Një copëz nga "parajsa" e Shqipërisë/ Gjiri i Gramës, nëpërmjet fotove
Riviera shqiptare ka plazhe dhe gjire që të lënë pa fjalë....

Ndoshta nuk ka det si një pjesë e mirë e destinacioneve që shohin dyndje çdo verë por Gjirokastrës i mjaftojnë shtëpitë e gurta, Kalaja dhe Pazari që të marrë gjithë vëmendjen e kërkuar përgjatë gjithë vitit.
Ashtu siç ndodhi në vitin 2023 edhe këtë vit ky qytet ka marrë vlerësimin si “traveler’s choise” apo “e zgjedhura e udhëtarëve” që sipas Tripadvisor u është një çmim që u jepet strukturave akomoduese, pikave turistike dhe restoranteve që në mënyrë të vazhdueshme fitojnë vlerësime shumë të mira nga vizitorët dhe renditen brenda 10 për qindëshit me vlerësim më të lartë të pronave në Tripadvisor.
Kalaja e Gjirokastrës është një nga pikat që është vlerësuar pozitivisht nga vizitorët.
“Nëse doni të mësoni historinë e Gjirokastrës shkoni tek Kalaja” shprehet një vizitor që e vlerëson me 5 yje këtë eksperiencë. Sipas tij kalaja është atraksioni më i madh në qytet dhe aty do të mësoni të që doni të dini mbi historinë e kalasë.
“Hyrja në këtë kala është 400 lekë dhe ja vlen” shprehet pushuesi nga Maqedonia e Veriut sipas një vlerësimi të bërë në korrik.
Një vlerësim i gushtit po me 5 yje nënvizon se kalaja është magjepsëse dhe po kështu edhe guida. Ndërsa një tjetër vlerëson këtë eksperiencë si interesante. Në total kalaja e Gjirokastrës ka 943 vlerësime me një mesatare 4.5 nga 5.
Pazari i qytetit ka nga ana tjetër 272 vlerësime me një mesatare 4 nga 5. “Pavarësisht ditës së nxehtës të ecje në qytetet me kalldrëm të qytetit ishte këndshëm” shprehet një turist që e ka vizituar gjatë korrikut 2024.
Të renditura njëra pas tjetrës gjërat më të mira që mund të bësh në qytetin e gurtë janë së pari vizita në kala, së dyti shtëpia Skenduli e veçantë për arkitekturën lokale në shekullin e 19. Më pas vjen shtëpia e Zekateve, vizita në Pazar apo një udhëtim mbi kalë në malësitë e zonës.
15 gushti është kulmi i festimeve të ditës së Shën Mërisë, që kremtohet nga besimtarët e krishterë si dita kur Shën Mëria iu bashkua të birit të saj.
Kur i pëlqeu Krishtit Perëndisë tonë të merrte pranë vetes nënën e Tij, dërgoi një engjëll (sipas disave, bëhet fjalë për Kryeëngjëllin Gabriel, ashtu si në ditën e Ungjillëzimit. Supozohet që kjo ngjarje të ketë ndodhur rreth 11 vjet pas ngjalljes së Krishtit, kur e Tërëshenjta ishte në moshën 59-vjeçare), 3 ditë më përpara për t’i dhënë këtë lajm. Kur iu afrua, engjëlli i tha Hirplotës: “Ja çfarë deklaron yt Bir: Ka ardhur koha të të marr pranë Vetes, Nëna ime.
Mos u turbullo nga ky lajm, por më tepër gëzohu, sepse do të shkosh në jetën e përjetshme”. Hyjlindësja i priti me gëzim këto fjalë dhe, me dëshirën e zjarrtë për të shkuar tek Biri i saj, shkoi në Malin e Ullinjve për t’u lutur në qetësi, ashtu siç bënte shpesh.
Ndodhi një mrekulli e çuditshme: në çastin kur e Tërëshenjta mbërriti në majën e kodrës, pemët e mbjella përreth përkulën degët e tyre duke nderuar e duke lavdëruar Nënën e gjithë botës. Pasi u lut, ajo u kthye në shtëpi në malin Sion (sipas shumë autorëve, shën Maria banonte në shtëpinë e shën Joan Theologut në Sion).
Pasi u kthye në shtëpi, gjithçka u drodh. E gjithë shtëpia ndriçoi dhe, duke lavdëruar Perëndinë, thirri prindërit dhe fqinjët e saj. I rregulloi të gjitha, gjithashtu edhe shtratin e vdekjes dhe urdhëroi të bëhej gati gjithçka që ishte e nevojshme për varrimin.
