Gjermani: 10 arsye për ta vizituar Bremenin
Muzikantët e qytetit të Bremenit "Muzikantët e qytetit të...

Këtë 13 mars bëjnë plot 59 vjet pa Fan Nolin, poetin, përkthyesin, priftin, politikanin, historianin dhe ish kryeministrin e Shqipërisë.
Noli, një nga figurat më të ndritura të kombit tonë, lindi në Ibrik Tepe në Edrene të Turqisë, ku përfundoi dhe shkollën e mesme.
Noli studioi në Harvard për arte, dhe më pas u shpërngul në Egjipt ku punoi si mësues.
Gjatë kësaj kohe u njoh me patriotë të shquar të kolonisë shqiptare të Egjiptit dhe përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”.
Më 1907, pas vajtjes së tij në Amerikë, krijoi shoqërinë “Besa-besë” në Boston. Më 9 shkurt 1908, Fan Noli u dorëzua dhjak dhe në mars 1908, kryeprifti ortodoks i Nju Jorkut e shuguroi prift ortodoks.

Disa ditë më pas, Noli mbajti liturgji në gjuhën shqipe për herë të parë në Boston.
Fan Noli e vizitoi Shqipërinë për herë të parë në vitin 1913, dhe ka qenë përkrahës i madh i Ismail Qemalit, dhe qeverisë së tij. Në korrik 1919, Noli u zgjodh Peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë.
Përpjekjet e Nolit për një kishë kombëtare shqiptare, u përmbushën më 1937, kur Patriarkana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Shqiptare Autoqefale.

Vepra e parë e Nolit qe drama me tre-akte Israilitë dhe Filistinë, e botuar në Boston 1907. Kjo dramë qe shkruar qysh më 1902, bazuar në historinë e Samsonit dhe Dalilës në Dhjatën e Vjetër.
Kontributi më i gjerë i Nolit qe në fakt ai i stilistit, siç shihet nga përkthimet e tij. Bashkë me Faik Konicën mund të vlerësohet si ndër stilistët më të mëdhenj të dialektit Toskë. Afria që kishte me gjuhët e huaja, greqishten, anglishten dhe frëngjishten e aftësoi ta bënte shqipen në një gjuhë të stërholluar dhe elegante, ndonëse pak folklorike.

Noli përktheu mjaft autor amerikanë dhe europianë të shek. XIX, duke vënë në punë veshin muzikor, mundi të pasqyronte stilin dhe ngjyrat e ritmit të origjinalit. Ndonëse vetë nuk shkroi shumë në lëmë të letërsisë, ngelet një letrar i madh.
Fan Noli ishte deputet i Kolonisë së Amerikës në legjislaturën e dytë (21 prill 1921 – 30 shtator 1923), si dhe kundërshtari politik më i egër i Ahmet Zogut. Ky i fundit, mbretin e quante “shakaxhi të përparimit”. Ahmet Zogu dhe Fan Noli dënuan njëri-tjetrin me vdekje pas kryengritjes së vitit 1924 kur Noli erdhi në pushtet dhe në dhjetor të atij vitit kur Zogu erdhi sërish në pushtet.
Ai u nda nga jeta në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1965, në moshën 83-vjeçare, duke lënë pas një histori që i bën njerëzit krenarë./ CNA

Muzikantët e qytetit të Bremenit "Muzikantët e qytetit të...
Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, është kandiduar pë...
Vështirë se gjen kaq shumë matematicienë nga e njëjta fami...
Ndryshe nga studentët e sotëm shqiptarë në Universitetin H...
Ola e mori vesh rastësisht dramën që sa i kish trokitu...
Juarda Allko 18 vjeçarja nga Cerriku ka zgjedhur që në Dit...
Një pasion i nisur rreth viteve ’75 për arkitektin Maksim ...
E them që në fillim se Korça nuk ngjet me asnjë qytet shqi...
Sonja Mamaqi, operatorja e parë e filmit shqiptar feston d...
Tek prisnim unë dhe Spiro Duni "pagatorin" e Kinostudios t...
Prej 3 ditësh Shkodra ka pritur Karnavalet e 2024-ës, një ...
Mëngjesin kur jam në Korçë e nis me një shëtitje nëpër...
Për më shumë se 70 vjet qyteti liqenor i Pogradecit vijon ...
Rreth 13 vjet më parë u shua Vasillaq Vangjeli, aktori dhe...
Filmi "Oppenheimer" i ka rrëmbyer shumicën e çmimeve "Baft...
Na ra si bombë ndarja e Gretës nga Mandi. I kishim të ...
Ia kushtoj këtë kontribut timin historik profesorit Luan M...
Beci, kështu i thërras Besnikut, shokut tim të zyrës, ...
Nasi Kondili dhe Devis Xherahu, dy yjet e muzikës korçare,...
Dashnor Kaloçi Memorie.al publikon disa dokumente arkivor...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...