Samiti i Brdo-Brijunit/ Begaj: Shqipëria ka bërë hapa të ndjeshëm drejt BE-së
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka mbajtur fjalën e...

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, në një deklaratë mbi nisjen e vitit të ri akademik, tha se në Universitetin e Mjekësisë u ulën 40% studentë më pak për shkak të barrierave të qeverisë dhe ligjit për arsimin e lartë.
"Më pak se 40% e programeve universitare janë akredituar, ndërsa mbi 40% e pedagogëve nuk kanë gradën shkencore “Doktor”, 46% e pedagogëve punojnë me kohë të pjesshme", deklaroi Sula.
"Çelja e vitit të ri akademik, përveçse sjell urime për studentët që për herë të parë ulen në auditorët universitarë, për ata që vijojnë rrugëtimin e tyre akademik, si dhe për pedagogët dhe stafet që kontribuojnë në sistemin e arsimit të lartë, na rikthen në mënyrë të pashmangshme përballë një realitet të hidhur: kriza e thellë dhe e gjithanshme në të cilën ndodhet prej vitesh bota universitare shqiptare.
Zbrazja e universiteteve: Shkatërrimi i heshtur i arsimit të lartë
Auditorët bosh janë pasqyra më e qartë e kësaj krize. Në më pak se një dekadë, numri i studentëve është ulur me 45%. Kjo nuk është vetëm pasojë e rënies demografike, por një shpërbërje e vetë sistemit arsimor.
Universiteti nuk është më ëndrra e të rinjve shqiptarë. Ata largohen, sepse e ardhmja nuk ndërtohet mbi premtime boshe, me diploma që nuk vlejnë, apo mbi institucione të kapura nga interesat politike.
Mësuesia në kolaps, teknologjia si pretekst për mbyllje degësh
Zhvillimi i vrullshëm teknologjik na orienton drejt degëve të informatikës, por kjo nuk përligj mbylljen e rreth 100 programeve studimore mes të cilave janë dhe ato të mësuesisë. Rilindja nuk ka dëshirë ta shohë këtë realitet që po jep pasoja në sistemin parauniversitar, duke lënë shkollat pa mësues dhe brezat pa edukim të qëndrueshëm, ndërsa pa siguruar standarde të universiteteve për studentët shqiptarë propagandon ardhjen e studentëve të huaj.
Mjekësia: peng i barrierave të qeverisë
Vetëm këtë vit, numri i maturantëve që konkurruan për Mjekësi të Përgjithshme ra me 40%, për shkak të barrierave të vendosura nga vetë qeveria. Në vend që të nxisë dhe motivojë të rinjtë të zgjedhin degët jetike për shoqërinë, shteti ngriti barriera ligjore që dekurajojnë dhe penalizojnë studentët të largohen për të studiuar në universitete jashtë vendit ose në arsimin jopublik.
Reforma pa transparencë, akreditim fasadë
Gremisjen e arsimit të lartë ia bëri të qartë edhe Bordi i Akreditimit kryeministrit: Ligji 80/2015 për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor është kthyer në një dështim të heshtur. Janë bërë 10 vite nga miratimi i tij dhe ende një pjesë e madhe e akteve nënligjore janë të pazbatueshme.
Më pak se 40% e programeve universitare janë akredituar, ndërsa mbi 40% e pedagogëve nuk kanë gradën shkencore 'Doktor'; 46% e pedagogëve punojnë me kohë të pjesshme. Në këtë realitet, qeveria flet për një fasadë të re ligjore, por pa bërë asnjë analizë serioze për dështimet e dekadës së fundit.
Ndërkombëtarizimi i rremë dhe financimi më i ulët në Europë
Ndërsa propagandohet ndërkombëtarizimi, financimi për kërkimin shkencor në Shqipëri listohet në fund të Europës, sipas të dhënave të EUROSTAT-it që siç shprehen ekspertët e huaj përbën thirrje për ndryshimin e drejtimit strategjik të vendit. Universitetet nuk mund të bëhen qendra ekselence me propagandë, por me investim të qëndrueshëm dhe vizion afatgjatë.
Humbja e autonomisë institucionale dhe e lirive akademike
Autonomia universitare është në rënie të lirë. Universitetet po shndërrohen në zgjatime të rilindjes.
Në Gjirokastër, administratori i universitetit ishte njëherazi koordinator elektoral i Partisë Socialiste, i cili kërkonte foto të votës si provë besnikërie.
Në Universitetin e Sporteve në mënyrë antiligjore përjashtohen studentët nga e drejta e tyre themelore e sanksionuar në ligjin e arsimit të lartë për të zgjedhur drejtuesin e fakultetit, duke i zhvilluar zgjedhjet më datë 1 tetor, pa filluar ende viti akademik, pasi rektori është i preferuari i partisë në pushtet dhe, edhe pse u publikuan një sërë shkeljesh prej tij, nuk është marrë asnjë masë.
Në Qytetin Studenti, studentët përzihen me forcë nga godinat, ndërkohë që dhomat shpërndahen me akte korruptive.
Sot, pedagogët po përballen me shantazhe dhe presione, duke i përdorur edhe studentët në mënyrë antiligjore, ndërkohë që kanë përballë edhe trysninë nga drejtuesit e institucionit, të cilët të lidhur me pushtetin kanë bërë shndërrimin e tempujve të dijeve në vatra patronazhimi.
Universitetet nuk kanë nevojë për dekor, por për dinjitet. Universiteti është zemra e kombit, që po shuhet nga shpresa për një shoqëri më të lirë. Nuk mund të ketë të ardhme kur rinia largohet, kur pedagogët nënshtrohen.
Arsimi i lartë ka nevojë për mbështetje reale, e cila nuk është realizuar në asnjë prej treguesve nga kjo qeveri ndaj sot gjendemi në këtë rrënim, prej nga ku nuk është e largët dita që universitetet shqiptare të mbeten vetëm ndërtesa bosh – pa dije, pa të rinj, pa të ardhme", tha Sula./CNA
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka mbajtur fjalën e...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka ripërsëritur kë...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet sot në Bashk...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dekla...
Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha, në një konfe...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Partia Demokratike nuk shpalli një kandidaturë të sajën pë...
Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Sociali...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, i pranishëm në m...
Përfundon mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, në m...
Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë pasi sot përfundon...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqi...
Samiti 2-ditor i Brdo-Brijunit mbahet këtë vit në Shqipëri...
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, e ftuar në emisioni...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka postuar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pritet të pa...
Sot çelet viti akademik 2025-2026. Kryeministri Edi Rama, ...
Dita e sotme është një ditë e ngjeshur për politikën ku do...
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka vendosur të mbështesë në zgje...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...