U dha lajmin e largimit në qiell grave që kishin ardhur dhe si provë tregoi degën e palmës që engjëlli i kishte dhënë, si simbol i fitores së paprishjes. Njerëzit e pritën këtë lajm me lot e vajtim, duke iu lutur së Tërëshenjtës të mos i linte jetimë, por ajo i siguroi duke u thënë se edhe në qiell do të lutej për ta.
Me këto fjalë gratë ndalën lotët dhe shpejtuan përgatitjet. Përveç kësaj, nëna e Zotit u dha dy vejushave, që e shoqëronin, dy veshjet e saj të vetme. Papritur, shtëpia u tund nga një zhurmë e ngjashme me atë të bubullimës dhe u mbush me re, të cilat sollën apostujt nga tërë skajet e tokës. E gjithë Kisha ishte e pranishme mistikisht me anë të apostujve për të kremtuar varrimin e Nënës së Zotit. Me lot në sy i thanë Hyjlindëses: “Nëse do të qëndroje në botë dhe do të jetoje mes nesh, do të kishim një ngushëllim të madh, o Mbretëreshë, do të ishte si të shihnim Birin tënd e Zotin tonë.
Por meqë tani kjo është sipas vullnetit të Tij, ti do të ngjitesh në Qiell, ndërsa ne do të vajtojmë e do të qajmë ashtu si tani. Por gëzohemi për gjithë atë që është ruajtur për ty”. Shën Maria u përgjigj: “O nxënës dhe miq të Birit dhe Perëndisë tim, mos e ktheni gëzimin tim në trishtim, por varroseni trupin tim dhe ruajeni në pozicionin që do të shtrihem në shtratin e vdekjes”. Në këto fjalë mbërriti në vend ena e zgjedhur, apostull Pavli.
I ra ndër këmbë së Tërëshenjtës për ta nderuar dhe i drejtoi këto fjalë lavdërimi: “Gëzohu, Nënë e Jetës, qëllimi i predikimit tim, sepse, megjithëse nuk e pashë aspak Krishtin trupërisht, duke të parë ty, besoj se po sodit Atë Vetë”. Pasi tha përshëndetjet e fundit, e Tërëshenjta u shtri në shtratin e vdekjes, i drejtoi lutje të nxehta Birit për ruajtjen dhe paqen e botës. Më pas, u dha bekimin apostujve dhe hierarkëve (të cilët shoqëronin apostujt) dhe dha shpirtin e saj të bardhë e më të ndritshëm se drita në duart e Birit e Perëndisë së saj, i cili iu shfaq i shoqëruar nga kryeengjëlli Mihael dhe fuqitë engjëllore.
Fjetja e saj ndodhi pa vuajtje e ankth, ashtu si dhe lindja. Petroja, korifeu i apostujve, psali himnin funebër dhe shoqëruesit ngritën trupin dhe, me pishtarë e himne, shoqëronin kortezhin bashkë me shën Joan Theologun, i cili qëndronte në krye e mbante palmën e lavdisë. I dëgjonin engjëjt, të cilët bashkonin zërin e tyre me atë të njerëzve, e u duk sikur toka dhe qielli ishin mbushur me lavdërim për nder të së Tërëshenjtës. Ajri u pastrua nga ngjitja e shpirtit të saj në qiell, toka u shenjtërua nga trupi i saj dhe shumë të sëmurë u shëruan.
Duke mos duruar këtë ngjarje, krerët e judenjve nxitën njerëzit e popullit që të shkonin e të rrëzonin trupin e Hyjlindëses. Por drejtësia hyjnore e ndëshkoi planin e tyre të keq, prandaj të gjithë u verbuan. Njërit prej tyre, priftit Jefonias, më të guximshmit, i cili tentoi të prekte shtratin e shenjtë, iu prenë të dyja duart nga shpata e zemërimit hyjnor dhe krahët i mbetën të varur në shtrat. I penduar nga ky ndëshkim, Jefonia besoi me gjithë zemër dhe nga fjala e Petros u shërua e u bë një nga shoqëruesit e tyre. Degën e palmës, që iu dha Nënës së Zotit, ai e vuri mbi sytë e shokëve të tij dhe i shëroi nga verbëria shpirtërore e fizike.
Apostujt e varrosën trupin e së Tërëshenjtës Mari në kopshtin e Gjetsemanisë dhe qëndruan atje për tri ditë, ku dhe lutjet e tyre ishin të shoqëruara nga himne engjëllore.
