Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, u çel për herë të parë një ekspozitë në nder të piktorit korçar Vangjush Tushi, një figurë me vlera të mëdha në këtë fushë të artit, me një jetë mjaft të vështirë si i burgosur politik, por që kurrë nuk hoqi dorë nga pasioni i tij për të pikturuar. Tushi vjen si pasardhës i një familjeje borgjeze, e cila si një familje e mirëfilltë korçare, u kujdes që këtë talent ta shpaloste më së miri.
Historia e vendit tonë ka treguar se nuk janë të pakta rastet që pas veprave të mëdha, fshihet një jetë plot fatkeqësi e trazira.
Kështu ndodhi dhe me Vangjush Tushin, i cili u arrestua dhe dënua me 10 vite heqje lirie, për agjitacion e propagandë, ndonëse ishte i sëmurë me parkinson. Pas 6 vitesh në burgun famëkeq të Ballshit, ai ndërron jetë në 30 korrik të vitit 1982, por la si trashëgimi të familjes, qindra piktura që e mbajnë gjallë e sot e kësaj dite figurën e tij.
Në një intervistë për CNA, vajza e Vangjushit, Etleva Tushi, tregon lumturinë e madhe që e ka përshkuar në këtë ditë të shënuar për familjen e saj, por edhe për qytetin e Korçës.
"Sigurisht që ndihem shumë e lumtur sot, është ditë e shënuar për mua dhe familjen time. Gjithashtu, një ditë e shënuar edhe për qytetin e Korçës sepse pas kaq vitesh, fondi i familjes sonë po shfaqet që të shihet dhe të vlerësohet nga banorët e qytetit të Korçës. Korënën, të cilën babai im e adhuronte, punoi për të dhe i dha gjithë këto vlera të mëdha", u shpreh ajo.
I gjithë ky fond pikturash të ruajtura me aq kujdes nga familja, është e gjithë jeta për ta. Etleva Tushi thotë se ia kanë dalë t'i mbrojnë veprat e babait të saj edhe në periudha të vështira.
"Nuk mund të krahasohet, këto janë jeta jonë dhe ne i kemi kushtuar jetën tonë duke u kujdesur për to, i kemi mbrojtur dhe prandaj këto ndodhen sot këtu. Edhe kur kemi pasur vështirësi gjatë jetës sonë të trazuar, qofshin ekonomike, politike, edhe kur vuanim për 'bukën e gojës', ne i ruajtëm me fanatizëm", tha ajo.
Ajo ruan kujtime shumë të bukura me të atin, ndonëse ka qenë thuajse 14 vjeç kur Vangjushin e arrestuan dhe e dënuan. Ajo tregon disa nga kujtimet që edhe sot e kësaj dite e mallëngjejnë kur i kujton dhe përlotet.
"Unë për fat të keq kam qenë në një moshë të vogël kur babain e arrestuan dhe e dënuan. Isha rreth 14 vjeçe, megjithatë ruaj shumë kujtime të pashlyeshme. Do të kujtoj momentet kur ai pikturonte në shtëpi, kur studionte, kur përkthente. Tavolina e tij e punës ishte plot me libra. Ai na merrte ne së bashku në ekskursionet që bënte e kur pikturonte në natyrë, unë e vëzhgoja dhe mrekullohesha kur piktura merrte jetë. Isha pranë tij gjithmonë, qëndroja edhe në studion e tij te pallati i Agimit atë kohë, krenohesha dhe merrja edhe shoqen time me vete. Aty vinin delegacione të huaja, kolegët e tij dhe isha e lumtur që kisha një baba piktor", shprehet ajo.
Për drejtoreshën e Qendrës së Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Belliu, kjo është çelja e një cikli ekspozitash me në fokus figurat e nderuara të qytetit të Korçës që kanë dhënë shumë për artin dhe historinë tonë.
