Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...

Ish-zëvendës ministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka bërë një thirrje të fortë për qytetarët, teksa ka reaguar për sulmet e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Shehu thotë se qytetarët nuk duhet t’i besojnë “thesit” të kreut të qeverisë, pasi pretendon se ai ka dalë nga vetja për shkak se nuk e ka të sigurt fitoren.
Ai deklaron se kryeministri e ka suksesin vetëm te droga, betonizimi, inceneratorët, plehrat që mbulojnë rrugët dhe uji i papijshëm.
Sipas tij, me këtë qeverisje të keqe Rama dhe Veliaj kanë mbushur thasët e tyre me euro dhe dollarë.
Statusi i plotë:
Të Dashur Qytetarë!
Mos i besoni “thesit” të Ramës!
Rama dhe Veliaj gjithë ditën vetëm shajnë dhe përçmojnë kandidatët për Kyetarë Bashkie të Partisë Demokratike të vërtetë, megjithëse ata janë më të mirët dhe “pa cene”. Dhe para se të fillojnë sharjet ata thonë se ne na do populli dhe e kemi të marrë. Por, çehrja dhe gjuha e tyre i bën që të duken si “të marrë” dhe kur flasin dalin jashtë kontrollit të vetëvehtes. Këtë e bazoj jo vetëm në atë që shikoj, por edhe në logjikën e thjeshtë mbasi ata po ta kishin fitoren “në xhep” nuk do të silleshin ashtu, por do të bënin një fushatë pozitive. Aq më tepër që këta që qeverisin Tiranën për 19 vjet dhe Shqipërinë për 10 vjet vërtet që do ta kishin “të marrë” po të kishin histori suksesi.
Por suksesi i tyre në qeverisjen qendrore dhe lokale është vetëm droga, betonizimi, incineratorët, plehrat që mbulojnë rrugët, uji i papijshëm që vjen pas darke dhe shumë të zeza të tjera. Dhe me këtë qeverisje të keqe ata vetëm kanë mbushur thasët e tyre me euro dhe dollarë.
Të dashur Vëllezër dhe Motra!
Thesi i eurove dhe dollarëve të Ramës ka filluar të hapet jo vetëm me tendera, por edhe me para në dorë. Dhe për të parë këtë nuk duhen shumë mend. Shikoni kursin e këmbimit se si “leku po i dhjet t’ëmën euros dhe dollarit” edhe pse rritja ekonomike e Shqipërisë është më e ulët se në vitin e kaluar dhe eksportet shqiptare, sipas INSTAT, kanë rënë ndjeshëm në krahasim me vitin e kaluar.
Prandaj vëllezër dhe motra mendoni me qetësi për veten dhe për Shqipërinë. Suksesi i Ramës është vetëm tek thesi i eurove dhe dollarëve dhe ca lakej të vegjël që vetëm mund të prishin punë. Mos i besoni Ramës! Se pastaj "puthuni me Milon" deri në zgjedhjet tjera mbasi Ramës nuk ja ndjen fare për ju./ CNA.al
Kandidati i opozitës për kryeqytetin, Belind Këlliçi k...
“Levani është një ndër njësitë administrative me num...
Drejtuesi i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Sali Berisha...
Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për med...
Në prani të ekspertëve të njohur të bujqësisë dhe mjed...
Kandidati i Aleancës Progresiste për Këshillin Bashkia...
Kreu i LZHK dhe drejtuesi i Aleancës Progresiste, Dash...
Kreu i LZHK-së ose drejtuesi i Aleancës Progresiste, D...
Kreu i Bashkisë Erion Veliaj, gjatë takimit elektoral ...
Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Bel...
Kryetari i Komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj po vijo...
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë në sel...
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë disa deklarata k...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ka ...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha nuk...
Ditën e sotme në rrjet qarkulloi një foto e aktivistes...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha i ë...
Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha i ë...
Partia Socialiste i ka kthyer përgjigje KQZ-së lidhur me v...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...