Enver Hoxha në listën e personaliteteve/ Këlliçi, kërkesë Kuvendit: Peleshi të mbajë qëndrim
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, me anë të ...

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dalë sot me një tjetër reagim lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në Gjykatën e Apelit ku u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja. Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Brendshme, Albana Koçiun se kanë gënjyer qytetarët lidhur me rolin e policisë në sigurinë e gjykatave.
Bardhi shkruan se Rama dhe Koçiu kanë gënjyer kur kanë deklaruar se Policia e Shtetit nuk ka në bazë të ligjit asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve në gjykata. Sipas tij, ky dezinformim nga kryeministri dhe ministrja tregon mungesën e ndjeshmërisë ndaj ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik.
Ai shtoi se një tjetër manipulim i të vërtetës u bë nga ministrja Koçiu kur tha se Policia e Shtetit ka ndërhyrë dhe ka arrestuar autorin, ndërsa shton se pamjet e publikuara sot në media treguan të kundërtën, pasi ishte autori që i kishte treguar vetë efektivëve për krimin që kishtë kryer.
Bardhi i ka bërë thirrje prokurorëve të SPAK të hetojnë përgjegjësitë e ministrave të Brendshëm dhe drejtorëve të Policisë së Shtetit, që nga viti 2023, për të cilët tha se kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë sjellë ngjarje shumë të rënda si vrasja e gjyqtarit.
Postimi i plotë:
Dje pas ngjarjes së rëndë dhe tronditëse të vrasjes së një gjyqtari në sallën e gjyqit dhe në krye të detyrës, fillimisht Kryeministri dhe më pas Ministrja e Brendshme, gënjyen publikisht opinionin publik, duke fshehur rolin e Policisë së Shtetit në sigurinë e gjykatave.
Kryeministri foli për roje private, ndërsa Ministrja e Brendshme për të manipunuar opinionin e gjërë publik që shtronte me të drejtë pyetjen “se si një person i armatosur ka arritur të futet në ambientet e brendshme të gjykatës”, gënjeu publikisht duke deklaruar se Policia e Shtetit nuk ka në bazë të ligjit asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve në gjykata.
Kjo është një GËNJESHTËR!
Është dizinformim me qëllim mbulimin kriminal të së vërtetës për ngjarjen e rëndë, ku doli sheshit sesa të pasigurtë janë qytetarët, përfshirë gjyqtarët në vendin e tyre të punës, nga ikja në drejtim të paditur e Policisë së Shtetit.
Ashtu sikurse Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë publike sot, sipas legjislacionit në fuqi, vendimit nr. 333, datë 28.4.2010 të Këshillit të Ministrave “Për ruajtjen dhe sigurinë e objekteve shtetërore” dhe vendimit nr. 538, datë 8.7.2020 “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për garantimin e rregullit e të sigurisë në gjykata dhe prokurori”, Policia e Shtetit ka përgjegjësi për sigurinë në gjykata. Për secilin profesionist, apo edhe qytetar, që ka qenë në Gjykatën e Apelit, ka konstatuar që në regjimin e hyrje – daljes ka gjithmonë prezent punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët ushtrojnë kontroll fizik edhe për deputetët kur futen në ambientet e gjykatës, por këtë nuk e kanë bërë ndaj vrasësit.
Gënjeshta e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm nuk është thjesht dizinformim apo manipulim, por një akt i lartë papërgjegjshmërie që tregon mungesën minimale të ndjeshmërisë ndaj aktit të rëndë që ka tronditur mbarë opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar.
Akoma më e rëndë bëhet neglizhenca në kryerjen e detyrës së Policisë së Shtetit, kur shikon sot korrespondencën zyrtare midis Këshillit të Lartë Gjyqësor – Policisë së Shtetit – Ministrisë së Brendshme. Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon Policisë së Shtetit të zbatojë ligjin dhe të marrë masa për të garantuar sigurinë në gjykata për shkak të shtimit të rasteve të kërcënimit të gjyqtarëve në kryerjen e detyrës, dhe me papërgjegjshmërinë më të madhe, Ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit refuzojnë të përmbushin përgjegjësinë ligjore me argumentin “nuk kemi burime të mjaftueshme njerëzore”.
Manipulimi i të vërtetës nga Ministri i Brendshëm vijonte edhe më tej, kur deklaronte se Policia e Shtetit ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar autorin. Pamjet e bëra publike sot nga media, provonin krejtësisht të kundërtën. Ishte autori i këtij krimi të rëndë që thërriste punonjësit e Policisë së Shtetit që ta arrestonin. Pra nuk ishte ndërhyrja e Policisë, por vetëdorëzimi, që çuan në arrestimin e autorit.
Deri dje ishim në përgjegjsinë politike që kishte Ministri i Brendshëm për sigurinë në gjykata. Sot pas tentativës për të manipuluar përgjegjësinë shtetërore të Policisë së Shtetit dhe të vërtetën për ngjarjen, Ministri i Brendshëm ka treguar papërgjegjshmëri institucionale, mungesë minimale ndjeshmërie shtetërore dhe njerëzore, që e bëjnë më urgjente se kurrë dorëheqjen nga detyra.
Apeloj prokurorët e SPAK që të hetojnë rolin dhe përgjegjësitë e papërmbushura të ministrave të Brendshëm dhe drejtorëve të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga viti 2023 e në vijim, të cilët me mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin kanë shpërdoruar detyrën me pasoja shumë të rënda siç është vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës./CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, me anë të ...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e 25-të të k...
Anëtari i Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka reagu...
Kryetari i Partisë Demokrtatike, Sali Berisha, në deklarat...
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka prezantuar raportin e...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me anëtarësimin...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar në lidhje me dekl...
Partia Socialiste pritet të kandidojë kryetarin e komandua...
Partia Socialiste do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë. Mb...
Kryetari i Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administrat...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është kthyer në...
Mësohet se Ervin Ceca do të jetë kandidatura e socialistëv...
Dionis Sota është kandidati i parë, i cili ka shpallur kan...
Dita e sotme është një ditë e ngjeshur për politikën ku do...
Shqipëria Bëhet ka prezantuar kandidatin për zgjedhjet...
Gazetari Ermal Mulosmani ka treguar se çfarë vendimi d...
Ilir Alimehmeti i është përgjigjur deklaratës së kreut...
Lorenc Vangjeli i njohur si gazetari i rilindjes ka reagua...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...