“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...

Ditën e sotme në bibliotekën e Korçës është zhvilluar një veprimtari përkujtimore me rastin e 10 vjetorit të ndarjes nga jeta të poetit të shquar korçar, Koçi Petriti.
Familjarë, të afërm, miq e dashamirës, kanë marrë pjesë në këtë ceremoni, në nder të poetit që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e letërsisë dhe kulturës, duke lënë gjurmë të thella.
Koçi Petriti i përket brezit të poetëve të viteve 1960, të cilët ndryshuan fatin letërsisë shqiptare.
Pavarësisht se Koçi Petriti erdhi me këtë valë poetësh, ai spikati me karakterin dhe stlin e tij unik, duke hedhur hapa të sigurt në ndërtimin e themeleve të poezisë shqiptare.
Poeti korçar është një mjeshtër i lirikës. Ai zgjodhi këtë rrymë, si një kostum që i përshtatej më së miri imazhit të tij artistik. Koçi Petriti zgjodhi ti këndonte dashurisë, të bukurës, vashës e puthjes, me vargje të thjeshta që depërtojnë në shpirt. Pavarësisht largimit në amshim, vepra e tij mbetet e paharruar, duke ndjekur artdashësit në një rrugëtim shpirtëror.

Në ceremoninë përkujtimore, të pranishmit interpretuan vargje të zgjedhura të poetit të dashurisë, duke rikthyer artistin në atë sallë, këtë herë, jo fizikisht, por nëpërmjet kontributit të tij të paçmuar, për të ngjallur emocione të papërshkueshme.
Shumë prej figurave të njohura të qytetit prezentë në ceremoni, në fjalën e tyre kanë risjellë kujtimet më të bukura me poetin e dashurisë. Duke filluar nga profesorë të universitetit Fan Noli, kolegë të tij që prej periudhës kur ushtronte profesionin e mësuesit në Librazhd, dhe pa harruar familjarë e të afërm.
Poetja korçare Albina Trebicka, kolege e Koçi Petritit në kohën kur ushtronin të dy profesionin e mësusuesit, tregon për Cna Tv emocionet e veçanta dhe nostalgjinë që përjetoi në këtë homazh. "Nga buzëqeshja dhe sytë e tu burojnë vargje" - kjo frazë thënë nga Koçi, i ka lënë gjurmë Albinës, e cila e konsideron si një ogur, që i parapriu botimit të tre librave të saj.

"Është një kënaqësi e madhe që unë sot gjendem në këtë moment kaq emocionues kaq nostalgjik kaq të ndjeshëm.
Sepse unë e kam njohur Koçin direkt kur kam qenë në Librazhd ku të dy kemi lënë vitet e rinisë si mësues në atë rreth.
Ishte njeri i veçantë i qetë shumë dashamirës, të premtonte gjithmonë se do të ndihmonte dhe mua më kujtohej vetëm në një detaj kur thoshte që nga bzuëqeshja dhe sytë e tu burojnë vargje.
Atëherë nuk e kuptova por tani që kam botuar tre libra mu duk se ai ka qenë një ogur i mirë që ka parashikuar të ardhmen time.Jam shumë krenare që e njoha nga afër”, tha ajo.
Albina Trebicka thotë se Koçi Petriti i mungon shumë qytetit, ndonëse thekson se me veprat e tij ai është ende i gjallë.
“Unë e kam njohur nëpërmjet poezisë pastaj direkt dhe ai është ende i gjallë në veprat e tij. Unë sa herë shkoj në Librazhd, poshtë urës them ja ura e Bushtricës, ja e Drashovicës e me radhë.Unë i shoh gjithë urat nga ura e Bushtricës. Dhe është i gjallë sa herë iki e sa herë vij”, u shpreh ajo për CNA TV.
Mësuesi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, njëkohësisht edhe nipi i Petritit, Erget Cenolli, i emocionuar ka treguar rolin që daja ka pasur në jetën e tij. Për Cenollin, Koçi Petriti është jo vetëm poet i madh, por edhe studiues i letërsisë shqipe duke krijuar teoritë e tij të metodikës letrare, ndërsa madhështinë e tij artistike, e shpaloste edhe në jetën e përditshme, si një njeri që rrezatonte mirësi dhe përçonte pozitivitet tek të gjithë.

“Për mua Koçi Petriti është një poet, është një mesues dhe pastaj është i afërmi, daja im. Ai ka ndikuar në formimin tim në shijet e mia letrare dhe në metodat e mësimdhënies.
Koçi Petriti ka qenë siç u tha këtu një poet i madh që krijoi fytyrën e tij të veçantë në letërsinë shqipe, e cila do të mbetet gjithmonë, që krijoi teoritë e tij, të metodikës letrare si studiues i letërsisë shqipe dhe si njeri që gjithnjë rrezatonte mirësi dhe pozitivitet”, tha nipi i tij.
Cenolli shprehet se Koçi Petriti iku shpejt nga kjo jetë, ndonëse kishte shumë për të dhënë në të gjitha fushat, ku dha kontribut.
“Koçi Petriti iku shpejt. Kishte shumë për të dhënë në të gjitha fushat edhe në atë të poezisë dhe në studimet letrare dhe atë të mësimdhënies.
Ndaj ne ndjejmë sot mungesën e tij por pjesmëarrja e këtyre njerëzve na e mbushin atë boshllëk që na ka lënë ikja e tij”, u shpreh ai.
Auditorët ku jepte mësim Koçi Petriti ishin gjithmonë plot,të rinjtë kishin interes ta dëgjonin dhe t’i përgjigjeshin përkushtimit të tij të jashtëzakonshëm. Këtë e dëshmon bashkëpunëtori i tij, Prof. Dr. Ali Jashari, një ndër personalitetet më të shquara në fushën akademike.