"Në fakt ne sot kemi marrë një nismë për një cikël eventesh për muajin korrik, do të jetë Vangjush Tushi, do të jetë Dembo e me radhë të gjithë piktorët që janë një aset kombëtar. Sepse Galeria 'Guri Madhi', ju e dini që ka një fond të jashtëzakonshëm, por ne kemi menduar t'i nxjerrim nga raftet e t'i japim dritën e duhur. Jo se ata nuk e kanë, ata e kanë të padiskutuar, por duhet të sillen në vëmendje me patjetër për memorien qytetare. E kemi nisur me Tushin, me një piktor të jashtëzakonshëm në veprat e tij, por dhe në anën tjetër, një piktor shumë i heshtur. Me një jetë shumë të vështirë arriti të krijonte emrin e tij dhe besoj se duke e nisur nga Tushi, do të kalojmë edhe në figura të tjera të cilët kanë një kontribut të jashtëzakonshëm në artin figurativ", u shpreh ajo.
Rëndësia më e madhe e këtij cikli ekspozitash është për brezin e ri, për ata të rinj të cilët nuk kanë njohuri mbi këto figura të artistëve korçarë.
"Këto janë të rëndësishme jo vetëm për pjesën historike, por dhe për t'i njohur brezi i ri, sepse çdo aset që ne kemi si qytet, duhet patjetër ta njohin brezat e rinj. Kjo ekspozitë nuk do të jetë vetëm një memorial i Tushit, por do ta mbajme hapur për disa ditë, për të ftuar dhe nxënësit e pikturës, por dhe të rinj të qytetit të cilët do të njihen me trashëgiminë tonë të jashtëzakonshme", tha Belliu.
Ekspozita në nder të piktorit Vangjush Tushi do të jetë e hapur për 3 ditë radhazi në galerinë 'Guri Madhi' në Korçë, të cilën mund ta vizitojnë të gjithë artdashësit. Vangjush Tushi është vlerësuar pas vdekjes me titullin 'Piktor i Popullit' nga presidenti i Republikës, po ashtu edhe me titujt 'Qytetar Nderi', 'Emblema e Artë e Qytetit' dhe 'Kalorës i Urdhrit të Flamurit'. Një rrugë në qytetin e Korçës mban emrin e Vangjush Tushit në nder të figurës së tij./CNA
Miku i shkrimtarit Ismail Kadare, Thanas Dino, foli pë...
Shkrimtari Visar Zhiti ka dhënë një mesazh ngushëllues...
Në qytetin e lindjes së Ismail Kadaresë, Gjirokastër, ...
Shkrimtari i madh, Ismail Kadare, u shua këtë të hënë ...
Regjisori Piro Milkani ka dhënë një mesazh nga Pograde...
Korifeu i letrave shqipe, Ismail Kadare u nda nga jeta...
Të hënën, më 1 korrik, u nda nga jeta në moshën 88-vje...
Ismail Kadare, kolosi i letërsisë shqiptare, është nda...
Kamomilit në Korçë i thonë maraqkë. Derisa u bëra i ma...
Mesditën e kësaj të marte u zhvilluan homazhe në nder ...
Këtë të hënë është shuar Agim Doçi, një nga poetët më ...
Romeo dhe Elvira u njohën dhe u dashuruan në kombinat,...
Me rastin e 100 vjetorit të vrasjes së luftëtarit dhe ...
Ka startuar mbrëmjen e së enjtes në Korçë, Festivali Ndërk...
At Antonio Bellusci është ndarë nga jeta në moshën 90-...
Maria-Rosa Szychowska është artistja polake, e cila po...
Njeriu qan shumë herë gjatë jetës. Nga dhimbjet, prej ...
Profesori dhe intelektuali Sotiraq Ambo është ndarë nga je...
Për herë të parë në Shqipëri është vënë në skenë një nga v...
Pak ditë më parë, Kisha e “Shën Sofisë” në lagjen Kala...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...