
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Alibeajt, Gazmend Bardhi, ka replikuar sërish me Gjykatën Kushtetuese, e cila shtyu seancën për shqyrtimin e padisë së Partisë Demokratike për VKM-në për aksionet për ndërtimet pa leje.
Bardhi thotë se gjykata nuk mund ta fitojë besimin e publikut me deklarata politike, por duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën.
Ai shprehet se Gjykata Kushtetuese po sillet si vartëse e qeverisë dhe po legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve.
Deklarata e plotë:
Gjykata Kushtetuese si vartëse e qeverisë për VKM-në që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve!
Shoh që Gjykata Kushtetuese është shqetësuar për besimin e saj tek publiku pas deklaratës sime sot në seancë se Gjykata ka rënë pre e shantazhit të Edi Ramës. Besimi i publikut nuk vendoset me deklarata politike, por duke zbatuar ligjin dhe Kushtetutën. Nuk vendoset me standarde të shumëfishta dhe as duke u sjellë si vartës të qeverisë dhe mercenarë të oligarkëve, siç ka bërë kjo Gjykatë së fundmi. Si mund të vendosë Gjykata Kushtetuese besimin tek publiku, kur ajo nuk është e paanshme dhe rrëzon vetë vendimet e saj në këto 30 vite ekzistencë?!
Sot, kjo Gjykatë nuk pranoi që ne, si kërkues të shfuqizimit të VKM-së që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve, të përfqësohemi me autorizim të Kryetarit të grupit parlamentar, por nga firmat e 28 deputetëve kërkues. Një rast i paprecedentë që kur kjo Gjykatë ekziston në demokraci. Në 3 dekada, sa herë PD apo PS ka depozituar një çështje në Gjykatën Kushtetuese, deputetët janë përfaqësuar me autorizim të Kryetarit të Grupit. Sot, Gjykata Kushtetuese e ndryshoi këtë standard që t’i shërbejë sërish qeverisë dhe oligarkëve. Si mund t’i besojnë shqiptarët kësaj gjykate, kur Gjykata veproi ndryshe për përfaqësimin tonë psh. për kërkesën për Bordin e Ushqimeve, për Bordin e Karburanteve, për kërkesën për mandatin e Olta Xhaçkës, për Komisionin Hetimor Becheti dhe me qindra çështje të tjera përgjatë 30 viteve. Pse për këto çështje mjaftonte autorizmi i kryetarit te grupit, ndërsa sot nuk mjaftonte?
Përgjigja është e thjeshtë. Gjykata Kushtetuese po i jep kohë qeverisë dhe po i shërben asaj duke nxjerrë këto justifikime qesharake në mënyrë që qeveria të miratojë një ligj të ri për këtë çështje, si dhe ti jap kohë oligarkëve të rregullojnë letrat dhe të përfitojnë në mënyrë antikushtetuese legalizim të pronave të paligjshme dhe amnisti nga procedimi penal.
Linku më poshtë me projektligjin e ri për këto ndërtime pa leje tregon qendrimin e sotëm skandaloz të Gjykatës Kushtetuese për të zvarritur gjykimin dhe për t’i dhënë kohë qeverisë. Ky ligj nxjerr zbuluar mungesën e integritetit të gjykatësve kushtetues për të vendosur të pavarur për një çështje ku ata e dinë që është shkelur hapur Kushtetuta dhe ligjet e vendit.
Ftoj anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të heqin dorë nga varësia ndaj Edi Ramës, të mos i nënshtrohen as presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij!/ CNA.al

Ish-zëvendës ministri i Financave, Sherefedin Shehu, k...
Kandidati i opozitës për kryeqytetin, Belind Këlliçi k...
“Levani është një ndër njësitë administrative me num...
Drejtuesi i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Sali Berisha...
Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për med...
Në prani të ekspertëve të njohur të bujqësisë dhe mjed...
Kandidati i Aleancës Progresiste për Këshillin Bashkia...
Kreu i LZHK dhe drejtuesi i Aleancës Progresiste, Dash...
Kreu i LZHK-së ose drejtuesi i Aleancës Progresiste, D...
Kreu i Bashkisë Erion Veliaj, gjatë takimit elektoral ...
Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Bel...
Kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj po vijo...
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë në sel...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë disa deklarata k...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ka ...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha nuk...
Ditën e sotme në rrjet qarkulloi një foto e aktivistes...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha i ë...
Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha i ë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...