Por njëri nga apostujt (sipas disave, Thomai) nuk ishte me ta në varrim dhe mbërriti në Gjetsemani ditën e tretë dhe nuk mundi të ngushëllohej që s’e pa dot për herë të fundit trupin e shenjtë të Hyjlindëses. Kështu, me pranimin e apostujve të tjerë, vendosën të hapnin varrin e të nderonin trupin. Sapo u hoq guri, të gjithë u befasuan, sepse trupi nuk ndodhej më atje dhe pëlhura ishte bosh.
Ishte një dëshmi se Nëna e Zotit ishte ngjitur në qiell, te Biri i saj, pra se ishte ngjallur dhe trupi ishte bashkuar sërish në qiell me shpirtin. Maria, “bija e Adamit”, por që u bë me të vërtetë “Nëna e Perëndisë” dhe “Nëna e Jetës” duke lindur Atë që është Jeta e vërtetë, kalon nëpërmjet vdekjes.
Por vdekja e saj nuk është një humbje, sepse, me ngjalljen e Krishtit, i cili u dha vullnetarisht te vdekja për shpëtimin tonë, dënimi i Adamit u bë “vdekje jetëdhënëse” dhe burim i një jete të re. Kështu, varri i Gjetsemanisë u shfaq si një “dhomë nusëroreje”, ku është kryer dasma e paprishjes.
Shpirti i saj i pastër, kur u nda nga trupi, u bashkua me Dritën hyjnore dhe trupi, pasi qëndroi për pak kohë në tokë, u ngjall me hirin e Krishtit të ngjallur. Ky trup shpirtëror u pranua në qiell si tempulli i Perëndi-Njeriut, si froni i Perëndisë.
Prandaj ngjitja e saj në qiell është shkaku i gëzimit të të gjithë besimtarëve të cilët kanë marrë garancinë se në personin e saj e gjithë natyra njerëzore bëhet mbajtëse e Krishtit dhe është thirrur të banojë me Perëndinë.
Tregohet se, gjatë varrimit, apostujt u mblodhën për një drekë vëllazërore dhe në vendin e Krishtit vunë një copë bukë në formë trekëndëshi. Por, në çastin kur thirrën emrin e Krishtit, siç e kishin zakon, dëgjuan nga lart në qiell të Tërëshenjtën që thoshte: “Gëzohuni, sepse do të jem me ju deri në ditët e fundit të jetës”. Të gëzuar, apostujt thirrën së bashku me një zë: “E Tërëshenjtë, Nënë e Zotit, shpëtona!”
Prandaj kjo është origjina e shërbesës së Ngjitjes të së Tërëshenjtës, që kremtohet në manastire pas mbarimit të drekës, në ditët e festave./ Revista Monitor
Riviera shqiptare ka plazhe dhe gjire që të lënë pa fjalë....
Vetëm 16 kilometra larg qytetit të Gramshit ndodhet Uj...
Rreth 15 kilometra larg nga Shkodra ndodhet kanioni i Kiri...
Në Shqipëri mjaft gra dhe vajza po mbajnë në këmbë traditë...
Shumë pranë Manastirit të Shën Theodhorit dhe plazheve...
Disa kilometra larg qytetit të Vlorës ndodhet Gjiri i ...
Sot, ditën e premte, më 2 gusht 2024, mbushen plot 32 vjet...
Ylli i platformës YouTube, Lily Hevesh, ka mahnitur shikue...
Në ekranin e Kinemasë Verore të Drejtorisë së Përgjithshme...
Për herë të parë në Shqipëri, me përzgjedhje qytetin e...
Paskali dhe Rozi ishin çifti më i pëlqyer në universitet. ...
Paraditen e kësaj të premteje ka nisur faza vazhduese ...
Shkodra ka trashëguar një traditë të pasur të humrit, ...
Aktorët e rinj të teatrit "Andon Zako Çajupi" kanë sje...
Në Shqipëri, kultura e Komanit vazhdon të zgjojë inter...
Organizata Botërore e Monumenteve, UNESCO paralajmëron...
Për 10 ditë radhazi, rreth 700 milionë besimtarë bekta...
Mbrëmja e djeshme në teatrin Andon Zako Çajupi të Korçës k...
Në qytetin e Pogradecit rikthehet për herë të dytë "Varg F...
Vitet e fundit, Pogradeci ka pasur zhvillim të madh sa u p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...