SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Nëna qysh kur u martua 18 vjeç e derisa doli në pension punoi me normë. Në fillim jorganpunuese e më pas prestare tek NPV ose rrobaqepësia e holandezit. Shtronte copat e pardesyve dhe më pas i priste sipas kallëpeve. Një ditë na tha në shtëpi:
-Sot kam bërë kaq ecejake për të palosur dokun sa mund të shkoja më këmbë nga Korça në Maliq e kthim.
Dhe kur vinte në shtëpi nuk gjente rehat. Se duhej bërë gatimi, pastrimi e në darkë ulej në dysheme e bënte jorganë për nuset që e porositnin. Akoma nuk gjej shpjegim se si mbijetonte ai shpirt e ai trup. Në këto beteja, babai i shton një ngarkesë tjetër:
-O grua, ti e ke bërë të mesmen. Jep ca provime dhe mbaron ekonomikun natën. Unë jam mësues i jashtëm atje e të ndihmoj.
Nëna qeshi e përdori fjalët e saj tallëse:
-Qenke i llaftarisur ti.
Por ajo babain e kishte perëndi. Një ditë i kërkoi librin dhe i tha t'ia nënvizonte çfarë do mësonte. Më pas bleu shtatë fletore me vija, i preu në katër pjesë horizontal dhe 28 minifletoret m'i dha mua t'i mbushja me nënvizimet qe bëri babai. Nuk ia prisha se mbase kështu i mëson më shpejt, mendova. Një ditë nëna më tha:
-Pyetmë për ato 28 tezat e provimit!
-Folë për pyetjen gjashtë!-ia nisa.
Prisja të bilbilonte, por ajo futi dorën tek xhepi i djathtë i pardesysë e numëroi zë ulët:
-Një,dy...pesë, gjashtë.
Nxori ato që i kisha shkruar unë. Kur po qeshja se ia kuptova hilen, më tha:
-Në rregull. Pyet prapë.
-22.-i thashë.
Futi dorën tek xhepi i brendshëm majtas i pardesysë dhe doli teza 22.
Ditën e provimit ishte e qetë dhe e qeshur. Ne në ankth. Nga dreka hyri në shtëpi me kokën lart.
-Hë?-e pyeti vëllai.
-Ishin të lehta fare. E kam tharë dhjetën.
Pas dy orësh babai erdhi i mërzitur.
-Ngeli?-i thashë.
-Mori 8.
Pastaj përqafoi mamanë dhe dëgjova:
-Më fal! U nisa për mirë. Por dhe ti mos më respekto edhe në budallallëqe.
Nëna u bë ekonomiste, ama veç në letra. Punëtore mbeti deri në pension. Ato fletore kopje me shkrimin tim qenë provim për babain.
Nëna nuk e mbante dot edhe atë ngarkesë në barrën e madhe mbi shpinë. Ndaj me lezet dashuror nuk ia bëri dysh fjalën babait. Ia plotësoi lezetshëm, si ai vrapi në dimër që bënim në kuzhinën e vockël ngaqë jashtë ishte ngricë. Ecnim e ecnim, por ama në shtëpi ngecnim.../ CNA
“Na ishte njëherë”, kështu titullohet shfaqja teatrale e r...
Në kuadër të projektit të restaurimeve të veprave kinemato...
"Mjeshtri i Madh" i skenës së teatrit, Koço Qëndro, këtë 1...
Sa kthehesha në drekë nga shkolla, pasi haja atë pjatën e ...
Shqipëria arriti të tërheqë vitin e kaluar një shifër reko...
Arkeologët nxorrën në dritë mozaikë dhe afreske të reja gj...
-Mos e zër me shokë mbrëmjen sot. Do të ikim te Viola,...
Ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa ka k...
Korça njihet për traditën, kulturën e më shumë për ser...
Besimtarët orthodoksë po festojnë Javën e Madhe të Pashkës...
Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme arkeolo...
Një portret i një gruaje të re nga Gustav Klimt, i cili be...
Aktori i njohur dhe shumë i dashur i humorit, Agron Ll...
Biletat vazhdojnë të shiten për "Dune: Part Two", i cili p...
Veglat muzikore, të cilat janë thesari kombëtar i popullit...
Bregdeti i Ulqinit cilësohet si vendi më i preferuar turis...
Alqi ishte manjak, por jo ashtu siç i shkon mendja lex...
Shkrimtari Hysen Kobellari ka kujtuar nëpërmjet një po...
Ditën e sotme në bibliotekën e Korçës është zhvilluar ...
"Dy personalitete të shquara shqiptare në perandorinë osma...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...