Denoncimi: Qytetarët në radhë në Poliklinikën e Lushnjes
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër p...
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër p...
Lirika Pojani, një ndër kostumografet më të spikatura në Korçë, ka realizuar ëndrrën e saj, krijimin e një ekspozite me kostume tradicionale të juglindjes.
Me një eksperiencë shumëvjeçare, me shumë pasion, ajo ka punuar 9 veshje të ndryshme të zonave më të njohura të Qarkut të Korçës.
Me mjeshtëri të rrallë, me veshjet popullore të punuara deri në detajin më të vogël, Lirika ka arritur të shpalosë veprat e saj që tregojnë shumë për traditën dhe vlerat e mëdha që ka kjo zonë.
Ekspozita e quajtur "Etno Art" u prit me shumë kënaqësi nga qytetarët korçarë dhe artdashësit, të cilët u mrekulluan nga punimet e veçanta të Lirikës.
Lirika Pojani tregon se çfarë punimesh ka arritur të realizojë për një kohë shumë të gjatë, prej vitit 2011, ndërsa synimi i saj është vazhdimësia e këtij projekti dhe nxjerrja në dritë e kostumeve të vjetra edhe nga zona të tjera.
"Jam munduar të sjell Korçën, e cila ka shumë kostume. Kam sjellë gjithë qarkun, Dardhën që është simboli, sigurisht që nuk do të mungonte në kostume. Devollin, Oparin dhe jam në vazhdimësi sepse zona e Korçës ka shumë kostume të pashkelura. Duhet të gjejmë dhe të jenë fiks nga origjinali, zonjat e vjetra kanë ndërruar jetë dhe është e vështirë për t'i gjetur, por do të gërmojmë. Që në 2011 kam bërë kostumin tim të parë dhe vazhdoj edhe sot e kësaj dite me dashuri t'i bëj kostumet. I kam ndarë me njerëzit që donin të porosisnin, kurse sot unë e ndaj me të gjithë. Kjo ishte ëndrra ime në sirtar dhe unë ia dola", u shpreh ajo.
Kostumet janë punuar prej saj me dorë, por edhe me makineri për plotësimin e detajeve dhe për shpejtësinë për t'i realizuar më shpejt. Për Lirikën është shumë e vështirë të gjesh modelin, veçanërisht sjell në vëmendje rastin e një zonje të moçme, e cila ka nxjerrë nga sënduku i saj kostumin e Dardhës.
"Kostumet janë të punuara me dorë, por edhe me makineri. Detaje të ndryshme që duhen bërë, por edhe për shpejtësi sepse koha ka evoluar. Në përgjithësi pjesa më e madhe e punimeve janë me dorë. Kostumi i Dardhës është punuar siç ka qenë në ato vite në tre breza. Një zonjë e moçme, e ka mbajtur në sënduk, e ka nxjerrë më pas dhe aq e emocionuar kam qenë. E kishte mbështjellë me atë mënyrën e saj. Dua të them diçka shumë të rëndësishme, në kohët e sotme që kam punuar nuk mund të sjell shajakun e atyre viteve sepse janë zhdukur. Por kjo nuk do të thotë që nuk ka vlerë bashkë me materialin e shajakut që unë kam realizuar", tha ajo.
Lirika Pojani shpreh qëllimin e saj përmes kësaj ekspozite, për të rizgjuar traditën e pasur që ofron juglindja, si edhe përqafimin e kësaj tradite nga të rinjtë.
"Qëllimi im kryesor është të zgjoj ndjenjën e traditës që gjithkush e ka, të jeni të bindur, por më shumë te brezi i ri. Dua t'i afroj sepse kur e shikon kostumin të fal atë dashuri dhe atë kënaqësi që nuk ka të përshkruar. Brezi i ri të vijë ta shikojë, ta prekë dhe të krijojë elementë të kostumit, t'i përdorë dhe në veshje të përditshme, në festa dhe në 'party'. Nëse e bëj këtë, dhe do ta bëj, unë ia kam arritur", tha ajo.
"Etno Art" nga kostumografja korçare do të jetë tashmë një pikë kyçe e atraksioneve që ofron qyteti i Korçës. Mund të quhet me plot gojë një muze i realizuar me aq mjeshtëri dhe dashuri nga korçarja Lirika Pojani./CNA
Aktori i njohur nga Vlora, Vasillaq Godo, është ndarë nga ...
Qendra për Hapje dhe Dialog dhe Instituti Italian i Kultur...
Nëna qysh kur u martua 18 vjeç e derisa doli në pension pu...
“Na ishte njëherë”, kështu titullohet shfaqja teatrale e r...
Në kuadër të projektit të restaurimeve të veprave kinemato...
"Mjeshtri i Madh" i skenës së teatrit, Koço Qëndro, këtë 1...
Sa kthehesha në drekë nga shkolla, pasi haja atë pjatën e ...
Shqipëria arriti të tërheqë vitin e kaluar një shifër reko...
Arkeologët nxorrën në dritë mozaikë dhe afreske të reja gj...
-Mos e zër me shokë mbrëmjen sot. Do të ikim te Viola,...
Ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa ka k...
Korça njihet për traditën, kulturën e më shumë për ser...
Besimtarët orthodoksë po festojnë Javën e Madhe të Pashkës...
Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeolo...
Një portret i një gruaje të re nga Gustav Klimt, i cili be...
Aktori i njohur dhe shumë i dashur i humorit, Agron Ll...
Biletat vazhdojnë të shiten për "Dune: Part Two", i cili p...
Veglat muzikore, të cilat janë thesari kombëtar i popullit...
Bregdeti i Ulqinit cilësohet si vendi më i preferuar turis...
Alqi ishte manjak, por jo ashtu siç i shkon mendja lex...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...