"The Albanian Files"/ Zhupa: Libri i premtimeve të Ramës për ndërtuesit e vet, ka brenda 523 vepra penale
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka folur ditën e sotme lidhu...

Njeriu qan shumë herë gjatë jetës. Nga dhimbjet, prej humbjeve, nga aksidentet, nga zhgënjimet. Edhe prej dashurisë së pafat, siç qan prej gëzimeve të mëdha, befasive, frikës, ankthit. Por kokrra më e madhe e lotit i del prej turpit. I rrëshqet lot i madh, i rëndë, i lagur deri në palcën e vet. Lot i njomur, i bërë qull, lot për t’u shtrydhur.
Një ngashërim të këtij lloji kam jetuar shumë e shumë vite më parë. Më ka lënë kaq shenjë sa nuk besoj se kur të ndërroj jetë do më shkulet ai turp, ajo njollë.
Ngjarja nis një mbasdreke dimri, një nga ato ditë të ftohta kur toka bëhet beton nga ngrica dhe retë janë aq të zymta sa muzgun e bëjnë të duket më i zi. Po kthehesha nga ditëlindja e një shoku. Normal atje ishim gëzuar, kishim kërcyer si maturantë e në kthim, kur afrohem tek cepi i pallatit, shoh një karrocë me dru zjarri shkarkuar bash para hyrjes sonë. Luta zotin mos t’i përkisnin familjes sime se në atë të ftohtë edhe ky avaz më duhej. Por jo, isha pa fat. Pashë që nga shkallët e pallatit doli babai me një thes në dorë. E mbushi dhe e hodhi mbi kurriz. Kuptohej thes i rëndë se atë burrë 40 vjeçar gati e përkuli përtokë. Bëra ca hapa para dhe pastaj fap… u zbytha. U futa sërish te cepi i pallatit. Vendosa të rrija atje deri sa babai t'i çonte lart të gjitha. Ndërkohë po numëroja rrugët që ai bënte me thes në kurriz.
- 5, 6... 12, 13... 18.
E ftohta më gllabëroi. Po kërceja pupthi të ngrohesha pak. Nisa të dridhem si para një gripi të egër. Errësira ndërkohë mbuloi gjithçka. Veç një llampë e zbehtë në oborr tregonte siluetën e babait. Ngjante ai si pikturë e Gojës vizatuar me laps. Një burrë i përkulur nga një thes i rëndë. Pas thuajse një ore kokërr druri nuk kishte më në oborr. Babai me siguri lart në banesë ato çaste po i vendoste në rradhë drutë që ngriti. Ndenja dhe pak e u ngjita me vrap. Gjoja si i gëzuar prej ditëlindjes. Madje duke fishkëllyer. Derën ma hapi nëna dhe në korridor shoh një grumbull drurësh të prerë. I merrte babai dhe i vendoste te depoja.
Nuk arrita të them, ore po pse nuk më pritët mua, ore unë në ditëlindje isha nuk kisha shkuar në Tiranë, ore më keni mërzitur që silleni kështu se pak lodheni në punë, por dhe ngjitja e drurëve u duhej, se… Por ndërhyri babai e ma preu ligjëratën time heroike. I tha nënës:
- O grua, jepi djalit një çaj të nxehtë se do na marrë plevitin. Bëri plot dy orë që rri atje te cepi i pallatit duke më parë mua e duke më numëruar thasët që hidhja në kurriz.
U stepa, nuk dija ç'të thoja! Më erdhi në sy ai loti i rëndë si plumb. Që rrëzohej në dysheme dhe bënte aq zhurmë njësoj sikur shpëtonte nga dora tenxherja e mbushur me gjellën e nxehtë. Një hidhësi në fyt. Jo që gënjeva, por që me dëshirë ia hodha babait tim, e lashë pa ndihmë atë që kurrë, po kurrë nuk mendoi për veten para meje. E më erdhën varg sakrificat, përkujdesjet, puthjet, përqafimet, ankthet e tij për shëndetin e për jetën time. Çdo gjë më dukej si pa ekuilibër. E kisha prishur unë, kisha ciflosur boshtin.
Nëna e kuptoi që aty për aty asgjë nuk ndreqej. Më futi në dhomën e nuk dola deri sa një ditë babai hyri duke qeshur. Më tha:
- Kur të vijnë drutë e tjera vitin tjetër je i dënuar. T’i ngjitësh e t’i stivosësh ti, pa ndihmë.
Ky dënim ishte si dorë e shtrirë. Asnjëherë nuk ma kujtoi, unë asnjëherë nuk e harrova turpin. E ndjej edhe tani skuqjen, ndërsa më duket se babai qesh nga atje lart. T'i them, nuk e përsëris është si shaka, por në fakt nuk ndodhi kurrë një gafë e tillë mes ne të dyve. Kurrë. Mjaftoi një herë të dënoj veten përherë.
E kur vëllai më thotë:
- Ore po pse e tregon kohë e pa kohë këtë gabim? E kupton që nuk është medalje sjellja jote?
Nuk jap shumë shpjegime. Por e sqaroj me pyetjen:
- Pi ilaçe për tensionin ti?
- Po.
- Për sa kohë?
- Për gjithë jetën më rekomandoi doktori.
- Kështu dhe gabimi im. Është si sëmundje. Kur e tregoj më duket sikur pi ato tabletat e tua të bardha. Është shërim ky rrëfim është pendim, por dhe mësim.
Profesori dhe intelektuali Sotiraq Ambo është ndarë nga je...
Për herë të parë në Shqipëri është vënë në skenë një nga v...
Pak ditë më parë, Kisha e “Shën Sofisë” në lagjen Kala...
Edhe këtë vit, Korça është përzgjedhur nga organizatorët e...
Në 3-mujorin e ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit ...
Korça çel zyrtarisht sezonin turistik me aktivitetin më të...
Gërmimet arkeologjike në Durrës po zbulojnë mozaikë të rin...
"Gruaja e burrit tim", komedia që ka rrëmbyer zemrat e pub...
Bashkia e Kolonjës ka çelur mbrëmë në një koncert të këngë...
Ish-ministri Besnik Mustafaj ka kujtuar një nga momentet m...
Poeti i njohur korçar, Skënder Rusi, ka mbyllur sytë përgj...
Sot është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare poeti i njoh...
Poeti i njohur korçar, Skënder Rusi, është ndarë nga j...
Një tjetër media e huaj ka shkuar për Shqipërinë turistike...
Një lajm i trishtë është bërë i ditur këtë të diel. Pandel...
Në këtë reportazh të përgatitur nga Cna Tv, shikuesit do t...
Muharrem Fejzo, një nga pionerët e parë të kinematografisë...
Eduard Shalsi është ndër politikanët më të njohur të së ma...
Në ambientet e COD në Kryeministri është promovuar libri “...
Lirika Pojani, një ndër kostumografet më të spikatura në K...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...