"APO S'ËSH KSHU?"/ Komedia që mbushi plot teatrin në Korçë
Aktorët e rinj të teatrit "Andon Zako Çajupi" kanë sje...

Shkodra ka trashëguar një traditë të pasur të humrit, satirës, barcaletës, bejtes, sarkazmës, karikaturës, dhe krejtçfarë mëndja dhe shpirti në një nevojë për t’u ndeshur me të keqen dhe çliruar prej çdo kufizimi, krijon të qeshurën, jeton me të duke e përdorur si një antitrup. Të gjitha ata që patën fatin të kishin artin e të qeshurës, dhe jo vetëm, si emër, jetë dhe vepër, u bënë pjesë e kujtesës së qytetit, u bënë përfaqësuesit e saj identitar, u bënë e përgjithmonshmja e Shkodrës dhe shkodranëve gjithkund ata ndodhen. Mes emrave, atyre që lartësuan traditën e humorit, Shtjefën Palushi-Tefa është më i veçanti.
Shtjefën Palushi-Tefa është aq i ngulitur në kujtesën e Shkodrës, sa çdo barcaletë, çdo batutë e atypëratyshme, çdo ndodhi komike, çdo episod grotesk, çdo fabul, apo çdo e qeshur, lidhet me bëmat e tij, me çfarë ai tha, me mënyrën se si ai zgjodhi të mbetej i pavdekshëm.
Ai nuk ishte tamam një krijues dhe interpretues humori i kultivuar, një personalitet, jeta dhe vepra e të cilit, do të kalonte përmes një rritje profesionale. Ai ishte një komik i lindur, sepse ishte mbrujtur dhe gatuar në një vend si Shkodra. Në një qytet që “Një ndër madhështitë apo vlerat e shumta që ka qytetit i Shkodrës, asht humori popullor. Kurdoherë e në ëdo situatë, qytetari i Shkodrës asht mundue me përballue problemet e ditës me humor, apo me ndonji “loje pa zarar”, të sajueme aty për aty.

Edhe ndër shtërngesat e mëdha të jetës nën diktaturë, në fatkeqsi familjare e natyrore (tërmete përmbytje),në katastrofa financiare apo ekonomike si ajo eskemave piramidaleose, mbyllja e ndërmarrjeve e privatizimi i tyne, në kohën e eksodit apo mashtrimit me viza, në kohën e rrumujave të dhunshme të 97-ës, mbas ndonjë fushate të egër elektorale apo mitungu, mbas ndërprerjeve të gjata të dritave, në terr e pa ujë, qyteti ka marrë frymë nëpërmes humorit të dalë nga shpirti i paepun i qytetarve të tij... shkrian Pjetur Logoreci.
Ai bëri të qeshnin ata që nuk mund të qanin. Guxoi të tallej me shtetin, me vinte në lojë indirekt ata që nuk u’a bënte kush “fjalën dysh”. Jo vetëm kaq, përgjatë dy dekadave të agonisë së gjatë të diktaturës, si për të humbur gjurmë, apo për të mos bërë askënd me përgjegjësi faji, barsaletave antikomuniste u vishej autorësia e Tef Palushit. Edhe syri dhe veshi i kudogjendur i diktaturës, nuk ishte aq vigjilent të kapte me “presh në duar”, ata që në një farë mënyre sulmonin pushtetin, kritikonin dhe fshikullonin fenomene dhe personazhe, dhe “i’a hidhnin pa u lagur”, duke thënë se e ka thënë Tefa.
Edhe sot pas 39 vitesh që nuk jeton më, nevoja për të qeshur shkodranshe, për të bërë hoka e për t’u tallur, për të bërë sarkazëm e për të vënë në lojë, për të thënë batuta dhe për të ngërthyer në mendim, për të krijuar një situatë dhe përjetuar një të qeshur, ende është i gjallë Tefa. Mesazhi i barsoletave, të ndaluara dikur nga komunizmi dhe trazimtare për politikanët e demokracisë dhe gjithkënd që e bën veten për “dajak”, është ai humor, janë ato grimca të argëtimit shpirtëror dhe çlirimit nga çdo kufizim.

