Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Muaji i Ramazanit është në 10-ditëshin e fundit, i cili ka edhe rëndësinë dhe vëmendjen më të madhe të besimtarëve. Kjo edhe për shkak të Natës së Kadrit.
Nata e Kadrit është nata në të cilën pejgamberit Muhamed a.s., ndërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kur'anit, sipas fesë Islame.
Pra, Nata e Kadrit njihet si nata kur Kur’ani zbriti në tokë. Kjo natë festohet në dhjetëditëshin e tretë të Ramazanit.
Megjithatë, në Kur'an nuk përmendet një datë specifike.
Ka shumë urtësi në fshehtësinë e kësaj nate. Nëse të gjithë do ta dinim me përpikmëri Natën e Kadrit, vendosmëria dhe vullneti gjatë Ramazanit do të pësonte rënie. Njerëzit, thjesht do t'i kushtonin rëndësi dhe vëmendje pikërisht kësaj nate, të cilën do ta kalonin në adhurim e punë të mirë dhe kaq. Prandaj, fshehja e saj shihet si një motivim për më shumë përkushtim gjatë gjithë muajit dhe një dyfishim i punëve të mira, sidomos gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit.

E njëjtë me fshehtësinë e Natës së Kadrit, është dhe ora e pranimit të lutjes ditën e Xhuma, ashtu siç është dhe fshehtësia e emrit më të madh të Zotit, me të cilin nëse dikush e lut Zotin, i përgjigjet dhe ia pranon lutjen. Këto të tria janë ruajtur të fshehta me qëllim që ne ta lusim dhe adhurojmë Zotin sa më shumë.
Kjo natë kaq e madhe, ka shenjat e saj, të cilat nuk vihen re, vetëm pasi të ketë lindur dita e re. Ndër këto shenja është se dielli i ditës që pason Natën e Kadrit, lind pa rreze, ose është i kuq dhe ndriçim të zbehtë.
Një shenjë tjetër që thuhet, është dhe shiu i lehtë që mund të bjerë Natën e Kadrit, era dhe se ajo natë, është e hapur, as e nxehtë dhe as e ftohtë.
Të gjitha këto shenja, nuk janë të prera dhe nuk arrijnë në gradën e sigurisë së plotë. Ato mund të gjenden ose jo, sipas vendit dhe stinës. Ka vende myslimane ku shiu bie pa pushim, të tjera ku ka vite që nuk bie shi, të tjera që vuajnë nga të ftohtit dhe të tjera që vuajnë nga i nxehti.

Mirësitë e saj janë të pafundme dhe begatitë na ndjekin pas deri vitin e ardhshëm.
Në këtë natë përcaktohet jetëgjatësia e njerëzve. Përcaktohet se ku janë të destinuar të shkojnë. Përcaktohet risku, furnizimi dhe skamja. Kush do të kryejë Haxhin, përcaktohet pikërisht në këtë natë.
Në këtë natë zbresim me mijëra engjëj dhe vetë Xhibrili zbret në tokë. Allahu këtë muaj dhe këtë ditë e ka zbritur për të shpërblyer dhe për të adhuruar. Pra, në këtë natë përcaktohet fati i krijesave.
Ajo është një natë, të cilën Zoti e ka përzgjedhur për ta mbushur me madhështi dhe mirësi të veçanta. Siç thuhet në Kur'an, kjo është një natë më e vlefshme se një mijë muaj. Në të engjëjt e Zotit, të kryesuar nga Xhebraili, zbresin në dynja dhe në të përcaktohet fati i një viti për çdo njeri, si edhe ajo që është një natë e bereqetshme dhe e mbizotëruar nga paqja, deri në agim.

Thuhet se në Natën e Kadrit u njoftohet engjëjve ajo që do të ndodhë vitin e ardhshëm.
U quajt Kadër, sepse kjo është një natë e lartë tek i madhi Zot dhe se në të falen gjynahet më së shumti dhe mbulohen të këqijat, pra kjo është natë e Magfiretit-mëshirës. Dijetarët islamë e quajtën “festë ndër më të respektuarat, natë e paqes, e mirësisë së përgjithshme, e shpërblimit të pashembullt”.
Njëra prej madhështive të kësaj nate është edhe hapja e dyerve të qiejve për të pranuar lutjet e atyre që i drejtohen Zotit të tyre që t’u zgjidhur hallet, për t’u larguar vështirësitë dhe për t’u sjellë gëzim.
Kjo natë është më e mirë dhe më e vlefshme se një mijë muaj të tjerë. Dhe 1000 muaj bëjnë 83 vjet e 4 muaj.

Të bëjë sa më shumë dua (lutje).
Të bëjë teube e istigfar (të pendohet për mëkatet dhe të kërkojë mëshirë nga i Madhi Zot.
Të shtojë tespihët (të përmendurit dhe të madhëruarit e Allahut) dhe falënderimet.
Të bëjë salavat (lutje) për Pejgamberin a.s.
Të bëjë bamirësi sa të ketë mundësi.
Të ruhet nga mëkatet e gjymtyrëve (duarve, këmbëve, syrit, veshit, etj).
Të mos i kalojë namazet pa xhemat (pra të falet sa më tepër në xhami).
Të falë namaz nafile dhe tesheh-hud (namaz i natës) më tepër se zakonisht./ CNA
Piktori i njohur, Ali Oseku, është ndarë nga jeta mbrë...
Jaku Goja nuk ka të bëjë me Francesko Gojën. Është shqipta...
Aktorja e madhe, Margarita Xhepa, feston sot ditëlindjen e...
Është një ditë e shënuar për kulturën shqiptare. Akademiku...
Ka një industri që do të mund të ishte ambasadore e produk...
Dita qe aq e bukur, por m’u nxi sapo dola në bulevard....
Tregimi i të dielës: PADASHUR E LËNDOVA GOMARIN Trokëlli...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Artisti i njohur korçar, Gjergj Sulioti ka ndërruar jetë n...
Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare kompozitori i njohur Jo...
Si sot, më 20 Mars të vitit 1899, lindi Llazar Fundo, inte...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
Këtë 13 mars bëjnë plot 59 vjet pa Fan Nolin, poetin, përk...
Muzikantët e qytetit të Bremenit "Muzikantët e qytetit të...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...