Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Mësohet emri i kandidatit për Bashkinë Cërrik
Partia Socialiste pritet të kandidojë kryetarin e komandua...

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme serbe.
Në njoftimin e bërë nga Punët e Jashtme, thuhet se Serbia po përpiqet të rikthejë hijet e së shkuarës në një rajon që ecën drejt së ardhmes.
Më tej, Ministria e Jashtme thotë se është për të ardhur keq që Serbia mbështetet mbi raportin e diskredituar të Dik Martit.
Njoftimi i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh keqardhjen e thellë për deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Serbisë, të datës 4 tetor 2025, e cila përpiqet të rikthejë hijet e së shkuarës mbi një rajon që po përpiqet të ecë drejt së ardhmes. Në këtë deklaratë ngrihet një seri akuzash dhe pretendimesh të pabaza, të cilat Shqipëria i hedh poshtë me forcë dhe vendosmëri.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë e gjen me vend t’i kujtojë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë disa të vërteta historike, që lidhen me shkaktarët e vërtetë të ngjarjeve tragjike të vitit 1999, ngjarje që sollën vrasje, spastrime etnike dhe dëbimin me forcë të rreth një milion shqiptarëve të Kosovës nga shtëpitë e tyre.
Është për të ardhur keq që deklarata e Ministrisë së Jashtme të Serbisë mbështetet ende mbi një Raport tashmë të diskredituar të Dik Martit, kur faktet e hetuara nga autoritetet vendase dhe ndërkombëtare kanë dëshmuar qartë se pretendimet e ngritura aty janë një fabrikim i pastër, pa asnjë provë faktike.
Këto të pavërteta, të njohura ndërkombëtarisht si përpjekje për të njollosur imazhin e Shqipërisë dhe të Kosovës, nuk mund të përdoren më për t’iu shmangur përgjegjësisë së historisë. Historia nuk rishkruhet me retorikë, ajo mbahet mend me përgjegjësi.
Në këtë kontekst, çdo përpjekje për të përmbysur të vërtetën dhe për të ndërruar rolet e viktimës me të agresorit është e papranueshme dhe bie ndesh me çdo frymë të paqes e pajtimit që rajoni ynë kërkon e meriton.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë shpreh bindjen e thellë se rajoni ynë ka nevojë për pajtim, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim të sinqertë në frymën e fqinjësisë së mirë, jo për rikthim tek gjuha e akuzave e viktimizimit.
Vetëm kështu mund të çlirohemi përfundimisht nga hijet e së shkuarës dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme në paqe, siguri dhe prosperitet një Ballkan të bashkuar në familjen tonë evropiane, ku përkasim nga rrënjët dhe aspiratat.
Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet e gatshme për një bashkëpunim gjithëpërfshirës rajonal, në frymën e miqësisë së mirë, dinjitetit dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve tanë.
Në një deklaratë të disa ditëve më parë, Ministria e Jashtme e Serbisë tha se serbët u rrëmbyen në vitin ’99 dhe e quajti këtë fillimin e një spastrim etnik.
“Duke filluar me rastin e ‘Shtëpisë së Verdhë’ në Shqipëri, ku gjatë dhe pas konfliktit të vitit 1999, serbë dhe joshqiptarë të tjerë u rrëmbyen mes akuzave serioze për trafikim organesh. Numri i viktimave në këto rrëmbime vlerësohet në qindra, me raportime për rreth treqind persona të rrëmbyer pas luftës, përfshirë individë nga Kosova dhe Metohija, Shqipëria dhe zonat përreth. Kjo është vetëm një pjesë e spastrimit më të gjerë etnik që pasoi. Kjo nuk është vetëm një statistikë - ajo përfaqëson mijëra familje që humbën shtëpitë, jetën dhe të ardhmen e tyre si rezultat i persekutimit sistematik”, deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.
Partia Socialiste pritet të kandidojë kryetarin e komandua...
Partia Socialiste do të mbledhë ditën e sotme Kryesinë. Mb...
Kryetari i Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administrat...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është kthyer në...
Mësohet se Ervin Ceca do të jetë kandidatura e socialistëv...
Dionis Sota është kandidati i parë, i cili ka shpallur kan...
Dita e sotme është një ditë e ngjeshur për politikën ku do...
Shqipëria Bëhet ka prezantuar kandidatin për zgjedhjet...
Gazetari Ermal Mulosmani ka treguar se çfarë vendimi d...
Ilir Alimehmeti i është përgjigjur deklaratës së kreut...
Lorenc Vangjeli i njohur si gazetari i rilindjes ka reagua...
Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, është vënë në s...
Gazetari Armand Shkullaku akuzoi sot ekzekutivin se ndërhy...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar p...
Agron Shehaj tashmë duket qartazi që është instrument dhe ...
Florian Binaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet soc...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është shprehur k...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka sulmuar hapur Florjan...
Nisma Thurje ka deklaruar sot mbështetje publike ndaj kand...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka reaguar para p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...