Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...

Me rastin e 100 vjetorit të vrasjes së luftëtarit dhe patriotit Vasil Tromara nga fshati Qytezë i Devollit, u organizua një aktivitet për të përkujtuar figurën e këtij veprimtari të shquar. Aktiviteti i iniciuar nga historiani Niko Kotherja, mbështetur nga Bashkia Devoll, u zhvillua pranë ambjenteve të Qendrës Kulturore në qytetin e Bilishtit, ku u shfaq edhe ekspozita lidhur me veprimtarinë dhe aktivitetin e Tromarës.
Kontributi i Vasil Tromarës në lëvizjen patriotike shqiptare ka qenë i dalluar, me kontributin e madh si luftëtar i çetave patriotike në periudhën e Pavarësisë dhe konsolidimit të shtetit shqiptar.
Ai ishte pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për pavarësi dhe arsim kombëtar. Historiani Niko Kotherja tregon aktivitetin dhe veprimtarinë e patriotit nga Qyteza, i cili la gjurmë në historinë e popullit shqiptar.
"Është e rëndësishme që rikthehet vëmendja te figurat e historisë tonë kombëtare, me origjinë nga zona e Devollit por që kanë patur kontribut të madh jo vetëm në këtë zonë e në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Një prej tyre është Vasil Tromara i cili vjen nga një familje që ka kontribute të mëdha sa i përket luftës patriotike të shqiptarëve. Njëkohësisht, Vasil Tromara është njëri prej atyre që ngriti flamurin dhe bashkoi qarkun e Korçës me qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës, në 1920. Ka marrë pjesë me armë në dorë sa i përket Pavaresisë se Shqipërisë, ka kontribuar dhe për konsolidimin e shtetit shqiptar. Ai është një nga themeluesit e Kongresit të Lushnjës dhe në 1924 vjen si komandant i xhandamërisë të nënprefekturës të Bilishtit në atë kohë, ku ekzekutohet para 100 vjetësh në fund të Qershorit."
Në ekspozitën e shfaqur gjatë aktivitetit, janë ekspozuar dokumenta të ndryshme, fotografi historike dhe botime të vjetra origjinale të mbledhura gjatë viteve për Vasil Tromarën.
"Sot ne kemi përgatitur një ekspozitë e cila është e ndarë në dy pjesë, sa i përket materialeve origjinale autentike të kohës që vijnë përmes botimeve e shkrimeve, fotografive të hershme. Kemi edhe stenda të tjera që tregojnë aktivitetin e tij brenda dhe jashtë, me organizimet që ka patur, dhe me pika kulmore të aktivitetit të Vasil Tromarës."
Për kryetarin e Shoqatës Devolli, Guri Seferi, përkujtimi i këtyre figurave historike me kontribut të madh për zonën e Devollit dhe më gjerë, janë mjaft të rëndësishme.
"ky është një vlerësim maksimal që i bëhet jo vetëm popullit të Devollit por edhe qarkut të Korçës, për arsye se kontributi i familjes Tromara nga Qyteza e Devollit është më gjerë se Devolli e Korça. Është një familje patriotike, me kontributin më të madh të dhënë nga personi që ne sot po e kujtojmë, ai i cili ka qenë një atdhetar dhe një drejtues i çetës të krahinës së Bilishtit, për të mbrojtur trojet dhe emrin Shqipëri. Me rastin e 80 vjetorit të Çlirimit të Atdheut ne sot jo vetëm kujtojmë aktivitetin, kontributin e Vasil Tromarës por edhe atë të djalit të tij të vetëm i cili ra në luftë, duke u bërë një nga dëshmorët e parë të Luftës Nacional Çlirimtare të qarkut të Korçës."
Në përfundim të aktivitetit, pjesëmarrësit patën mundësinë të shihnin ekspozitën, ndërsa historiani Niko Kotherja u ka dhuruar libër për t'u njohur me figurën e Vasil Tromarës./ CNA
Ka startuar mbrëmjen e së enjtes në Korçë, Festivali Ndërk...
At Antonio Bellusci është ndarë nga jeta në moshën 90-...
Maria-Rosa Szychowska është artistja polake, e cila po...
Njeriu qan shumë herë gjatë jetës. Nga dhimbjet, prej ...
Profesori dhe intelektuali Sotiraq Ambo është ndarë nga je...
Për herë të parë në Shqipëri është vënë në skenë një nga v...
Pak ditë më parë, Kisha e “Shën Sofisë” në lagjen Kala...
Edhe këtë vit, Korça është përzgjedhur nga organizatorët e...
Në 3-mujorin e ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit ...
Korça çel zyrtarisht sezonin turistik me aktivitetin më të...
Gërmimet arkeologjike në Durrës po zbulojnë mozaikë të rin...
"Gruaja e burrit tim", komedia që ka rrëmbyer zemrat e pub...
Bashkia e Kolonjës ka çelur mbrëmë në një koncert të këngë...
Ish-ministri Besnik Mustafaj ka kujtuar një nga momentet m...
Poeti i njohur korçar, Skënder Rusi, ka mbyllur sytë përgj...
Sot është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare poeti i njoh...
Poeti i njohur korçar, Skënder Rusi, është ndarë nga j...
Një tjetër media e huaj ka shkuar për Shqipërinë turistike...
Një lajm i trishtë është bërë i ditur këtë të diel. Pandel...
Në këtë reportazh të përgatitur nga Cna Tv, shikuesit do t...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...