web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara për Tiranën/ Ish-kandidatja e PD-së: Ja cila demokrate mund të jetë përballë Manastirliut

5 Tetor 2025, 22:01, Politikë CNA

Gara për Tiranën/ Ish-kandidatja e PD-së: Ja cila demokrate mund

Ish-kandidatja për deputete e PD-së, Ilirjana Kuçana përmendi sot një emër nga Partia Demokratike që sipas saj mund të përballet me kandidaten e socialistëve për Bashkinë e Tiranës.

E ftuar në Euronews Albania, Kuçana tha se ky emër mund të jetë Albana Vokshi.

Kuçana renditi disa prej kontributeve të Vokshit në PD, teksa shtoi se është një figurë që ka edhe mbështetje të gjerë ndërkombëtare.

“Unë mendoj që përballë Manastirliut mund të jetë Albana Vokshi, është femra më e investuar në PD. Është gruaja që mban 7 pozicione në Partinë Demokratike dhe përderisa i është dhënë ky besim unë mendoj që t’ja kthejmë demokratëve këtë besim. Ajo ka dhe mbështetje ndërkombëtare, është nënkryetare e PPE-së dhe këtu ndoshta do kishim dhe ndërkombëtarë që mbështesnin zonjën Vokshi”,-tha Kuçana./CNA

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga