LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rregulla të rrepta në Spanjë/ Kush urinon në det merr gjobën ‘marramendëse’

22 Qershor 2022, 14:08, Kuriozitete CNA
Rregulla të rrepta në Spanjë/ Kush urinon në det merr
Foto ilustruese

Hapet sezoni me rregulla të rrepta në Spanjë. Urinimi në plazh, një fenomen ky shqetësues për të gjithë vendet bregdetare.

Kjo si duket e ka bërë Spanjën që të marrë një vendim shumë të ashpër për të gjithë turistët vendas dhe të huaj. Të gjithë ata që do të kryejnë nevojat personale në brigjet dhe detet e Spanjës do të gjobiten me plot 750 euro.

Këshilli i qytetit spanjoll e ka cilësuar urinimin publik si “shkelje të rregullave të higjienës”. Dhe të gjithë ata që e shkelin këtë rregull do ta paguajnë.

Si zgjidhje alternative për këtë problem autoritetet planifikojnë të vendosin tualete publike në plazhe gjatë sezonit të verës./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga