Fotot/ Sondazhi që nxjerr zbuluar skemën e Agron Shehajt, në prehrin e Ramës
Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, është vënë në s...

Lorenc Vangjeli i njohur si gazetari i rilindjes ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
I ftuar në emisionin e Çim Pekës, Lorenc Vangjeli e ka drejtuar gishtin dhe nga kryeministri Rama, për të cilin thotë se është gjykatës mbi gjykatësit.
“Atëherë, ka dy momente që nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, sepse janë anë të ndryshme të të njëjtës medalje. Akti është një akt terrorist. Vrasja e një gjyqtari në detyrë, dhe aq më tepër në një moment dhënie vendimi, është shkallmimi i gjithçkaje një gjyqtar që duhet të ishte simboli i së drejtës, të pëlqen apo jo vendimi i tij.
Duke thënë vetëm këtë, kemi bërë fotografinë e situatës. Skaneri i saj shkon më thellë dhe unë guxoj të them se atë armë e kanë shkrepur shumë duar aktorë e faktorë madje në një kuptim ishte dhe vetëvrasje. Që do të thotë: duke filluar nga përplasjet e pushtetit politik kur them pushtet politik kam parasysh si PS, ashtu edhe PD të cilat mendojnë se kanë epërsi mbi gjykatat. Duke filluar me keqkuptimin e pafund që ka ekzekutivi, Rama që është gjykatës mbi gjykatës.
Ndërkohë, edhe në çështjet ku shteti është përballë individit, ai është thjesht palë dhe e vetmja gjë që mund të bëjë, kur nuk i pëlqen një vendim që duket i padrejtë dhe i palogjikshëm, është të bëjë një ankim një shkallë më lart.
KLGJ dhe KLP reagojnë ndaj Ramës dhe reagojnë sikur nuk e marrin seriozisht atë; kur dëgjojnë Berishën, thonë është normalitet. Reagojnë me një gjuhë pafuqie, me një gjuhë që herë pas here duket sikur thonë: “Mos na e merr për ters që duhet të reagojmë”, se kush e di çfarë thonë, si për KLGJ, ashtu edhe për KLP, që ngjajnë si zgjatime të një pushteti tjetër.
Pse vetëvrasje? Nuk e kam thjesht për individin. Në një proces pronash, gjithmonë pala që humb është e bindur se janë bërë manipulime dhe se gjyqtari është i blerë. Por, sa më shumë të vonohet qoftë edhe e drejta aq më tepër ajo nuk është më drejtësi.
Stoku i dosjeve është i frikshëm dhe pasqyron frustrimin e shoqërisë, e cila, nga çdo anë që kthen kokën, nuk gjen drejtësi, nuk sheh garanci në karrierë. Ndërton sot dhe sheh që 10 komshinjtë e tu kanë ndërtuar si ty. E gjithë kjo është pjesë e një kaosi që, nëse vendos gishtin tek drejtësia, duket se aty çalon më shumë se kudo”, tha Vangjeli./ CNA
Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, është vënë në s...
Gazetari Armand Shkullaku akuzoi sot ekzekutivin se ndërhy...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar p...
Agron Shehaj tashmë duket qartazi që është instrument dhe ...
Florian Binaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet soc...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është shprehur k...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka sulmuar hapur Florjan...
Nisma Thurje ka deklaruar sot mbështetje publike ndaj kand...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka reaguar para p...
Në qershor të vitit 2017, ish-kryeparlamentarja Jozefina T...
Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka reaguar për vrasjen e gjy...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reag...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar këtë p...
Pas disa javëve konsultim, sot Partia Demokratike më në fu...
Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, deklaroi sot se për Parti...
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokrati...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka mbajtur fjalën e...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka ripërsëritur kë...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet sot në Bashk...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dekla...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...