Bllokimi i negociatave/ Kryemadhi i kujton Ramës shishet e shampanjës

23 Qershor 2022, 21:29, Politikë CNA
Bllokimi i negociatave/ Kryemadhi i kujton Ramës shishet e shampanjës
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin, ku ka komentuar "jo"-në e Shqipërisë për negociatat.

Kryemadhi tha se Rama është bërë mjeshtër mashtrimi, duke ia hedhur fajin Bullgarisë, ndërsa kujtoi dhe se si festonte vite më parë me shishe shampanje me disa ambasadorë.

“Nuk besoj që është kështu, ky është një justifikim që zoti Rama kërkon të bëjë. Duam apo nuk duam, ne duhet të pranojmë që për sa i përket manipulimit të opinionit publik ai është bërë mjeshtër. Besoj që ju e mbani mend që ai ka hapur shishet e shampanjës për hapjen e negociatave të Shqipërisë disa herë me disa ambasadorë. Tani vijmë te kjo e Bashkimit Europian. Sepse Bashkimi Europian ka disa standarde. Ju e mbani këshillimin me popullin, që harxhoi një gjysmë millionë dollarë. Dhe tha që shqiptarët kërkojnë ndarjen nga Maqedonia. Ta kërkonte zoti Rama, meqë Shqipëria paska përmbushur kushtet t'ia kërkontë Bashkimit Europian. Absolutisht që problem nuk është Bullgaria, sepse BE kur kërkon të gjejë konsensus për zgjidhjen e problemit, ndërkohë që mund të jepte një sinjal pozitiv për Shqipërinë. 

Por nuk është ky problemi, problemi qëndron që ne kemi raportin e FMN-së, e cila ngre një nga pikat më të rëndësishme që është çështja e koncesioneve që Shqipëria ka shkelur marrëveshjen e stabilizim-asociimit për koncesionet. Nëse Brukseli në kushtet që jemi sot të luftës në Ukrainë, thotë se Shqipëria qenka e gatshme për të hapur negociatat po e ndajmë Shqipërinë nga Maqedonia dhe po i japim dritën jeshile Shqipërisë. Normal, që një vend që ka kaluar një proces zgjedhor me probleme, që duam apo nuk duam ka përdorur të gjithë arsenalin kriminal, financiar, politik, administrativ për grabitjen e procesit zgjedhor. Dhe unë mendoj që njeriu më i lumtur aty për moshapjen e negociatave është vetë zoti Rama. Pse? Sepse zotit Rama i duhet të kthehet një drejtues autokrat”./E.T-CNA.al

Lajmet e fundit nga