Vendbanimet palafite/ Rinisin gërmimet arkeologjike në fshatin Lin të Pogradecit
Paraditen e kësaj të premteje ka nisur faza vazhduese ...

Paskali dhe Rozi ishin çifti më i pëlqyer në universitet. Studjonin për inxhinieri,qenë në një kurs. Moshatarë, por Rozi ishte e imët dhe tregonte disa vjet më e vogël se Paskali. Ai ishte i gjatë, elegant, me flokë të zinj e sy jeshilë. Si sytë e Rozit,veç ajo i kishte flokët gështenjë.
Nga fundi i vitit të parë u fejuan, pa mbushur 20 vjeç. Shkonin bashkë në fakultet, bashkë në mencë, bashkë në bibliotekë e shëtitje. Ndaheshim veç kur binte nata e secili rehatohej në konviktin e vet pas një dite të lodhshme, por të bukur.
Qyteti Studenti kishte plot çifte të fejuarish, por si ata nuk gjeje të dytë. Se shkonin si portrete, qeshnin gjithmonë e kryesorja i shihje veç duke folur me njëri-tjetrin. Pa rreshtur, pa pushuar kurrë. Komunikimi është dashuri, pasion i shfaqur, etje per partnerin dhe ngazëllim që të merr frymën.
Jeta i çoi në shumë ndërtime kombëtare, në diga e kombinate. Nëpër kantiere ngritën familjen, u bënë me fëmijë dhe kur ndodhi përmbysja e madhe fati ua solli që Rozi kishte gjyshin në Amerikë dhe Paskali me gruan e me tre djemtë u bënë qytetarë amerikanë një ditë para 25 vjetësh.
Sot janë në Georgia dhe fëmijët në Karolinën e Jugut, Alabama e Ilinois. Mbetur vetëm, por pa dert se në USA të gjithë duan të rrinë vetëm. I nxisin fëmijët të ikin tek e mira e tyre, kërkojnë t'i çlirojnë nga detyrimet që brezit të ri ia dikton tradita njerëzore.
Një nga këto ditë i takuam rastësisht në Atlanta. Na dolën përballë. Të shkathët, por të mpakur pak, të zbardhur e disi të avashëm, por sërish me ata sy, me atë qeshje dhe me atë komunikim. Nuk u pushonte goja, si zogj që vetëm cicërojnë. I takuam me mall. Sidomos gruaja ime se e ka pasur Rozin në konvikt në kohën e studentllëkut.
Pas një kafe e një interviste për njëri-tjetrin pyeta Paskalin:
-Po si nuk u mërzite duke qënë një jetë non stop 24 orë me Rozin? A ke ndonjë sekret? Se ja ne shkuam e erdhëm dje nga Alabama, 8 orë rrugë e nuk folëm një fjalë të paktën për motin. Ai qeshi e ndërsa po mendohej të fliste, ndërhyri gruaja ime.
-Dashuria e këtij çifti ishte akt, vepër, jo fjalë. Dhe po e tregoj diçka që mbase as Paskali nuk e ka mësuar.
Ngjarja u bë intriguese. Dinte diçka gruaja për Rozin që Paskali nuk e kishte mësuar?! Çudi.
-E pi cigaren akoma?- e pyeti gruaja ime.
-Po,-i tha Paskali.
-Kur e ndizje atëhere,që ishe student,nuk e ke ditur se ato lekë të perditshëm ishin të ushqimit së Rozit.
-Nuk po kuptoj,-tha ai e ua afrua më pranë tavolinës.
-Rozi çdo darkë shiste kuponin e vaktit të mëngjesit. Ty të thoshte se nuk kishte uri në atë orë. Shkonte pa ngrënë në leksione dhe lekët që merrte blinte cigare për ty, ditë per ditë për ...
-Katër vjet rresht,-psherëtiu Paskali dhe u çua, përqafoi Rozin. Gati po qante.
-Unë u çudita në fillim,e pyeta,por ajo më tha se i vëllai i dërgonte ca lekë shtesë mbi bursën që merrte nga shkolla dhe e paskam besuar. O zot,sa kanibal paskam qënë,-thoshte pa shaka e sërish përqafonte gruan.
Ajo si e zënë në një grackë pa dhimbje edhe donte ta dëgjonte këtë dialog, edhe nuk donte të zgjatej.
-Po pse nuk më detyrove ta lija duhanin? Ti e di që nuk ta kam bërë dysh asnjë dëshirë-e pyeti Paskali.
-Në se do e bëja mes nesh nuk do kishte dashuri,nuk do kishte asgjë të bukur. Sakrifica për atë që do është vërtet dhimbje,por ka boll ëmbëlsi,kënaqësi e ngopje shpirti.
U ndamë. Ata majtas,ne djathtas. Nuk durova dhe e pyeta gruan:
-Moj,më duket se dhe unë kam pirë cigare kur isha student? Të kujtohet?/CNA
Paraditen e kësaj të premteje ka nisur faza vazhduese ...
Shkodra ka trashëguar një traditë të pasur të humrit, ...
Aktorët e rinj të teatrit "Andon Zako Çajupi" kanë sje...
Në Shqipëri, kultura e Komanit vazhdon të zgjojë inter...
Organizata Botërore e Monumenteve, UNESCO paralajmëron...
Për 10 ditë radhazi, rreth 700 milionë besimtarë bekta...
Mbrëmja e djeshme në teatrin Andon Zako Çajupi të Korçës k...
Në qytetin e Pogradecit rikthehet për herë të dytë "Varg F...
Vitet e fundit, Pogradeci ka pasur zhvillim të madh sa u p...
Nga Ardian Vehbiu Pashë diku një preokupim, me gjasë ...
Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, u çel për herë të ...
Miku i shkrimtarit Ismail Kadare, Thanas Dino, foli pë...
Shkrimtari Visar Zhiti ka dhënë një mesazh ngushëllues...
Në qytetin e lindjes së Ismail Kadaresë, Gjirokastër, ...
Shkrimtari i madh, Ismail Kadare, u shua këtë të hënë ...
Regjisori Piro Milkani ka dhënë një mesazh nga Pograde...
Korifeu i letrave shqipe, Ismail Kadare u nda nga jeta...
Të hënën, më 1 korrik, u nda nga jeta në moshën 88-vje...
Ismail Kadare, kolosi i letërsisë shqiptare, është nda...
Kamomilit në Korçë i thonë maraqkë. Derisa u bëra i ma...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...