"Unë kam patur fatin të njoh nga afër profesor Koçi Petritin. Po themi që përveçse poet dhe njeri i letrave që u shqua për një kohë të gjatë dhe letrat dhe veprat e tij mbetën të shkruara, profesor Koçi ishte një studiues i zellshëm dhe i zoti i letërsisë sidomos në fushën e vjershërimit dhe të teorisë së letërsisë.
Kam pasur rastin që të bashkëpunojmë me profesor Koçin kur ai ishte pedagog i ftuar në univesritietin tonë në fakultetin e Edukim Filologjisë dhe kam vënë re përkushtimin e tij dhe mjeshtërinë e tij të mësimdhënies që i bënte për vete studentët në teorinë e tij të letërsisë sidomos me veprën “Bota e Fjalëve”, “Kutia e Pandorës” që është një nga arritjet më të mira në fushën e shkrimtarisë për teorinë e letërsisë.
Mbaj mend se auditori ku bënte mësim profesor Koçiu ishte i gjithi plot. Spese ai tërhiqte me fjalën e ëmbël me mënyrën se si shpjegonte e të tjera”, tha profesori.
Profesor Jashari tregon se Koçi Petritit ka lënë një boshllëk në botën akademike dhe atë letrare, por veprat që ka lënë pas, kanë mbetur dhe e përjetësojnë figurën e tij.
“Kjo veprimtari sot ishte një nderim për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër dhe për Korçën të cilës ai i përket.
Më duket sikur profesor Koçiu është ndarë dje nga jeta. Se në këtë rast për figura si profesor Koçiu, vepra ka mbetur dhe e përjetëson figurën e shquar”, u shpreh ai.
Gjatë ceremonisë, në shenjë falenderimi e respekti për figurën e Koçi Petritit, janë kënduar 2 këngë, tekstet e të cilave janë shkruar nga poeti, të cilat kanë ngjallur emocione të pamasa tek të pranishmit.
I përlotur është parë edhe djali i poetit, Ergysi, i cili trashëgon të njëjtën dashuri për poezinë.

Ergys Petriti tregon se ndihet shumë i emocionuar dhe shumë i nderuar për këtë vlerësim që qyteti i lindjes i bëri babait të tij. Me nota humori, Ergysi shprehet se edhe të ndjerit do i kishte pëlqyer kjo ceremoni, ndonëse dy karaktere krejt të ndryshme, e këtu ai tregon virtytet e shumta që shoqëron babain e tij.
"Jam shumë i emocionuar dhe i nderuar për këtë nderim që bëri qyteti i Korçës tim eti. E thashë dhe aty të kishte qenë ai vetë këtu do i kishte pëlqyer shumë.
Unë jam e kundërta si natyrë me të. Ai ishte tip i fjalës, mund të fliste me orë të tëra me pasion bukur dhe ta mbante audiencën, ta mbante me veshët hapur, ishte shumë interesant kur fliste dhe ka qenë një nga gjërat e tij më të veçanta si në shkollë të mesme si në fakultet.
Sa herë shkoja e takoja e gjeja me sallat plot me studentë e shikoja që kishin interes. Ishte një ceremoni shumë e bukur. Mua më pëlqeu jashtëzakonisht shumë.
E falenderoj bibliotekën e Korçës, njerëzit e mi të afërt dhe tërë pjesëmarrësit që thanë shumë fjalë interesante.
Bisedat që kemi bërë me njëri-tjetrin ma kanë futur herët interesin për poezinë dhe me kalimin e kohës u bëra dhe lexues i kualifikuar i poezisë. E hapja një libër dhe e shikoja me të parën ja vlen ta lexosh apo jo.
Dhe e njoh poezinë e mirë të vendit, të vendit të huaj. Tërë këtë e kam prej tij. Pavarësisht se unë në raport me letrat nuk kam ndonjë afenitet”, tha djali i tij.
Shpesh herë Ergysi takon miq të babait, të cilët i tregojnë kujtimet që kanë me Koçin, duke mos fshehur mallin që ndjejnë dhe dëshirën ta kenë edhe njëherë mës tyre. Më kryesorja për Ergysin mbetet seria e veprave letrare që babai i tij ka lënë për lexuesit, të cilët e kanë mundësinë që ta njohin Koçi Petritin mes vargjeve, të krijuara me mjeshtëri.
Këtu del në pah dhe një fakt interesant që djali i Koçi Petritit kujton nga jeta e poetit. Ndonëse shkruante dhe krijonte gjatë gjithë kohës, Ergysi mendonte se do të ishte libër plot vëllim, por dilte një libër i vogël në fund. Një fakt ky që tregon punën e madhe dhe të palodhur që fshihej pas nëj libërthi të vogël, por që sot është një pasuri për të gjithë lexuesit, që nëpër rreshta udhëtojnë midis dhimbjes apo gëzimit, që ngjallin kujtime e të prekin shpirtin.
“Mua më mungon këtë e di dhe flas edhe me miqtë e tij, një pjesë të mirë të cilëve i kam njohur.Sa herë i takoj më flasin me mall, më sjellin kujtime nga takimet me të, duket që edhe atyre u mungon. Qytetin e vizitoj shumë rrallë. Pashë që nga ajo që dëgjova e ndjej që ka një mungesë të tijën.
Po të ishte zhvendosur këtu do kishte plotësuar dhe këtë pjesë për qytetin e Korçës po jeta e shtyu diku tjetër.Në krijimatrinë e tim eti ka poezi të mirë, sepse ka ndjenjë, ka varg, ka fjalë të zgjedhur. ka ritëm Me netë të tëra punonte dukej sikur po bënte vëllime të tëra dhe pas vitesh nxirrte vetëm një libër.Qe jashtëzkonisht kërkues derisa ta nxirrte një gjë si emendonte.
Me kalimin e 20 viteve i kthehej nga e para dhe e shikonte me sy tjetër të njëjtën poezi që e kishte shkruar në moshën 30-35 vjeçar. Kam përshtypjen që po të ishte gjallë do vazhdonte t’i ripunonte poezitë e veta më të mira”, thotë djali i tij.

