Berisha sot në SPAK/ Në zbatim të masës së sigurisë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pritet të pa...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shihet se Kuvendi i Shqipërisë ka futur në listën e personaliteteve të muajit tetor edhe Enver Hoxhën.
Këlliçi shkruan se kjo është skandaloze dhe kriminale. Më tej, demokrati shkruan se si deputet i Kuvendit dënon me forcë normalizimin e së keqes dhe kërkon të tërhiqet menjëherë ky material.
Këlliçi thotë se përveç tërheqjes së materialit duhet t’u kërkohet dhe falje familjeve të prekura nga krimet e Enver Hoxhës.
“Instituti Parlamentar i Kuvendit dhe “ringjallja” e Enver Hoxhës!
Skandaloze, kriminale dhe e turpshme futja e figurës së Enver Hoxhës në listën e personaliteteve të muajit tetor nga Kuvendi i Shqipërisë!
Diktatori që prodhoi një regjim terrori, shtetin më të izoluar, popullin më të varfër e të shtypur të Europës radhitet ndër figurat e nderuara të kombit, krahas Sulejman Delvinës, Migjenit, Naim Frashërit, Abdyl Frashërit dhe at Gjergj Fishtës.
Sikur ky të ishte thjesht gabimi i një burokrati apo patronazhisti të lodhur që kopjon nga Ëikipedia, edhe mund të merrej lehtë kjo “shkarje” parlamentare dhe tallje me shqiptarët.
Mirëpo duke konsideruar mijra të vrarët e të pushkatuarit, por mbi të gjitha mbi 5 mijë të viktimat e komunizmit, të cilëve nuk u gjendet as varri dhe eshtrat, mijëra të burgosur e familje të internuara dhe një popull të tërë të traumatizuar e të mbajtur të rrethuar me tela me gjemba, kjo është e patolerueshme në çdo aspekt.
Tendenca të tilla të manipulimit të historisë tregojnë për një përpjekje djallëzore për të ringjallur mitet e historiografisë komuniste, ku kriminelet konsiderohen heronj të popullit dhe mendësia totalitare helmon mendjet e të rinjve, duke e bërë regjimin monist jo vetëm të pranueshëm por edhe të dëshirueshëm.
Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë e dënoj me forcë normalizimin e së keqes, duke konsideruar rezolutat e miratuara për dënimin e krimeve të komunizmit, orientimin demokratik të Republikës së Shqipërisë dhe qëndrimin pa asnjë dyshim kundër diktaturës si koncept dhe diktatorit më kriminel dhe gjakatar të historisë shqiptare.
Kuvendi i Shqipërisë duhet menjëherë të tërheqë këtë material dhe ti kërkojë ndjesë publike shoqërisë shqiptare dhe mijëra familjeve të prekura nga krimet e Enver Hoxhës”, shkruan Këlliçi.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pritet të pa...
Sot çelet viti akademik 2025-2026. Kryeministri Edi Rama, ...
Dita e sotme është një ditë e ngjeshur për politikën ku do...
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka vendosur të mbështesë në zgje...
Ish-kandidatja për deputete e PD-së, Ilirjana Kuçana përme...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të diel, pasi kryede...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka akuzuar sot se disa demokr...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj tha sot se është i l...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka akuzuar so...
Samiti 2-ditor i Brdo-Brijunit mbahet këtë vit në Shqipëri...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar sot ...
Një tjetër emër ka shpallur kandidaturën e tij për kryebas...
Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu së bashku me ...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Telit...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka ndarë në rrj...
Zëdhënësja për antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli ka d...
Një tjetër emër ka zyrtarizuar kandidaturën për zgjedhjet ...
Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” është nd...
Në episodin e sotëm të podcastit "Flasim", kryeministri Ed...
Kandidatja e PS-së për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastir...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...