Ai zëfilli bëmat e tij komike me pëshpëritjet vesh më vesh, me përçimin gojë më gojë, e pse jo edhe duke e pasuruar në çdo interpretim që i bëhej një grimce të dalë nga Tefa.
Arti i tij ishte origjinal, siç ishte e tillë e drejtpërdrejtë, e atypëratyshme dhe tejshpuese, sarkazma e tij, shpotija, loja, ironia, cinizmi, e qeshura “me majt barkun me dorë”. Të thënë ose jo shumë prej barcaletave që i atribuohen atij, janë patjetër të tijat, sepse i tillë ishte humori që ai bëri, e tillë ishte e qeshura që ai na dhuroi, sa e shndërroi humorin, këtë magji të çlirimit nga trazimi dhe hidhërimi, një sinonim të emrit të tij, të të drejtës që kemi të qeshim.
Ne patëm fatin të ishim të shpërblyer me kaq shumë të qeshura. Shkodra u begatua bujarisht nga shpirti, mendja, pena, zëri, virtuoziteti dhe e hirshmja e një bukurie që na vezullon në fytyrë me të qeshurën Pjeter Gjinit, Bik Pepës, Gjosho Vasisë, Tano Banushit, Paulin Prekës, Gëzim Krujës, Paulin Selimit, Mergim Muhjes apo Nexho Shabanit, etj., etj... që mbetën të pavdekshëm me çfarë na lanë si pasuri, anipse prej një kohe që kishim pak gjëra, por shumë zemër për ta ndezur shpirtin e të bukurës, vezullimin e të qeshurës. Ndër ta, Tefa ishte dhe mbeti një yll në galaksinë e humorit, ajo çfarë ka mbetur në kujtesë dhe bujarisht e shtron sofrën e të qeshurave, të gëzim, në shyqyre, dasma, ahengje, por edhe në vaki.
Shtjefën Palushi-Tefa ishte gjithashtu një karikaturist unik! “Veç punës në Fabrikën e Pëlhurave e dizajnimit të skenografive për shfaqje të ndryshme, Tef Palushi zotëronte edhe një tjetër talent të rrallë. Ai ishte i jashtëzakonshëm në ideimin dhe skicimin e karikaturave. Ishte kjo një dhunti që shpejt do të kapërcente Shkodrën dhe trokiste në dyert e revistës së mirënjohur humoristike “Hosteni”. Brenda kornizave të kohës, por me ca gjetje të jashtëzakonshme, fundi i viteve 1970 dhe fillimi i viteve 1980 të shekullit të shkuar e gjejnë Taf Palushin një ndër karikaturistët më të preferuar të kësaj reviste, së paku duke e gjykuar nga punimet e përzgjedhura për kopertinën.”
Duke e përmbyllur këtë kujtesë-homazh për një njeri të vogël në shtat por gjigand në vepër, kujtoj se Shtjefën Palushi u lind në Shkodër më 28 qershor 1943 dhe u nda nga jeta më 18 Korrik 1985 në moshën 41-vjeçare. Nuk u martua kurrë, dhe nuk la trashëgimtarë, pasi shëndeti i lig nuk ja mundësonte. Edhe pse jeta u tregua aspak bujare me shëndetin e tij, ai u “hakmor” ndaj saj duke jetuar pak, por kjo nuk e ndaloi atë ndërtonte pavdeksinë e tij në një tempull të lartë kujtese. Brezat që shkuan, ata që janë dhe ato që do të vijnë do ta kenë të pamundur ta harrojnë “Tef Palushi”, këtë emër që nuk mundi të ishte vetëm një emër, por sinonim i një fenomeni të humorit. Ai lindi, jetoi dhe ju dha përjetësisë me shpirtin e bukur dhe pafundësinë e stolisur me të qeshura.
Aktorët e rinj të teatrit "Andon Zako Çajupi" kanë sje...
Në Shqipëri, kultura e Komanit vazhdon të zgjojë inter...
Organizata Botërore e Monumenteve, UNESCO paralajmëron...
Për 10 ditë radhazi, rreth 700 milionë besimtarë bekta...
Mbrëmja e djeshme në teatrin Andon Zako Çajupi të Korçës k...
Në qytetin e Pogradecit rikthehet për herë të dytë "Varg F...
Vitet e fundit, Pogradeci ka pasur zhvillim të madh sa u p...
Nga Ardian Vehbiu Pashë diku një preokupim, me gjasë ...
Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, u çel për herë të ...
Miku i shkrimtarit Ismail Kadare, Thanas Dino, foli pë...
Shkrimtari Visar Zhiti ka dhënë një mesazh ngushëllues...
Në qytetin e lindjes së Ismail Kadaresë, Gjirokastër, ...
Shkrimtari i madh, Ismail Kadare, u shua këtë të hënë ...
Regjisori Piro Milkani ka dhënë një mesazh nga Pograde...
Korifeu i letrave shqipe, Ismail Kadare u nda nga jeta...
Të hënën, më 1 korrik, u nda nga jeta në moshën 88-vje...
Ismail Kadare, kolosi i letërsisë shqiptare, është nda...
Kamomilit në Korçë i thonë maraqkë. Derisa u bëra i ma...
Mesditën e kësaj të marte u zhvilluan homazhe në nder ...
Këtë të hënë është shuar Agim Doçi, një nga poetët më ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...