Në një nga intervistat e rralla që ai ka dhënë, me modesti e dashuri tregon për rrugëtimin e tij në letërsi, e po të njëjtën dashuri shprehte edhe për profesionin e tij si mësimdhënës, për të përçuar dritën e diturisë tek brezat.
Thjeshtësia dhe dashamirësia në fjalët e tij, vërteton çdo fjalë të thënë nga dashamirësit për të pavdekshimin Koçi Petriti.
Poeti lirik lindi më 1941 në Sovjan të Korçës. Shkollën fillore e të mesme i kreu në Korçë. Pas një periudhe të shkurtër pune si arsimtar, fitoi të drejtën e studimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku në vitin 1967 u diplomua për gjuhë dhe letërsi shqipe, që përveçse pasion, duket të ishte misioni I tij në rrugëtimin tokësor.
Me mbarimin e fakultetit, pasi kreu shërbimin ushtarak 2-vjeçar, u emërua arsimtar në Librazhd. Më 1990 emërohet në departamentin e talenteve të reja pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë ndërsa më 1992 Sekretar i Përgjithshëm i kësaj Lidhjeje. Më 1993 emërohet Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ndërsa vitet e fundit ishte pedagog i jashtëm i këtij fakulteti.
Disa nga veprat e tij janë “Nga dhimbja ime dalin zogj”, “Quaderni”, “Të dashurova ty”, “Prush nëpër shekuj”, “Firma e popullit tim”, “Përsëri në udhë”, “Lirikat e majit”, “Balada”, etj
Koçi Petriti u nda nga jeta më 20 prill 2014, duke lënë pas një kontribut të jashtëzakonshëm, si në letërsi, ashtu edhe në formimin e brezave.
Një figurë e tillë, mbetet e paharruar, jo vetëm për qytetin e lindjes dhe njerëzit që e kanë njohur nga afër, por për këdo që lëvron nëpër letërsinë shqipe me dëshirën për të njohur madhështinë e thjeshtësisë, nëpër vargje dashurie.
Ndiqni mëposhtë intervistën/ CNA
"Dy personalitete të shquara shqiptare në perandorinë osma...
Artistët shqiptarë kanë vënë në jetë një dramë në skenën e...
Zoti e bekoftë shqiptarin e madh te shekullit Sami Repisht...
Veç krijimtarisë së paçmuar artistike në fushën e fotograf...
Aktivistja Brizida Gjikondi ka shpërndarë në rrjetin e e s...
U bënë tri ditë që sa herë në mëngjes zbrisja shkallët...
Në dhomën ku jetoi gazetari Zamir Dule, ditën që u fsheh n...
Sot është Nata e Kadrit dhe sipas fesë islame, agjërimi në...
Muaji i Ramazanit është në 10-ditëshin e fundit, i cili ka...
Piktori i njohur, Ali Oseku, është ndarë nga jeta mbrë...
Jaku Goja nuk ka të bëjë me Francesko Gojën. Është shqipta...
Aktorja e madhe, Margarita Xhepa, feston sot ditëlindjen e...
Është një ditë e shënuar për kulturën shqiptare. Akademiku...
Ka një industri që do të mund të ishte ambasadore e produk...
Dita qe aq e bukur, por m’u nxi sapo dola në bulevard....
Tregimi i të dielës: PADASHUR E LËNDOVA GOMARIN Trokëlli...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...