shkonte në zgjedhje të parakohshme ose Rama duhet të bëjë mirë llogaritë nesër me Erion Veliaj si kryetar bashkie në burg.
Mund të mos e lejonin të betohej, siç u ndalua edhe Fredi Beleri, por ai do të bënte garën e tij dhe më me dinjitet se do të kishte vota, kishte elektorat, se ishte i zgjedhur dhe mbështetja nuk ishte imagjinare dhe e ardhur nga Partia Socialiste, siç e përfitojnë shumë të tjerë.
Pasi marrin armatën e socialistëve dhe patronazhistët, e më pas, makineria elektorale e pushtetit, së bashku bëjnë një front elektoral gati të pathyeshëm.
Veliaj mund ta thyejë këtë, mund të thyejë edhe Manastirliun, të lërë me një grusht votash Florjan Binajn dhe tu tregojë jo vetëm Ramës dhe Berishës, por edhe atyre prokurorëve të SPAK-ut se ka vota.
Për më tepër, mediet e tij i ka. Paratë e reklamave që të shpërndajë ende, kompania e të vëllait të tij i ka. Medie ka plot. Mjafton ta mbështesë Mero Baze me Carlo Bollinon dhe e ka të mbyllur historinë me të majtën.
Ka edhe medie të tjera që mund t'i dalin në krah. Portale anonime gjobaxhinjsh që i mbajnë iso pa fund Erion Veliajt dhe një fushatë elektorale spektakolare.
Edhe ne si CNA, në rast se do të kandidojë nga burgu dhe do të ketë burrërinë për herë të parë të tregohet politikan race, pa asnjë diskutim që do ta mbështesim publikisht.
Që të dalë përpara kryeministrit, Rama të dalë para Berishës dhe tu tregojë vendin të dyve. Edhe para SPAK-ut dhe drejtësisë do të kishte tjetër autoritet dhe do t’i tregonte se ishte një i zgjedhur që mbahej padrejtëisht në burg./CNA
Aktori Julian Deda ka reaguar pasi Partia Demokratike shpr...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ka përfunduar procesi...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mall...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dalë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, me anë të ...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e 25-të të k...
Anëtari i Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka reagu...
Kryetari i Partisë Demokrtatike, Sali Berisha, në deklarat...
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka prezantuar raportin e...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me anëtarësimin...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar në lidhje me dekl...
Partia Socialiste pritet të kandidojë kryetarin e komandua...
Partia Socialiste do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë. Mb...
Kryetari i Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administrat...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është kthyer në...
Mësohet se Ervin Ceca do të jetë kandidatura e socialistëv...
Dionis Sota është kandidati i parë, i cili ka shpallur kan...
Dita e sotme është një ditë e ngjeshur për politikën ku do...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...